26 Mars 2024, 15:04
Nga I.A
Jorgo Goro
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ditën e sotme ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro. Mësohet se Goro akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim pronash në Himarë. Denoncimin në SPAK e bëri fillimisht kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe Goro u arrestua disa ditë më parë.
Goro u arrestua me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Në rastin e parë, sipas SPAK, Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi, kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5 500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit. Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokurorisë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe tokë bujqësore mbi 5 mijë metër katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Nën “arrest shtëpie” janë lënë ish-drejtori i ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj dhe ish-juristi në këtë institucion, Vezir Gjikoka. Masat e sigurisë, u ekzekutuan këtë të shtunë për dy të fundit dhe Jorgo Goron, teksa ish-zyrtari i Bashkisë, Jerasimo Bashi dhe shtetasi Stavri Mëhilli u shpallën në kërkim.
jorgo goro
Politike
26 Mars 2024, 14:34
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryeministri Edi Rama në Konferencë Kombëtare për Formimin Profesional gjatë fjalës së tij ...
Politike
26 Mars 2024, 14:33
r.ll
ilir meta, sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët ka folur pë...
Politike
26 Mars 2024, 14:15
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ditë e enjte është njoftuar që do të nisi konstituimi i grupit të dialogut pjesë e Komision...
Politike
26 Mars 2024, 13:49
r.ll
arben ahmetaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt përmes avokatit të tij. Ndaj t...
Politike
26 Mars 2024, 12:47
N.F
Devis Osmani
KORÇË- Kryetari i Partisë Demokratike në Korçë, Devis Osmani ka dhënë dorëheqjen ng...
Politike
26 Mars 2024, 12:37
N.F
Ministri Hasani dhe Papa Françesku
VATIKAN- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një vizitë n...
Politike
26 Mars 2024, 12:34
r.ll
jorgo goro
TIRANË- Është ndërprerë seanca gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, ...
Politike
26 Mars 2024, 12:01
r.ll
belind kellici
TIRANË- Kordinatori politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliç në një deklaratë për mediat...
Politike
26 Mars 2024, 11:57
jorgo goro
Pritet të njihet me masën e sigurisë, del fotoja e Jorgo Goros pas kafazit prej xhami...
Politike
26 Mars 2024, 08:37
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Qëndresa Qytetare depozitoi sot ne Prokurorinë e Posaçme SPAK kërkesën për verifikimin dhe het...