LIVE UPDATES
Politike

Kreu i Akademisë së Shkencave, PD mbron Artan Fugën: Ndryshimet ligjore po bëhen për t’i dhënë mandat të dytë Gjinushit

Ina Zhupa vijoi me akuzat ndaj kryetarit aktual të ASH-së, Skënder Gjinushi, duke thënë se ai e mban postin edhe pse nuk është dekretuar nga Presidenti.

21 Mars 2023, 11:56 Nga k.m.
Kreu i Akademisë së Shkencave, PD mbron Artan Fugën: Ndryshimet
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka mbështetur kandidaturën e Artan Fugës për kreun e Akademisë së Shkencave. Në një deklaratë për mediat, Ina Zhupa vijoi me akuzat ndaj kryetarit aktual të ASH-së, Skënder Gjinushi, duke thënë se ai e mban postin edhe pse nuk është dekretuar nga Presidenti.

"Akademia e Shkencave fatkeqësisht ka qëndruar në paligjshmëri me vite të tëra për shkak se kryetari i saj nuk ishte as akademik i përhershëm dhe ishte po ashtu kryetar partie kur u zgjodh kryetar i akademisë, duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante. Edhe pse i padekretuar nga presidenti, duket se po e përfundon mandatin e tij, të cilin unë e kam dërguar me mbështetjen e firmave të kolegevë të nderuar, në Gjykatën Kushtetuese. Që nga tetori 2022, gjithashtu kam kërkuar në të drejtën time kushtetuese një seancë dëgjimore me kryetarin dhe kryesinë e akademisë për veprimtarinë shkencore të akademisë, për veprimtarinë ekonomiko-financiare dhe për projektet kombëtare shkencore. Është rekord i zi se si në 4 vite kryetari i Akademisë së Shkencave nuk ka shkuar asnjëherë në kuvend për t’u pyetur dhe për të raportuar. Beteja për Akademinë nuk është betejë për emra, por betejë për shkencën, për historinë, për dinjitetin dhe ligjshmërinë,"-shprehet Zhupa lidhur me rastin.

Skënder Gjinushi u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave në maj të vitit 2019. Artan Fuga e kundërshtoi që atëherë procesin për zgjedhjen e tij. Por në nisje të këtij viti shpalli kandidaturën e tij, duke propozuar edhe 3 objektiva, mes tyre një ligj i cili i bën drejtuesit e “përjetshëm” mandatin e tyre. Nga ana tjetër Kryesia e ASH ka përgënjeshtruar tri pohimet e akademikut Artan Fugës, duke shtuar se po të mos ishte ndryshuar ligji që Fuga kritikon, ky i fundit jo vetëm që s’do të kandidonte dot, por as do të kishte të drejtën e votës, pasi tashmë ka plotësuar kriterin e moshës (mbi 68 vjeç). Kësaj deklarate, Fuga i është përgjigjur sërish, duke u shprehur se nuk e ndalon dot askush të kundërshtojë këtë ligj, sipas tij të iniciuar nga jo një por dy deputetë. Debati mes tyre vazhdon, me opozitën kundër rizgjedhjes së Gjinushit në krye të ASH.

DEKLARATË PËR MEDIA E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA

Akademia e Shkencave fatkeqësisht ka qëndruar në paligjshmëri me vite të tëra për shkak se kryetari i saj nuk ishte as akademik i përhershëm dhe ishte po ashtu kryetar partie kur u zgjodh kryetar i akademisë, duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante. Edhe pse i padekretuar nga presidenti, duket se po e përfundon mandatin e tij, të cilin unë e kam dërguar me mbështetjen e firmave të kolegevë të nderuar, në Gjykatën Kushtetuese. Sepse besoj se, ligjshmëria e një institucioni të tillë lidhet drejtpërdrejtë edhe me besueshmërinë dhe aktivitetin në shërbim të vlerave, dhe jo të antivlera.

Në përgjigje të letrës publike të akademikut Artan Fuga, çdo shqetësim i ngritur prej tij është tërësisht i drejtë dhe është për të ardhur keq gjendja në të cilën është akademia sot dhe përpjekjet për stanjacion dhe kapje. Mbështes hapur të drejtën e akademikut Fuga për të garuar për kryetar dhe do ishte nder për vendin që të kishim një akademik në lartësinë e tij në krye të këtij institucioni të shkencës.

Kur menduam se kjo betejë do përfundonte me sukses, hapet një betejë e re për ligjshmërinë e akademisë dhe për rikapjen e saj nga i njëjti personazh. Emisioni investigativ Xhadat me të drejtë kërkonte t’i gjente një botim shkencor kryetarit, por kjo ishte çështje e pamundur, sepse nuk është aty për merita shkencore, por për konjuktura politike.

Ndryshimet ligjore që kanë sjellë dy deputetët Koçi-Beqiraj, siç e kam denoncuar edhe më parë publikisht, janë vazhdim i këtyre konjukturave politike në kurriz të shkencës dhe janë shumë larg të qënurit ligj për interes publik, por janë një kostum me porosi (ligj ad personam).

Disa nga çudirat e këtij projektligji që dallohet qartë porositësi janë:
1- Deputetët paraqesin arritjet e akademisë së shkencave në këto 4 vite në relacionin e ligjit. A mund të na sqarojnë deputetët si i kanë marr këto të dhëna? A ka shkresa zyrtare me akademinë e shkencave? Cilat janë organet që ju janë përgjigjur dhe pse ka vetëm arritje dhe jo mangësi? A mund të na sqarojnë deputetët se cila është nevojë për të na paraqitur këto arritje sipas tyre kur kërkojnë një ndryshim ligji që nuk lidhet fare me këto arritje?
2- Deputetët shprehen: “ka lindur nevoja e përmirësimeve të domosdoshme që janë propozuar nëpërmjet këtij projektligji, i cili nuk prek thelbin dhe përmbajtjen e ligjit bazë, por korrigjon disa dispozita parazitare.” A mund të na sqarojnë deputetët se kujt i lindi kjo nevojë? Kryetarit të akademisë, kryesisë, apo cilit organ? Se nuk besoj që iu ka lindur nevoja zgjedhësve te zonave te tyre që s’kanë lidhje me akademinë.
Pse e quajnë parazitare dispozitën që shpjegon zgjedhjen e kryetarit? Ndoshta e lidhin me nivelin e punës së deritanishme të kryetarit aktual.
3- Deputeti, Ismet Beqiraj ka qënë relator i këtij ligji që kërkon të ndryshojë, duke mbrojtur që parimet bazë të tij ishin pikërisht për të luftuar kontrollin nga një person apo grup, duke krijuar stanjacion dhe kapje të institucionit. Ndërsa ndryshimet e reja që sjell ai me kolegun Koçi, bëjnë të kundërtën. Heqin fjalën rradhazi për mandatet, heqin moshën kufizuese, pra nevoja e lartpërmendur, duket se i paska lindur Gjinushit për një mandat tjetër për veten.
4- Relacioni i deputeteve që marrin përsipër të ndryshojnë ligjin është plot gabime drejtshkrimore, që cënojnë seriozitetin e një projektligji që kërkon të rregulloj Akademinë e Shkencave.

Për të adresuar në mënyrë institucionale shqetësimet kam kërkuar në komisionin e edukimit që akademiku Fuga dhe akademik të tjerë që kanë ngritur shqetësime publike të dëgjohen në një seancë dëgjimore në komisionin e edukimit.

Që nga tetori 2022, gjithashtu kam kërkuar në të drejtën time kushtetuese një seancë dëgjimore me kryetarin dhe kryesinë e akademisë për veprimtarinë shkencore të akademisë, për veprimtarinë ekonomiko-financiare dhe për projektet kombëtare shkencore. Është rekord i zi se si në 4 vite kryetari i Akademisë së Shkencave nuk ka shkuar asnjëherë në kuvend për t’u pyetur dhe për të raportuar.

Beteja për Akademinë nuk është betejë për emra, por betejë për shkencën, për historinë, për dinjitetin dhe ligjshmërinë. Kapja politike edhe tinëzare e saj prek shtyllën e intelektualëve që duhet jenë në krye të diskutimeve të çështjeve kombëtare, ekonomike, identitare, sociale.

artan fuga akademia e shkencave ina zhupa

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit