LIVE UPDATES
Politike

Kush ishte 'çimka'? Berisha komenton audio-përgjimin me kryeministrin e Hajdarin: Kush thotë që Rama ishte protagonist, gënjen

Berisha tha se ajo bisedë konsiderohet e paligjshëm, pasi ai nuk ka qenë dijeni që po përgjohej.

12 Janar 2023, 21:30 Nga F.M
Kush ishte 'çimka'? Berisha komenton audio-përgjimin me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar audio-përgjimin mes tij, kryeministrit Edi Rama dhe Azem Hajdarit, të regjistruar në vitin 1991, por të publikuar vetëm pak ditë më parë. Në një intervistë për "Çim Peka Live", Berisha tha se ajo bisedë konsiderohet e paligjshëm, pasi ai nuk ka qenë dijeni që po përgjohej. 

Pjesë nga intervista:

Peka: Sot kundërshtarët politik jeni ju përballë Edi Ramës. Para pak ditës Blendi Fevziu publikoi një përgjim që nga mënyra e audios ishte e vitit 1991 tek shtëpia e piktorit Sali Shijaku, ku ishit ju, Rama, Azem Hajdari dhe Sali Shijaku. Aty dëgjohej pastër vetëm zëri i Ramës, në atë kohë nuk është se ka pasur celular, por duket si përgjues në trup. Z. Berisha, kur e dëgjuat këtë audio, ju e dinit se ishte një regjistrim i tillë, ose e dinit që biseda që bëhej me ta regjistrohej.

Berisha: Për herë të parë për këtë audio e kam mësuar pak muaj më parë, kur Blendi Fevziu më thotë se më ka rënë në dorë një audio. Dhe unë e quajta një gjë natyrisht të paligjshme regjistrimin. Por po të më pyeste Fevziu a ta publikoi, menjëherë do i thoja publikoje. Dhe mua më erdhi mirë që u publikua. Disa gjëra dua të sqaroj. Së pari, Edi Rama nuk ka qenë protagonist. Ata që mendojnë se ka qenë, absolutisht gënjejnë. Po, ai erdhi në një kohë kur lëvizja krijoi pluralizmin dhe partinë, filloi një aktivitet në arte të cilin për hirë të së vërtetës, dy të deleguar të PD-së, Arben Imami dhe Arben Demeti i shkuan dhe i dolën ballë për ballë dhe ja kthyen sallën kundër dhe pastaj Edi Rama krijoi një parti, e quajtën KIS-Kristiani-Islamike të kësaj natyre. Një parti pa asnjë lloj elektorati. Kjo është e vërtetë e Edi Ramës. Por Edi Rama ka një dimension tjetër në atë periudhë. Dimensioni tjetër i tij është radikalizmi. Tani do të ndalem pak në këto momente.

Peka: Para se të ndalemi këtu, ai përgjim a ishte bërë nga Edi Rama...

Berisha: Këtë nuk mund ta them. Ai përgjim ishte nuk e di se nga kush, por ishte i pautorizuar. Nëse ti na fton në një mjedis dhe regjistron pa na thënë kryen një shërbim. Nuk të them dot se kush e ka bërë, nuk kam asnjë të dhënë. Unë jam plotësisht dakord për publikim e tij. Unë nuk i heq asnjë presje fjalëve që kam thënë. E kam deklaruar në mënyrën më të përsëritur, në atë kohë dhe në vite, se dy kanë qenë qëllimet kryesore në qëllimin tim në lëvizje. E para, shmangia e një gjakderdhje. Isha gjakftohtë, kisha parashtruar absolutisht të gjitha tezat që ishin parashtruar gjatë gjithë viteve ’80 nga disidencat, duke nisur nga ajo polake e duke përfunduar tek kërkesa e fundit e Andrej Saharov për heqjen e nenit nga kushtetuta që i jepte hegjemoni Partisë Komuniste. Pra, në ato shkrime dhe unë nuk isha disidentë, sepse ata ishin njerëz që burgoseshin, dilnin nga burgu, shkruanin, kishin një vetëbotim klandestin. Kurse në Shqipëri, ata që ishin të tillë, ata ishin në burgje dhe një rresht i tyre nuk pipëtinte jashtë. Ata shkruanin, i shkruanin Enver Hoxhës letrat më të ashpra, i shkruani Ramiz Alisë letrat më të ashpra, organizonin kryengritje, por gjithçka ngelej në terrin e institucioneve të dhunës dhe burgimit të diktaturës. Unë nuk isha disident, por arrita të publikoj në një seri artikujsh dhe në takimin me Ramiz Alinë, një platformë të tërë e cila parashikonte të gjitha kërkesat e paraqitura që unë i lexoja se unë nuk kisha ndonjë formim të veçantë, por i lexoja dhe i paraqitja. Tani të vijmë tani tek momenti më themelor, revolucioni. Ai ishte revolucion. Ai është një nga faqet më të ndritura të historisë kombëtare të shqiptarëve. Revolucioni më paqësor, më i fuqishëm, më i efektshëm. Kishte patur lëvizje të tjera para studentëve, por vetëm këta ja dolën. Ja dolën sepse u treguan të pamposhtur. Ramiz Aliaj përdori gjithçka duke përdorur karrotën dhe shkopin, që ti mposhte. I rrahu në darkë në 1 të natës pasi i priti në zyrë, në një rast që nuk kishte ndodhur kurrë, që një president të dilte e të shkonte në universitet për të takuar studentët. Por u kishte nxjerrë ministrin e Brendshëm në pritë në mënyrë që të mos mendonin më takimin me të, sepse kishte lënë takim të nesërmen. Faktori i dytë, sepse nuk mjaftonin vetëm studentët të cilët ishin kryesorët dhe të pazëvendësueshmit, studentët në këtë revolucion. Por përsëri ishte një faktor i dytë madhor që e gjunjëzoi Ramiz Alinë, ishte vërshimi drejt studentëve i punonjësve të ndërmarrjeve të Tiranës, përfshirë edhe Kombinatin Poligrafik të Partisë, uzinën e traktorëve, të gjitha ndërmarrjet që konsideroheshin besnike ndaj partisë. Vërshimi i punëtorëve drejt studentëve i dha goditjen përfundimtare. Sigurisht intelektualët patën rolin e tyre jashtëzakonisht të rëndësishëm. Por sa për intelektualët Ramiz Aliaj i mblidhte brenda 3 orëve dhe i çonte ku të donte dhe absolutisht Shqipëria nuk ndryshonte, po të mos ishin këta. Ky ishte një revolucion i ndritur. Për ata që kanë nocionet më elementare se çfarë është revolucioni, ky është revolucioni me i fuqishmi në historinë kombëtare të shqiptarëve, rrëzimi i regjimit. Tani dy fjalë këtu. I dëgjoj, por ishte në tryezë. Janë naivë ose janë injorantë. Pse? Të gjitha revolucionet demokratike përveç njerëzit u zhvilluan në protesta dhe tryeza. Kudo pa përjashtim. Poloni, Bullgari, Hungari, kudo. Në Çeki, dy javë studentët dalin në protestë e ftuan Havelin, shkoi ai u bashkua me ta dhe ndodhi ndryshimi. Pra, ky ishte një revolucion tipik përveç njërit. Cili ishte ky, Rumania. Por kush e fitoi revolucionin në Rumani. Harrojnë këta, e fitoi nomenklatura. Ai që erdhi në krye të revolucionit ishte Iliesku, një ish-sekretar i propagandës, një ish-Ramiz Aliaj i Çausheskut, në një kohë. Se këta mendojnë se u vra Çaushesku. Rrethanat e vrasjes së tij janë nga më enigmatiket dhe historia do ti sqarojë ato. Problemi është se këta që pretendojnë siç pretendonte Rama, të sulmojnë bllokun, çfarë ishte kjo. Ishte tani rikthimi i skenarit rumun. Pasi dështoi në fillimet e veta dhe pranoi pluralizmin, Byroja Politike mesa duket mendoi të rikthejë skenarin rumun tani, me zgjidhje të pjesshme. Zgjidhje e pjesshme cila ishte; largimi i të gjithë atyre që përbënin kërcënim për ta dhe rivendosja në krye të Edi Ramës me shokë. Edi Rama në mbledhjen tonë erdhi i paftuar dhe i thotë Gramoz Pashko se; kush të solli ty. Më dërguan, tha, por kush të dërgoi i tha Pashko prap. Dhe pasi kishte thënë se nuk duhet të ketë asnjë komunist, duket sulmuar blloku, të rrethohet Ramiz Aliaj, etj., tha se më dërguan. Por kush të dërgoi dhe ky u ngrit dhe iku, pa thënë se kush të dërgoi. Nuk dua të mohoj aktivitetin e tij të mëpasshëm, por ky aktivitet ekstremist i tij, lindte absolutisht dyshimin se donte të shtynte në një gjakderdhje, ku sigurisht fitonin ata që kishin armë. Kurse revolucioni i dhjetorit vazhdoi i pamposhtur, vazhdoi deri sa përmbysi me votën e lirë sistemin komunist.

Peka: Megjithatë z. Berisha, atë që dërguan Edi Ramën sipas dëshmisë tuaj, me garant të ndjerin Pashko, duket se në një farë mënyrë u arrit. Nuk mori të djathtën, por mori të majtën komuniste në Shqipëri. Dhe ai po e dominon jetën politike të vendit.

Berisha: Shaban Murati është një gazetar i njohur, publicist i shquar, i përkushtuar, ka shkruar një gjë shumë interesante para disa muajsh. Thotë se në 1997 në një kafe ku pinte çdo ditë kafenë Ramiz Aliaj, shkoja dhe unë. Aty vinte Sofo Lazri. Çfarë ishte Sofo Lazri. Ky sipas burimeve absolutisht të besueshme ka qenë shefi i KGB-së për Shqipërinë, pra ka qenë shefi direkt i Ramiz Alisë. Këtë e kisha konstatuar 100%. Por burime që e nxirrnin Sofon shef të KGB-së, këtë ma kanë thënë nga burime të huaja shumë serioze. Pra Sofo Lazri, kur Ramizi nuk është këtu dhe mjedisi aty po priste me adhurim Fatos Nanon, thotë; lëre mor, nuk duhet gjë çuni i Thanasit, na duhet çuni i Netës këtu thotë, thërrisni çunin e Netës. Çuni i Netës ishte Edi. Se e ëma quhej Aneta Koleka. E vërteta është se kur ka vdekur Sofoja, Edi Rama ka qarë telefonat e gazetarëve që të shkruajnë se ka qenë person i rëndësishëm.

Peka: E rëndësishme është z. Berisha, se kam lexuar shumë komente në rrjet, ku e përgjithshmja ishte; paskan qenë bashkë para 32 viteve dhe janë sërish bashkë në politike pas 32 vitesh.

Berisha: Jo, jo, nuk ka krahasim më fat keq. Pas 32 vitesh, jam në politikë pasi kam dhënë 3 ose 4 herë dorëheqjen. Edi Rama nuk ka dhënë asnjë dorëheqje. Kaq. Pasi kam respektuar votën e lirë 3-4 herë, Rama nuk e ka respektuar asnjëherë. Mos krahasoni të pakrahasueshmen. Edi Rama është burim fatkeqësie për këtë komb, vend, kurse ai që respekton rregullat ai ndjek rrjedhën e demokracisë. Asnjë lloj krahasim nuk mund të bëhet mes atij që me kod moral jep dorëheqjen kur nuk e votojnë, atij që rikthen në mënyrën më të fuqishme votën në partinë e tij, me atë që zhduke votën në partinë e tij. Me atë që nuk pranon të votohet ndonjëherë, me atë që nuk pranon që qytetarët e tij të votojnë. Pra po ti marrim kështu kemi të bëjmë më një autokrat, që nuk njeh konceptet elementare të demokracisë dhe një demokrat që lufton për këto parime. Kaq është e gjithë historia këtu. Askund tjetër nuk mund ta vendosësh këtë.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje