LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi: Nga inceneratori i Tiranës, miliona euro një agjencie turistike për pushime luksoze të qeveritarëve

Ai tha se dy kompani që do të duhej të shpenzonin paratë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe përpunimin dhe djegien e mbetjeve në landfill, i kanë paguar një agjencie turistike rreth 1.6 milionë euro.

26 Mars 2024, 12:01 Nga r.ll
Këlliçi: Nga inceneratori i Tiranës, miliona euro një
belind kellici

TIRANË- Kordinatori politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliç në një deklaratë për mediat ka sjellë fakte të reja për inceneratorin e Tiranës. 

Këlliçi ka treguar se agjencia Turistike "ONE EXPLORER", në pronësi të shtetasit Juventin Cere, i cili sipas ka qenë arrestuar më parë për mashtrim, ka përfituar miliona euro pagesa nga Inceneratori i Tiranës. Integrated Technology Services, në pronësi të Zotos, i ka paguar plot 105.682.680 lekë ose rreth 1 milionë euro kësaj agjencie turistike.

Ai tha se dy kompani që do të duhej të shpenzonin paratë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe përpunimin dhe djegien e mbetjeve në landfill, i kanë paguar një agjencie turistike rreth 1.6 milionë euro.

DEKLARATA E PLOTË:

Të nderuar qytetare

Tashmë të gjithë e dimë sesi prestanomet, Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, nën urdhrat e pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, ngritën një skemë për të vjedhur dhe zhdukur paratë e buxhetit të shtetit, diku duke përdorur pensioniste e diku duke mos kursyer as te vdekurit. Partia Demokratike prej disa muajsh po ndjek pikërisht këtë skemë.

Javën e kaluar treguam me fakte sesi kompania e Zotos, zotëronte disa apartamente brenda dhe jashtë vendit, për të cilat SPAK vijon të heshtë dhe të mos thotë anjë fjalë.

Sot është momenti t’iu tregojmë një tjetër rast. Agjencia Turistike ‘ONE EXPLORER’, në pronësi të shtetasit Juventin Cere, i cili rezulton të jetë arrestuar më parë për mashtrim, ka përfituar miliona euro pagesa nga Inceneratori fantazmë i Tiranës. Integrated Technology Services, në pronësi të Zotos, i ka paguar plot 105.682.680 lekë ose rreth 1 milionë euro kësaj agjencie turistike.

Integrated Energy BV SPV, apo e thënë më thjeshte kompania e Inceneratorit të Tiranes që nuk ekziston, i ka paguar nga llogaritë e saj në dy banka të nivelit të dytë shumën: 46.834.789 lekë ose rreth 460.000 euro dhe 103.992 euro.

Pra të nderuar qytetarë, 2 kompani që do të duhej të shpenzonin paratë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe përpunimin dhe djegien e mbetjeve në landfill, i kanë paguar një agjencie turistike rreth 1.6 milionë euro.

Pyetjet që me të drejtë lindin janë:

A kanë shërbyer këto pagesa për të mbuluar udhëtimet dhe  pushimet luksoze të zyrtarëve e qeveritarëve shqiptarë?

A janë këto pagesa që kanë mbuluar udhëtimet me chartera të drejtorëve të Bashkisë Tiranë?

A janë këto pagesa qoka për ndonjë qeveritar të lidhur me këtë aferë dhe ende të pa hetuar?

A mos janë këto pagesa një formë për të zhdukur milionat e eurove të vjedhura nga buxheti i shtetit, ose thënë thjeshtë, paratë e shqiptarëve?

Të nderuar qytetarë,

Deri më sot SPAK ka heshtur dhe nuk ka bërë asnjë hetim në lidhje me këtë aferë të re që përfshin këtë të ashtuquajtur Agjenci Turistike, por denoncimi ynë nuk ndalet me kaq. Në datën 7 dhjetor 2021, vetëm 6 ditë përpara se të firmosej urdhër arresti për Klodian Zoton, kompania ITS shpk firmos një deklaratë noteriale me kompaninë ONE EXPLORER. Sipas kësaj kontrate noteriale që e shihni në ekran, ITS i jep hua ONE EXPLORER shumën e 150.000 eurove.

Për çfarë po i transferonte këto para Klodian Zoto tel’ kjo kompani vetëm 6 ditë përpara se të arratisej?

Mos ndoshta për charterin e radhës?

Mos ndoshta për pagesa që lidhen me kompanitë offshore?

Sigurisht të gjitha këto transaksione bëheshin nën hundën e SPAK, i cili nën presionin e Erion Veliajt, nuk tentoi kurrë të ndjekë paratë e buxhetit të shtetit, pasi nuk ka leje apo miratim për të prekur paratë e pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës, paratë ë korrupsionit të Erion Veliajt. Personalisht dhe në emër të Grupit të Ekspertëve në PD, garantoj qytetarët se kam marrë angazhimin e plotë që kjo skemë korruptive do të zbardhet deri në fund.

Javët në vijim do të bëjmë publike kompani dhe përfitues të tjerë nga afera e shekullit. Do bëjmë gjithashtu publike vjedhjen dhe abuzimin me pronën mbi të cilën duhej të ndërtohej Inceneratori i Tiranës. Por mbi të gjitha do të bëjmë publike skemën e plotë të kompanive OFFSHORE që janë përdorur për të zhdukur paratë e taksapaguesve Shqiptarë. Deri atëherë jam i bindur se SPAK do të vijojë gjumin letargjik dhe drejtësinë me regji. Por ne nuk do të ndalemi. Nuk do të  ndalemi në mbrojtje të interesit publik dhe Ilogaridhënies para qytetarëve. Shqipëria duhet një orë e më parë të çlirohet nga banda që ka kapur prej fyti qeverinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

belind këlliçi inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë