LIVE UPDATES
Politike

Kush e drejton Qeverinë? Rama drejtoi vetëm 42% të mbledhjeve të Këshillit të Ministrave

Të dhënat e monitorimit formal të vendimmarrjeve të Këshillit të Ministrave gjatë vitit 2022, kryer nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (ISP) tregojnë se pushteti ekzekutiv dhe kompetencat e nenit 101 të Kushtetutës janë ushtruar jo nga kryeministri, por nga zëvendëskryeministri.

22 Janar 2023, 13:34 Nga A.B
Kush e drejton Qeverinë? Rama drejtoi vetëm 42% të mbledhjeve
Kabineti Qeveritar

Në një demokraci parlamentare pushteti ekzekutiv përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave përbën një nga tri shtyllat kryesore të shtetit. Në sistemin tonë politik, bazuar në hierarkinë e kompetencave faktike, sidomos pas 2008, kryeministri është figura kryesore politike dhe vendimmarrëse. Në rastin tonë kur kryeministri është edhe kryetari i partisë në qeveri dhe kështu edhe kryetar i mazhorancës në parlament, dhe referuar një sërë raportimesh të ekspertëve të ISP-së, de facto dhe de juro është njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri. Pushteti ushtrohet përmes akteve ligjore dhe mekanizmi i vetëm i kryeministrit në dispozicion janë aktet e Këshillit të Ministrave apo aktet e ndërmarra me cilësinë e kryeministrit dhe të deputetit.

Sipas Kushtetutën e RSH, neni 100 dhe 101, “Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore”, “Kryeministri përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij”, si dhe ai ka edhe kompetencën “bashkërendon dhe kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe të institucioneve të tjera të administratës qendrore të shtetit” si dhe “zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave”. Bazuar në ligjin 9000/2013 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, neni 5, zv/kryeministri “zëvendëson Kryeministrin, në kuptimin e pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurave Administrative”. Ai/ajo kryen detyra që i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.

Të dhënat e monitorimit formal të vendimmarrjeve të Këshillit të Ministrave gjatë vitit 2022, kryer nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (ISP) tregojnë se pushteti ekzekutiv dhe kompetencat e nenit 101 të Kushtetutës janë ushtruar jo nga kryeministri, por nga zëvendëskryeministri. Konkretisht, 29 nga 48 mbledhje të Këshillit të Ministrave ose 60% e tyre janë drejtuar nga zv/kryeministri dhe jo nga kryeministri.

Kush e drejton Qeverinë? Rama drejtoi vetëm 42% të mbledhjeve

Pasqyra e të dhënave krahasuese tregon se dy muaj, korrik dhe nëntor 2022, të gjitha mbledhjet e qeverisë janë drejtuar nga zv/kryeministrat. Praktika e drejtimit me zv/kryeministër ndodh kryesisht kur kryeministri ka pamundësi të përkohshme shëndetësore apo ka udhëtime të rëndësishme pune jashtë vendit, por jo në kushte normale pune, kur nuk ka vizita të rëndësishme dhe as probleme shëndeti.

Duke krahasuar datat e mbledhjeve të qeverisë dhe agjendën e kryeministrit në këto data rezulton se në pjesën më të madhe të tyre nuk ka pasur ngjarje të rëndësishme diplomatike apo vizita zyrtare dhe as zhvillime më të rëndësishme sesa mbledhja e Këshillit të Ministrave. Fakti që kryeministri zgjedh që në 58%-60% të rasteve të mos marrë pjesë dhe as të drejtojë mbledhjen e qeverisë që kryeson, përbën largim nga përgjegjësitë, neglizhencë ndaj detyrimit kushtetues, devijim nga praktikat e mira të qeverisjes, si dhe investim serioz në dobësimin e institucionit dhe në dëm të kulturës politike e institucionale.

Situata të tilla, krijojnë shqetësime të tjera me funksionimin e vetë Këshillit të Ministrave. Nëse kryeministri nuk drejton mbledhjet dhe as vendimmarrjet, si arrin ai të konceptojë dhe paraqesë drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to (Kushtetuta, 102/b), të sigurojë zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave (Kushtetuta, 102/c), të bashkërendojë dhe të kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave (Kushtetuta, 102/ç), të zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave (Kushtetuta, 102/2), “në zbatim të kompetencave të tij, të nxjerr urdhra (Kushtetuta, 102/3) apo tu kërkojë ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administrative (ligji 9000/2003, pika 1/b, neni 2)?

Shqipëria ka pasur praktika të ndryshme, – nga kryeministra që drejtonin qeverinë rregullisht dhe në mbledhje të mbyllura, kryeministra që drejtonin rregullisht por me fjalime mbi vendimet para se ato të diskutoheshin e të vendoseshin, kryeministër që zhvillonte deri në 10 mbledhje në muaj për të ndikuar me akte në forcimin e bazës ligjore dhe administrative të vendit apo kryeministër që zhvillonte 2-3 mbledhje në muaj, siç edhe kemi tashmë një model tjetër referues, kryeministër që nuk drejton Këshillin e Ministrave. Kushtetuta, modeli demokratik i qeverisjes, standardet perëndimore që duam të arrijmë, sensi e përgjegjësisë dhe i integritetit vendimmarrës, detyrimi moral ndaj premtimeve elektorale, cilësia e lidershipi, etj, ISP sugjeron kthimin e institucionit në praktikat kushtetuese dhe bashkëkohore, në institucion që respekton germën dhe frymën kushtetuese, kulturën e shtetit dhe atë institucionale, në qeveri që drejtohet dhe mirëqeveris me transparencë, përgjegjësi, angazhim dhe llogaridhënie.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

edi rama isp

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet