All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Kuvendi do të votojë nesër për arrestimin e Ahmetajt, BIRN: Sipas opozitës, dosja hetimore tregonte lidhjen e ngushtë të pronarëve të inceneratorëve me PS

Seanca plenare e së enjtes u përfshi nga debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës referuar për aferën e inceneratorëve, për të cilën Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

13 Korrik 2023, 21:42 Nga k.m.
Kuvendi do të votojë nesër për arrestimin e Ahmetajt, BIRN:
Pamje nga Kuvendi
All - Paragraf - 1

Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan që të futej në rend dite votimi i autorizimit për arrestimin e tij, por deputetët e Partisë Socialiste kundërshtuan kërkesën si antiligjore duke e shtyrë këtë votim për në seancën e së hënës. Por, pas bllokimit të punimeve të Kuvendit nga opozita për afro 4 orë, PS u tërhoq nga qëndrimi i saj dhe në një mbledhje të shpejtë të Konferencës së Kryetarëve me propozim të Taulant Ballës, u vendos që të votohet të premten paradite. Deputetët e opozitës akuzuan mazhorancën se po tentonte t'i jepnte deputetitj të saj Ahmetaj më shumë kohë për t'iu fshehur drejtësisë.

Ata po ashtu kërkuan praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë për të dhënë llogari për ‘arratisjen' e bashkëpunëtorit të tij nga drejtësia dhe për skandalin e javës që shkoi, ku familjarët e afërt të deputetit socialist Rrahman Rraja u filmuan duke dhunuar qytetarët.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi parashtroi kërkesat e opozitës duke argumentuar se “afera e inceneratorëve është një aferë e qeverisë, është një aferë e Edi Ramës dhe duhet të vijë e të japë llogari”. Bardhi këmbënguli se dhënia e autorizimit për arrestimin e tij ishte çështje urgjente dhe nuk mund të shtyhej deri javën tjetër siç ka vendosur mazhoranca.

“Altin Dumani tha se prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si deputet ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova dhe prokuroria kërkon arrestimin e menjëhershëm për të shmangur zhdukjen e provave,”- deklaroi Bardhi duke auzuar mazhorancën se po i jep kohë deputetit të saj të akuzuar. Kryetarja e e Kuvendit Lindita Nikolla nuk pranoi të hidhte në votim kërkesën me argumentin se shkelte procedurat e parashikuara në rregullore.

“Rregullorja thotë që këshilli harton një raport brenda 2 javëve, raporti po punohet, nuk është shpërndarë për deputetët,'- tha ajo dhe shtoi se duhej njoftuar deputeti Ahmetaj për t'u dëgjuar në seancë.

“Deputeti nuk është njoftuar për seancën, nuk mund ta fusim procesin në ngërç për shkak të një papërgjegjshmërie parlamentare,”- theksoi ajo. Debati kaloi dhe në fyerje personale dhe tone të ashpra, pasi deputetët e opozitës nisën të akuzojnë deputetët e ministrat socialistë për përfshirjen e tyre në dosjen e hetimore të incineratorëve.

“Nuk ka skandal më të madh për shtetin shqiptar sesa ajo dosje hetimore që i ka ardhur Parlamentit”- tha nga foltorja e Kuvendit, Jorida Tabaku, e cila drejtori komisionin hetimor për inceneratorët një vit më parë.

Sipas saj, dosja hetimore tregonte lidhjen e ngushtë me Partinë Socialiste të pronarëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Largimin e Ahmetajt jashtë vendit opozita e cilësoi një problem moral të qeverisë dhe kryeministrit Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

“Për një shef ekzekutivi nuk mund të ketë ngjarje më të rëndë dhe më amorale se arratisja e zëvendësit të tij, ky është standardi më i ulët e më poshtërues për një shoqëri”- tha ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në përballje me opozitën, ministrja e shtetit Elisa Spiropali, tha se, -“ kryeministri Rama nuk flet për drejtësinë, nuk e përdor si armë, por e lë drejtësinë të bëjë punën duke besuar në profesionalizmin e saj”. Ajo i quajti gënjeshtra e shpifje akuzat e deputetëve të opozitës se afera e inceneratorëve e kishte kthyer qeverinë në një grup të strukturuar kriminal.

Anëtarët e PS-së në Këshillin e Mandateve kërkuan kohë deri të premten për të hartuar raportin e tyre duke parashikuar kalimin në seancë për votim të hënën e javës që vjen./BIRN

seance plenare 13 korrik 2023

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet