LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi: Jam në hetim pasuror, do përballem me drejtësinë edhe sikur kryetar i SPAK të jetë vetë Edi Rama

Sipas deputetes së Partisë së Lirisë, hetimi ndaj saj nga SPAK ka nisur pas denoncimeve me fakte që ajo ka bërë për aferën e inceneratorëve.

21 Dhjetor 2023, 21:40 Nga I.A
Kryemadhi: Jam në hetim pasuror, do përballem me drejtësinë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka pranuar se është në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme. E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Kryemadhi tha se është e hapur të përballet me drejtësinë. Sipas deputetes së Partisë së Lirisë, hetimi ndaj saj nga SPAK ka nisur pas denoncimeve me fakte që ajo ka bërë për aferën e inceneratorëve.

“Çështja e inceneratorëve me dokumentet që unë i kam çuar SPAK, ka 70% të hetimit të çështjes. E ka llokum të qëruar për 3 inceneratorët. Me çështjen e dherave jo vetëm SPAK, por edhe antidroga, gjen paratë e drogës që janë hedhur. Kanë mundësi të gjejnë ku paratë e drogës janë injektuar. Çështja e inceneratorëve përfshin piramidën, nga maja e saj, dhe them gjithmonë nuk është ushtari ai që ka përgjegjësinë, është ideatori. Nëse denoncimet e mia nuk do të ishin kaq të egra dhe të drejtpërdrejta, nuk do të ishim në hetim pasuror dhe nuk më shqetëson pasi unë nuk kam asgjë për të fshehur. Dihet se çfarë shtëpia ka Monika. Në shtëpinë e Kryemadhit kanë hyrë të gjithë politikanët. Erion Veliaj shpërndan fjalët, do ta kryejë SPAK. Nuk bashkëpunoj për SPAK-n, po për veten time”, tha Kryemadhi.

Duke u ndalur tek vota e mazhorancës që i hoqën imunitetin Sali Berishës, Kryemadhi u shpreh se e kishte të pamundur që të votonte, për shkak të gardistëve që ndodheshin në seancën plenare. Deputetja tha se drejtësia në rastin e Berishës ka vepruar me dy standarde e se masa është marrë një mënyrë të paligjshme, megjithatë ajo është e mendimit se vetë do të përballej me drejtësinë, qoftë edhe Rama të ishte kreu i SPAK.

“Isha në Kuvend. Nuk arrije dot të votoje. Unë kam hyrë e para. Jam kundër çdo konfrontimi me gadistët. Marrin urdhërat e eprorëve të tyre. E gjithë salla ishte e mbushur me gardistë. Deputetët e PD-së ishin në kafe. Sapo filloi u kontrolluan. Arsye për të pasur dhunë nuk do të kishte. Bardhi i kërkoi kryetares të largoje gardën. Çfarë diskutimi do të bëhej. Në vend të shufrave të hekurit ishin gardistët. Nuk ishte seancë dosido. Hiqej imuniteti i një ish-kryeministri, nuk ishte një seancë hajt se po kaloj. Nuk e di nëse ka qenë e qëllimshme nga SPAK-u për të krijuar handikap ligjor. A e ka bërë në dijeni SPAK-u? Është një lloj kambanë që tregon sa të vështirë e ka edhe drejtësia për të vepruar nga një qeveri që e intimidon.

Është marrë në mënyrë të paligjshme masa ndaj Berishës. Për mendimin tim deputeti s’ka nevojë të ketë imunitet. Nëse është lojë e SPAK dhe GJKKO se ka probleme me drejtësinë nga ana tjetër, mendoj se i dha argumentin dhe shumë juristëve dhe ndërkombëtarëve që kanë qenë skeptikë për Reformën në Drejtësi, kërcet. A është bërë të cenohet Reforma? Pse përdorni 3 standarde. Drejtësia nuk po përdor të njëjtin standard. Rama se lë Bashën të bashkohet me PD-në. Basha ka problemet e veta ligjore. Kur i bën gropën shokut bie vet brenda! Ka bërë shumë gropa. Kanë rënë shokët por do bjerë më shumë vet.

Për mua edhe Edi Rama të jetë kryetar i SPAK jam për tu ballafaquar me drejtësinë. Nëse beteja ime nuk është me prokurorët apo gjyqtarët, çdo gjë është e shkruar. Ka shumë sy që vëzhgojnë. Mund të të vijë të të marrë prokurori. Berisha ka sakrifikuar veten e tij, familjen e tij për të legjitimuar një sistem ku ne jemi sot. Jamarbër Malltezi është i burgosur politik për mendimin tim. Sali Berisha ka sakrifikuar të ketë një kauzë”, tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet