Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një konferencë për shtyp, Malltezi u shpreh se, Shkumbini është kthyer në një moçal me kantiere ndërtimi përgjatë gjithë shtratit.
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi deklaroi se, shkatërrimi i Shkumbinit është krim mjedisor i miratuar nga qeveria.
Në një konferencë për shtyp, Malltezi u shpreh se, Shkumbini është kthyer në një moçal me kantiere ndërtimi përgjatë gjithë shtratit. Sipas tij, lejet e Këshilli Kombëtar i Ujit për marrjen e inerteve lumore në shtrat të Shkumbinit, janë akte kriminale mjedisore.
Deklarata e plotë:
"Krimet mjedisore që po ndodhin çdo ditë kanë autorë, por jo përgjegjës. Shkatërrimi i Shkumbin-it, rrugës dhe hekurudhës kombëtare po ndodh me miratimin e atyre që paguhen nga taksat tona për t’i mbrojtur. Shkumbini, dikur një lum i mrekullueshëm me ekosistem plot pemë, është kthyer në një moçal me kantiere ndërtimi përgjatë gjithë shtratit.
Në vend që të mbështeten zgjidhje përmes infrastrukturës së gjelbër urbane, qeveria e babëzitur e Edi Rama-s i ka shpallur luftë mjedisit dhe natyrës. Lëpirësit e pushtetit po thonë që ka leje mjedisore dhe kjo, sipas tyre, e bën normale apo të ligjshme. Pikërisht pse kanë dhënë LEJE mjedisore për të kryer këtë masakër në shtrat lumi, është KRIM! Edi Rama, Belinda Balluku, Mirela Kumbaro dhe kumbareshat e saj duhet të përgjigjen për krimin mjedisor të parikuperueshëm dhe dëmin e jashtëzakonshëm infrastrukturor.
Lejet e Këshilli Kombëtar i Ujit për marrjen e inerteve lumore në shtrat të Shkumbinit për kompaninë ANK, në Dragostunjë, dhe në Papër për Salillarin, janë akte kriminale mjedisore, pasi shkatërrojnë shtratet lumore mijëravjeçare, shkatërrojnë ekosistemin, dëmtojnë akuiferët nëntokësorë dhe mund të rezultojnë – siç rezultuan – në deformim të skarpateve breglumore dhe ndryshime tektonike dhe hidrodinamike të shtratit të lumit. Gërryerja e zhavorreve natyrore mijëravjeçare është si të gërryesh organet e brendshme dhe të pretendosh se nuk do të ketë pasoja.
Por, në një vend ku kryehajduti ka kapur drejtësinë dhe nuk lejon asnjë procedim penal që nuk ka qejf, këto krime mjedisore me pasoja të rënda financiare dhe infrastrukturore, ndonëse kanë autorë, mbesin pa përgjegjësi. Ndaj ka nevojë të protestojmë edhe për këto krime, se qeveria nuk po vjedh veç demokratët, por gjithë shqiptarët, pa dallime partiake. Madje po vjedh dhe shkatërron mjedisin, gjë që sjell pasoja afatgjata edhe te fëmijët e të gjithëve.", tha Malltezi./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shpjeguar para gazetarëve se demokratët protestën e tyre e kanë kundër Ed...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se nuk është grupi me Kushtetutë ai që përcakton...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi takimin e mëngjesit të Kryeministrit Edi Rama me ambasadorët kryesor&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar qëndrimin e socialistëve në Këshillin e Man...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të ndrysho...
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e kreut te qeverisë Edi Rama. Gjatë një konference shtypi n&e...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u shpreh se 24 shkurti në Ukrainë mbete...
Rama TIRANË- Zbulohet data e mbledhjes të Grupit Parlamentar Socialist nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i maxhoranc&eum...
Edi Rama AUSTRI- Gazeta austriake Der Standard, ka publikuar një artikull ku shkruhet se Kryeministri Rama po sulmon Prokurorinë e Ant...
Dorian Teliti TIRANË- Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti e ka cilësuar një skandal dhe al...