All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

VD-Kryemadhi merr "flamurin": Shqipëria është në rrezik, jo se Rama është kryeministër. Është vegël qorre e grupeve anti-shqiptare

Gjatë fjalës së saj në protestën e sotme, Kryemadhi ka thënë se Rama nuk është kryeministër, por një vegël qorre e grupeve anti-shqiptare.

7 Korrik 2022, 20:41 Nga I.A,K.M
VD-Kryemadhi merr "flamurin": Shqipëria është në
Monika Kryemadhi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se Edi Rama e ka çuar vendin në rrezik. Gjatë fjalës së saj në protestën e sotme, Kryemadhi ka thënë se Rama nuk është kryeministër, por një vegël qorre e grupeve anti-shqiptare. Po ashtu, Kryemadhi tha se po shet vendin tonë ashtu siç shiti Kosovën.

"Kjo është Tirana e bukur të cilën Erion Veliaj e ka errësuar, por është ndriçuar shpresa e qytetarëve të Tiranës, shpresa e fëmijëve të shqiptarëve, shpresa e shqiptarëve nga Amerika në Australi. Mirëmbrëma motra e vëllezër, mirëmbrëma gra e vajza të Shqipërisë. Mirëmbrëma edhe ju policë të nderuar të cilët sot jeni njerëzit më pak të paguar, sepse paga zvogëlohet çdo ditë sepse paratë tuaja shkojnë në llogaritë e inceneratorëve të Erion Veliajt. Dhe Edi Rama pronari i inceneratorëve, me avokatin e tij Erion Veliaj paratë tuaja i fusin në xhepin e tyre dhe ju, ju nxjerrin të pëballeni me familjarët tuaj. Ju, sot më shumë se kurrë jeni ata që na jepni më shumë forcë, për ta përballur këtë situatë më shumë se kurrë, sepse edhe ju vuani siç vuajna ata që iu prishin shtëpitë në Unazën e Re, lagjen 5 maji, në Kombinat dhe kudo. Prandaj sot, në këtë takim të jashtëzakonshëm, në këtë miting madhështor ne sot më shumë se kurrë mesazhin e fortë se i vetmi flamur partie është flamuri ynë shqiptar. Ky flamur i bukur që në fushën e tij ka gjakun e mijëra shqiptarëve të cilët dhanë jetën për Shqipërinë, ka gjakun e mijëra shqiptarëve që u betuan për Shqipërinë.

Ky flamur sot është motivi ynë më i madh për Shqipërinë Europiane, për Shqipërinë e Rilindasve, për Shqipërinë e luftëtarëve që luftuan për Shqipërinë e vërtetë dhe të lirë. Ky flamur sot më shumë se kurrë ka rëndësinë më të madhe sepse këtë flamur Edi Rama me Open Balkan, me tjetërsimin e Shqipërisë kërkon ta çnderojë. Dhe misioni ynë më i madh është të valëvisim fort flamurin tonë duke kthyer djemtë dhe vajzat në Shqipëri, duke kthyer trurin që ka ikur duke e larguar Edi Rama nga Shqipëria. Miq, sot më shumë se kurrë ky Bulevard është mbushur. Sot më shumë se kurrë ky Bulevard po jep edhe njëherë shpresën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot më shumë se kurrë detyrë e opozitës është të mos i zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë. Të mblidhemi të tërë për të shpëtuar Shqipërinë. Shqipëria është në rrezik më shumë se kurrë, jo sepse Edi Rama është kryeministër, por sepse Edi Rama është vegël qorre e grupeve shqiptare. Sepse Edi Rama siç shiti Kosovën, ashtu po shet edhe Shqipërinë tonë", tha Kryemadhi ndër të tjera.

 

monika kryemadhi protesta e pd 7 korrik 2022

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet