Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Nis sesioni i ri parlamentar, seanca plenare hapet me himnin kombëtar
Sot Kuvendi ka hapur punimet e Sesionit të VIII, të Legislaturës së X, e cila do të vijojë punimet deri në mars, për t’ia lënë më pas vendin përgatitjeve për votimet e 11 majit që do të zgjedhin parlamentin e ri.
20 Janar 2025, 17:11Nga r.ll
kuvendi
TIRANË- Ka nisur sesioni i ri parlamentar. Seanca e sotme plenare është hapur me himnin kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Sot Kuvendi ka hapur punimet e Sesionit të VIII, të Legislaturës së X, e cila do të vijojë punimet deri në mars, për t’ia lënë më pas vendin përgatitjeve për votimet e 11 majit që do të zgjedhin parlamentin e ri.
Përplasjet dhe bojkoti përkohësisht janë harruar dhe deputetët e të gjitha palëve do të përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët për disa nisma. Sfida më e afërt, është ajo për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që imponohet nga realizimi i votës së diasporës, proces historik që implementohet për herë të parë në këto zgjedhje. PD e PS duhet të bashkojnë votat për disa ndryshime, që lidhen sa me anët teknike, aq edhe politike të procesit.