LIVE UPDATES
Politike

GJK rrëzoi Kuvendin për Komisionet Parlamentare/ Bardhi: Shqipëria europiane nuk ndërtohet me institucione kushtetuese njëpartiake por me institucione të pavarura dhe...

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Gjykata konstatoi “dhunimin brutal të rregullave të parlamentarizmit”, duke sanksionuar cenimin e parimit të demokracisë përfaqësuese, lirinë e shprehjes së deputetëve, si dhe shkeljen e procedurave për thirrjen e mbledhjes së Kuvendit dhe miratimin e akteve.

24 Shkurt 2026, 17:22 Nga E. D
GJK rrëzoi Kuvendin për Komisionet Parlamentare/
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë kërkesën e deputetëve të opozitës dhe shfuqizoi rregulloren e re të Kuvendit që lidhet me komisionet e përhershme.

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Gjykata konstatoi “dhunimin brutal të rregullave të parlamentarizmit”, duke sanksionuar cenimin e parimit të demokracisë përfaqësuese, lirinë e shprehjes së deputetëve, si dhe shkeljen e procedurave për thirrjen e mbledhjes së Kuvendit dhe miratimin e akteve.

Bardhi thekson se maxhoranca, ende pa u shpallur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deklaron hapur se do ta injorojë atë dhe do të miratojë sërish të njëjtin akt, pa asnjë diskutim. Sipas tij, ky zhvillim nuk meriton heshtjen, por vëmendjen e të gjithë atyre që e konsiderojnë parlamentarizmin themel të integrimit europian.

Reagimi i Bardhit:

EUROPA NIS ATY KU MBROHET PARLAMENTARIZMI!
Gjykata Kushtetuese, njëzëri, rrëzoi dje aktin e parë të Legjislaturës së re të Kuvendit, duke konstatuar dhunimin brutal të rregullave të parlamentarizimit. Vendimi sanksionoi cënimin e parimit të demokracisë përfaqësuese, të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve, si dhe shkeljen e rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit dhe të procedurës parlamentare për miratimin e akteve.
Prej kohësh, kemi ngritur shqetësimin për degradimin e Kuvendit. Organi më i lartë kushtetues në vend po sillet si një strukturë njëpartiake, që shpërfill rregullat e bashkëjetesës mes forcave politike dhe imponon vendime pa debat të mirëfilltë, thjesht me forcën e kartonit. Ky nuk është parlamentarizëm. Ky është banditizëm.

Të gjithë mbajmë mend se si në vitin 2012, Komisioni Europian kushtëzoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, me ndryshimet konsensuale në Rregulloren e Kuvendit. Sot, përkundrazi, bashkëpunimi parlamentar është zhbërë, rregullat shpërfillen, Kushtetuta shkelet hapur dhe dialogu është zëvendësuar nga imponimi brutal i vullnetit të shumicës.

Madje, maxhoranca, ende pa u shpallur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deklaron hapur se do ta injorojë atë dhe do të miratojë sërish të njëjtin akt, pa asnjë diskutim. Ky zhvillim nuk meriton heshtjen, por vëmendjen e të gjithë atyre që e konsiderojnë parlamentarizmin themel të integrimit europian. Sepse parlamentarizmi nuk mund të jetë çështje vetëm e diskutimeve burokratike në raporte vjetore progresi. Kur cënohen parimet e balancës dhe dialogut institucional, standardet europiane duhet të mbrohen në mënyrë të dukshme, të qëndrueshme dhe jo selektive.

Kushdo që kërkon “konstruktivitet” në kushtet e shkeljes së rregullave, e mori dje përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese: demokracia nuk ndërtohet mbi imponimin e dhunshëm antikushtetues të shumicës. Prandaj, sot është dita që secili të marrë përgjegjësi dhe të dënojë pa hezitim instalimin e banditizmit në Kuvend, duke folur hapur për dhunën e kartonëve që ka zëvendësuar debatin dhe ka deformuar kuptimin e parlamentarizmit. Si në çdo vend demokratik europian, konstruktiviteti nuk nënkupton heshtje përballë shkeljeve, por mbrojtje të Kushtetutës, të rregullave dhe të balancës institucionale.

Opozita as ka qenë dhe as do të jetë fasadë për legjitimimin e praktikave antidemokratike, praktika që, për fat të keq, po shtrihen edhe në institucione të tjera kushtetuese, nga Avokati i Popullit deri te votimet e fundit të Parlamentit për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Shqipëria europiane nuk ndërtohet me institucione kushtetuese njëpartiake, por me institucione të pavarura dhe me integritet. Heshtja përballë cënimit të parlamentarizmit dhe kompromisi me antiligjin nuk prodhojnë stabilitet europian, prodhojnë probleme që sot i vuajnë shqiptarët, por nesër do të peshojnë mbi vetë Bashkimin Europian./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet