24 Shkurt 2026, 19:49
Nga E. D
takimi
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Kosovë me të cilët ka biseduar për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe atij për automjetet.
Ky është takimi i dytë i këtij formati, që kur se Kosova ndërmori hapa drejt zbatimit të plotë të këtyre dy ligjeve më 15 janar të këtij viti. Kurti ishte takuar me korin diplomatik vetëm një ditë pas nisjes së periudhës informuese për ligjet.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti i ka njoftuar ndërkombëtarët për procesin e informimit të qytetarëve për këto dy ligje dhe për aktivitetet e tjera të ndërmarra për zbatimin e plotë të tyre.
Zbatimi i plotë i ligjeve do të nisë më 15 mars dhe deri atëherë do të zhvillohet fushata informuese, që sipas Qeverisë, çdo i huaj të ketë informacione të sakta për ligjet, “ashtu që ata të jenë të njohur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre”.
Zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe, pasi personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës duhet të kenë leje pune ose licencë për ushtrimin e veprimtarisë, për të cilën kërkesa paraqitet në Agjencinë e Punësimit të Kosovës.
Në praktikë, marrja e lejes së punës apo e licencës për arsimim mund të jetë problematike, pasi Kosova nuk i njeh institucionet e Serbisë, të cilat i konsideron paralele dhe të paligjshme.
Gjatë takimit të parë me ndërkombëtarët të zhvilluar më 16 janar, Kurti kishte deklaruar se procesi i integrimit të shëndetësisë dhe arsimit serb do të zhvillohet në koordinim me Bashkimin Evropian, duke shtuar se do të merren parasysh edhe shqetësimet e komuniteteve joshumicë.
Nga Bashkimi Evropian i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore që Serbia i mbështet në Kosovë do të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe ligjet në fuqi të Kosovës.
Serbia në integrimin e shëndetësisë dhe të arsimit në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, ashtu siç bën edhe Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e autoriteteve aktuale në Beograd.
Institucionet shëndetësore dhe arsimore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë në bazë të sistemit të Serbisë dhe janë pothuajse të vetmet që autoritetet kosovare nuk i kanë mbyllur./REL
albin kurti
Politike
24 Shkurt 2026, 18:02
E. D
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Edhe gjashtë ditë pune kanë mbetur nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ...
Politike
24 Shkurt 2026, 17:51
E.d
Peter Sorensen
KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se në ...
Politike
24 Shkurt 2026, 17:22
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi ...
Politike
24 Shkurt 2026, 17:09
E. D
Elisa Spiropali
KOSOVË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë ditën e nesërm...
Politike
24 Shkurt 2026, 15:57
E. D
Peter Sorensen, Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Posaç&eu...
Politike
24 Shkurt 2026, 14:51
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Apeli i GJKKO ka marrë vendimin këtë të martë dhe ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut t&...
Politike
24 Shkurt 2026, 13:53
D.S
Jambarber Malltezi
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi deklaroi se, shkat&eum...
Politike
24 Shkurt 2026, 13:27
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shpjeguar para gazetarëve se demokratët protestën e tyre e kanë kundër Ed...
Politike
24 Shkurt 2026, 13:24
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se nuk është grupi me Kushtetutë ai që përcakton...
Politike
24 Shkurt 2026, 13:22
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi takimin e mëngjesit të Kryeministrit Edi Rama me ambasadorët kryesor&eu...