6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Tashmë, Qori u bashkohet zyrtarisht kandidatëve të partive të tjera në garën për Bashkinë e Tiranës.
TIRANË- Partia 'Lëvizja Bashkë' me në krye Arlind Qorin është regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë sot në seancën e mbajtur në orën 15:00 nga Kolegji Zgjedhor. Në këtë seancë u vendos rrëzimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjdhjeve për mosregjistrimin e partisë në fjalë në zgjedhje dhe detyrimin e KQZ-së për zbatimin e këtij vendimi.
Tashmë, Qori u bashkohet zyrtarisht kandidatëve të partive të tjera në garën për Bashkinë e Tiranës. Partia Socialiste kërkon rikonfirmimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, kryedemokrati Sali Berisha ka përzgjedhur Belind Këlliccin përmes procesit të Primareve, ndërsa grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn nuk ka ende një emër.
Reagimi i Lëvizja Bashkë:
E DREJTA VIHET NË VEND. Përpara pak minutash Kolegji Zgjedhor na dha të drejtë duke vendosur ta detyrojë Komisionerin Qendror të Zgjedhjeve të regjistrojë Lëvizjen BASHKË si parti politike me të drejta të plota në zgjedhjet e 14 majit.
Kjo është një ditë e shumëpritur nga ne, e shumëpritur nga mijëra qytetarë që kanë nënshkruar për themelimin e Lëvizjes Bashkë, e shumëpritur nga mbi 5000 qytetarë që kanë nënshkruar që ne të marrim pjesë në zgjedhje. Paligjshmëria dhe padrejtësia do të kishte një fund. Ky fund fatmirësisht erdhi, pavarësisht makinacioneve që nisën me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjygjtarin famëkeq Zhukri e komisionerin famëkeq Celibashi dhe tre anëtarët famkëqij të KAS-it.
Kjo nuk është fitore vetëm për ne, aktivistët e Lëvizjes Bashkë. Është fitore për çdokënd që do të jetë si ne, në pozitën tonë në të ardhmen. Kjo është fitore për qytetarët shqiptarë, pluralizmin politik, për aq pak demokraci sa kemi në Shqipëri. Ne demokracinë duhet ta mbrojmë, duhet ta zgjerojmë, duhet ta fuqizojmë dhe ky vendim është një ogur i mirë në këtë rrugë.
Ne do të nisim fushatën zgjedhore për pak ditë në bashkinë e Tiranës. Unë ju premtoj që do të jetë fushata më e pazakontë, më e fortë dhe më shpresëdhënëse që është parë ndonjëherë në këto 30 vite pluralizëm në Shqipëri.
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kund&...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka prrezantuar sot në Komisionin e Çështjeve Ligjor...
Indrit Hoxha TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha denoncoi se korrupsioni ga...
Foto ilustruese TIRANË- Vazhdon beteja mes dy 'poleve' të Partisë Demokratike në institucionin e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve. ...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka mbështetur kandidaturën e Artan Fugës për kreun e Akademis&e...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokatike Ervin Salianji foli me tone të forta ditën e sotme në Komisionin e Siguris&eu...
Kryeministri Edi Rama në Athinë ATHINË- Kryeministri Edi Rama çeli mbrëmjen e djeshme një ekspozitë në Athinë...
Silva Caka TIRANË- Dy prindër të një fëmijë me autizëm kanë arritur të fitojnë një betejë t&eu...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në ...
Komisioni TIRANË- Komisioni i Sigurisë është shoqëruar ditën e sotme me tensione. Opozita kërkoi që të ishin t...