8 Dhjetor 2024, 10:42
Nga N.F
Hashim Thaçi
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë ditën e sotme para Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me aktakuzën e re për veprën penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës".
Thaç tha se shoqëria në Kosovë, ai dhe familja e tij presin drejtësi. Ai shtoi se para dy ditësh është njoftuar për aktakuzën e re. Thaçi shtoi se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme por ai nuk paraqet “rrezik politik” për askënd.
“Me siguri ju e dini që unë tash e katër vite përballem me një proces tjetër gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese të historisë politike dhe kombëtare për lirinë e shtetit dhe pavarësinë e Kosovës më së paku nga viti 1980 deri më sot. Pra është një proces voluminoz. E di se shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim me padurim fundin e këtij procesi, e presim drejtësinë për çka edhe besojmë në drejtësi.
Krejt papritmas para dy ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik politik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kërkoj edhe sot nga të gjithë në këtë sallë që të respektohen Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, sepse Dhomat e Specializuara janë produkt i institucioneve të Republikës së Kosovës.”
Thaçi nuk foli mbi akuzat e reja. Ai shtoi se nuk ka pasur mundësi që të diskutojë në thelb dokumentin e konfirmuar nga Haga, prandaj do të deklarohet në kohë brenda afatit të rregullt kushtetues dhe ligjor.
“Për shkak të angazhimeve tjera, unë nuk kam pasur mundësi që ta diskutojë në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana juaj, prandaj do të deklarohem në kohë brenda afatit të rregullt kushtetues dhe ligjor,” shtoi ai.
hashim thaçi hage
Politike
8 Dhjetor 2024, 09:46
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shpërndarë një video në...
Politike
8 Dhjetor 2024, 09:35
r.ll
selia e pd
TIRANË- Sot për Ditën e Rinisë, Partia Demokratike do të zhvillojë një marshim-protestë n&eu...
Politike
8 Dhjetor 2024, 09:18
N.F
Trump, Osmani dhe Macron
PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka postuar një foto në llogarinë e saj në "Facebook". Në ...
Politike
8 Dhjetor 2024, 08:38
N.F
foto ilustruese
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me tre të akuzuar të tjerë për ndikim m...
Politike
8 Dhjetor 2024, 08:12
r.ll
pamje nga ceremonia
FRANCË- Katedralja e Notre Dame në Paris ka rihapur dyert e saj ditën e djeshme, pesë vjet e gjysmë pas zjarri...
Politike
7 Dhjetor 2024, 22:57
N.F
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet që pas disa ditësh të nisë seancën ...
Politike
7 Dhjetor 2024, 22:17
N.F
Izet Mexhiti
MAQEDONI E VERIUT- Zëvendëskryeministri i RMV, Izet Mexhiti ka reaguar se fundmi në lidhje me debatin i cili vijon prej ko...
Politike
7 Dhjetor 2024, 21:40
ZH.LL
Edi-Linda Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Katedrales së Notre-Dame, në P...
Politike
7 Dhjetor 2024, 21:11
ZH.LL
Edi Rama
PARIS- Ceremonia e hapjes së katedrales "Notre-Dame", mbrëmjen e kësaj të shtune në Paris, ka mbledhur liderë b...
Politike
7 Dhjetor 2024, 20:44
ZH.LL
P
Trump-Osmani
PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes së Katedrales "Notre-Dame", ku ë...