Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Mbyllet mbledhja e Alibeajt, vendimi nuk ndryshon: Të ndarë më 14 maj
Gjatë një deklarate për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, ai tha se ata e kanë shtrirë dorën, por tani duhet që të vazhdojnë me zgjedhjet lokale.
2 Nëntor 2022, 21:18Nga I.A
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së PD-së se ata do të dalin të ndarë në zgjedhjet e 14 majit. Gjatë një deklarate për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, ai tha se ata e kanë shtrirë dorën, por tani duhet që të vazhdojnë me zgjedhjet lokale. Po ashtu ai ka deklaruar se ditën e premte do të ketë një tjetër mbledhje në orën 15:00.
"Vendimi...mbledhja sot zgjati tre orë dhe nuk mjaftonin në fakt. U bë dhe kohë që nuk është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike. Ishte një mbledhja informuese, Kryesia e PD-së mban qëndrim unanim në lidhje me qëndrimet e grupit parlamentar, një e bëmë dhe dje. Ne kemi shtrirë dorën, kryesia jo vetëm që na mbështet, por ne do të ecim me zgjedhjet lokale. Në orën 3, të premten do të kemi një tjetër mbledhje Kryesie për zgjedhjet," tha Alibeaj.