Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se nuk i heq imunitetin Ballukut, pasi e di që pas saj edhe ai e ka vendin tek drejtësia.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar qëndrimin e socialistëve në Këshillin e Mandateve, që urdhër nga Rama që të votojnë kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se nuk i heq imunitetin Ballukut, pasi e di që pas saj edhe ai e ka vendin tek drejtësia.
'Për të gjitha këto, Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin dhe urdhrin e tij ndaj vasalëve të tij, që të mos votojnë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut. Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky është rasti i tretë në të cilin Edi Rama është vetë direkt i implikuar. Ai nuk hoqi imunitetin e Saimir Tahirit sepse ndante me të trofeun e drogës dhe trafiqeve. Ai nuk hoqi imunitetin e ndrikull Xhaçkës, e kuptoni jo vetë, sepse është aksioner në vjedhjen tokë publike të 10 mijë metër katrorë. A mund të imagjinoni ju, kryetari i Bashkisë së Himarës, burgoset sepse ka firmosur dokumente të falsifikuara nga Xhaçkat, por lidhjet e tyre të ngushta me Edi Ramën dhe interesat kriminale i bëjnë këta imunë. Dhe ai tani nuk heq imunitetin e Lubi Ballukut, sepse e di se fill mbrapa shkon ai. E di se ai është kryehajduti dhe kreu i organizatës kriminale. Për të gjitha këto ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e tij të menjëhershme. Por, siç është bërë tashmë e qartë, Edi Rama nuk jep dorëheqjen, Edi Ramën nuk e heq dot drejtësia, Edi Ramën nuk e heq dot komuniteti ndërkombëtar, por atë do ta heqin shqiptarët, do ta shembin atë njëlloj si kultin satanik të Enver Hoxhës,' tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të ndrysho...
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e kreut te qeverisë Edi Rama. Gjatë një konference shtypi n&e...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u shpreh se 24 shkurti në Ukrainë mbete...
Rama TIRANË- Zbulohet data e mbledhjes të Grupit Parlamentar Socialist nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i maxhoranc&eum...
Edi Rama AUSTRI- Gazeta austriake Der Standard, ka publikuar një artikull ku shkruhet se Kryeministri Rama po sulmon Prokurorinë e Ant...
Dorian Teliti TIRANË- Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti e ka cilësuar një skandal dhe al...
Artan Grubi Zyra e Prokurorit Publik në Maqedoninë e Veriut ka propozuar në mbrëmjen e 23 shkurtit që ish-zëvendëskryemi...
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, deklaroi se nuk ka rrugë të shkurtra drejt suksesit. Lamallari mori sot p...
Veliaj TIRANË- Mbahet sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në orën 11:00 seanca për kryetarin e bashkis&...
Fatmir Mediu TIRANË- Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes...