All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Kushtetuesja nuk solli zgjidhje"/ Analiza: Marrëveshja politike ose ndërhyrjen e presidentes mund të zgjidhë ngërçin politik

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dha urdhrin, por në Kuvend nuk ka as zbatim, as marrëveshje. Për të 39-ën herë më 29 qershor, deputetët e zgjedhur dështuan të konstituojnë institucionin ligjvënës. Ndërkohë që afati prej 30 ditësh i përcaktuar nga Kushtetuesja për përmbylljen e konstituimit ec, ata mbeten të bllokuar në mosmarrëveshje të thella politike.

30 Qershor 2025, 17:58 Nga E. D
Kushtetuesja nuk solli zgjidhje"/ Analiza: Marrëveshja politike ose
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë. Sipas tyre, zgjidhja tani mund të vijë vetëm përmes një marrëveshjeje politike, ose me ndërhyrjen e presidentes.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dha urdhrin, por në Kuvend nuk ka as zbatim, as marrëveshje. Për të 39-ën herë më 29 qershor, deputetët e zgjedhur dështuan të konstituojnë institucionin ligjvënës. Ndërkohë që afati prej 30 ditësh i përcaktuar nga Kushtetuesja për përmbylljen e konstituimit ec, ata mbeten të bllokuar në mosmarrëveshje të thella politike.

Njohësit e çështjeve ligjore-kushtetuese paralajmërojnë se nëse Kuvendi nuk e përmbyll këtë proces deri më 26 korrik kur skadon afati i Kushtetueses Kosova rrezikon të përfshihet nga një paralizë e tërësishme institucionale. Mazllum Baraliu, profesor i së Drejtës Kushtetuese, thotë se përgjegjësia për situatën aktuale nuk qëndron vetëm te partitë politike, por edhe te vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese nuk i ka precizuar sa duhet dhe si duhet gjërat, në mënyrë që të mos lejojë hapësirë për interpretimin e secilit, sipas tekeve dhe qejfeve të veta”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i thirri në takim përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të zhbllokuar situatën, por pas më shumë se dy orësh diskutime më 28 qershor, takimi përfundoi pa kompromis - me secilën palë duke fajësuar tjetrën dhe duke interpretuar në mënyra të ndryshme vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ofron qartësi për veprimet që duhet ndërmarrë, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit. Ai paralajmëron se partitë mund të vazhdojnë bllokadën dhe përplasjet, duke ia atribuuar fajin njëra-tjetrës, ndërsa pas 26 korrikut situata mbetet e pasigurt.

“Aktgjykimi nuk ka paraparë asnjë lloj pasoje, në qoftë se (konstituimi i Kuvendit) nuk ndodh deri më 26 korrik apo brenda 30 ditësh, siç është paraparë afati ligjor”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Marrëveshja politike e domosdoshme

Për të tejkaluar këtë bllokadë, njohësit e çështjeve juridike-kushtetuese vlerësojnë se është e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje politike ndërmjet subjekteve parlamentare. Miftaraj thotë se barra kryesore e përgjegjësisë për shfaqjen e vullnetit politik për marrëveshje, bie mbi partinë që fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit - Lëvizjen Vetëvendosje të Kurtit.

“Fatkeqësisht, kjo (situatë) mund të zgjasë deri në kohën kur partia në pushtet apo Albin Kurti të vendosë që ta ndërrojë kandidatin (për kryetar të Kuvendit) dhe të ofrojë zgjidhje”, thotë ai.

Baraliu ndan mendim të ngjashëm, por thekson se nga kjo përgjegjësi nuk përjashtohen as partitë tjera kryesore, si: Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës apo Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Sipas tij, edhe pse nuk ka sanksione ligjore për mosarritjen e marrëveshjes për konstituimin e Kuvendit deri më 26 korrik, partitë mbajnë përgjegjësi politike, etike dhe morale përpara qytetarëve që i kanë zgjedhur.

“Partitë politike janë institucione. Përgjegjësia politike, etike dhe morale do të duhej të ishte po aq - në mos edhe më shumë - sa ajo penale”, thekson Baraliu.

Kurti u tha gazetarëve më 30 qershor se është i gatshëm për takime dhe konsultime konstruktive me partitë tjera politike, si dhe për bashkëpunim në frymë mirëbesimi. Ai përsëriti se, nëse Albulena Haxhiu nuk zgjidhet kryeparlamentare përmes votimit të fshehtë, Lëvizja Vetëvendosje është e hapur për ta ndryshuar kandidatin.

Haxhiu, për disa herë me radhë, nuk arriti t’i merrte 61 votat e domosdoshme për kryeparlamentare. Partitë e tjera insistojnë në votim të hapur, ndaj edhe nuk i janë përgjigjur kërkesës së vazhdueshme të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të propozuar përfaqësues për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë.

Presidentja?

Duke marrë parasysh se partitë politike, aktualisht, nuk po tregojnë vullnet për të tejkaluar bllokadën në konstituimin e Kuvendit, një nga adresat që duhet ta trajtojë këtë situatë është presidentja e Kosovës, vlerëson Miftaraj. Sipas tij, presidentja Vjosa Osmani ka mandat për të siguruar funksionimin demokratik të institucioneve kushtetuese. Në rastin konkret, funksionimi i Kuvendit nuk po ecën siç duhet, prandaj Osmani mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, thotë ai.

“Ajo mund të kërkojë dhe dërgojë pyetje lidhur me atë se a është abuzim kjo që po bën partia në pushtet, duke mos e ndërruar kandidatin e propozuar - për të bërë konstituimin e Kuvendit”, thotë Miftaraj.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, bëri të ditur se ajo do t’i ftojë udhëheqësit e partive politike në takime gjatë ditëve në vijim. Ai tha se Osmani pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend të zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda afatit prej 30 ditësh, siç kërkohet nga Gjykata.

“Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha Kupina më 30 qershor.

Por, Baraliu konsideron se presidentja po vonohet me trajtimin e paralizës në Kuvend.

“Duhet para këtyre 30 ditëve (para 26 korrikut) ta iniciojë procedurën në Gjykatën Kushtetuese. Me Kushtetutë është e autorizuar t’i iniciojë çështjet që janë kontestuese dhe të paqarta mes palëve”, thekson ai.

Të hënën, mbi 50 organizata të shoqërisë civile reaguan ndaj bllokimit të konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se “vakumi institucional po çon në mosfunksionim të institucioneve kushtetuese”. Organizatat nënvizuan se partia fituese ka të drejtën të propozojë kandidatin për kryetar, por kjo e drejtë nuk është absolute, pasi duhet të bashkëpunojë me partitë e tjera për të siguruar shumicën e nevojshme.

Sipas tyre, Kushtetuesja e ka bërë të qartë se si partia fituese, ashtu edhe partitë e tjera duhet të bashkëpunojnë në mirëbesim për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe se “shkelja e këtij parimi është shkelje e frymës së Kushtetutës”. Për t’u konsideruar i konstituar Kuvendi, duhet që kryetari dhe pesë nënkryetarët të marrin të paktën 61 vota nga deputetët./REL

kosove ngewrci politik

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit