20 Janar 2025, 16:07
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhje, KQZ u është drejtuar me një letër Këshillit të Ministrave dhe partive politike. Në letër KQZ kërkon shtyrje të afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për emigrantët, deri në 30 maji 2025.
KQZ shkruan se prej 11 janarit ka nisur procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, proces që do të përfundojë më 4 mars. Më tej theksohet se KQZ ka organizuar takime ku ka përsëritur çështjen lidhur me vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit.
Sipas KQZ kjo problematikë është konstatuar tek një numër i konsiderueshëm i zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme në kuadër të mbarëvajtjes së procesit të votimit për zgjedhjet. KQZ thekson se rezultojnë të jenë 600 248 zgjedhës të pajisur me dokument identifikimi të pavlefshëm.
Më tej bëhet me dije se nga të dhënat e siguruara nga PER, rezulton të jenë regjistruar rreth 900 zgjedhës nga jashtë të cilët nuk zotërojnë një dokument identifikimit të vlefshëm. Duke parë këtë situate KQZ propozon marrjen në konsideratë të shtyrjes së afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për emigrantët deri në 30 maj 2025.
Letra e KQZ për këshillin e ministrave dhe partitë:
Të nderuar, Prej datës 11 janar 2025 ka filluar procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (PER). Ky proces do të përfundojë në datën 4 mars 2025.
Në takimet konsultative që KQZ ka organizuar përgjatë kësaj periudhe me përfaqësues të partive politike, si dhe me organizatat e shoqërisë civile me fushë veprimi brenda dhe jashtë vendit, është sjellë në vëmendje në mënyrë të përsëritur çështja lidhur me vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit.
Kjo problematikë është konstatuar tek një numër i konsiderueshëm i zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme në kuadër të mbarëvajtjes së procesit të votimit për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Nga informacionet që KQZ ka marrë pranë Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike, aktualisht, rezultojnë të jenë 600 248 zgjedhës të pajisur me dokument identifikimi të pavlefshëm. Nga të dhënat e siguruara nga PER, rezulton të jenë regjistruar rreth 900 (nëntëqind) zgjedhës nga jashtë të cilët nuk zotërojnë një dokument identifikimit të vlefshëm.
Për sa më lart, bazuar në rëndësinë që ka votimi nga jashtë si dhe pamundësisë objektive të zgjedhësve jashtë vendit për t’u pajisur brenda afateve ligjore me dokument identifikimi të vlefshëm në kuadër të ushtrimit të të drejtës së votës, KQZ propozon marrjen në konsideratë të shtyrjes së afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për zgjedhësit me vendqendrim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, deri në 30 maj 2025.

kqz
Politike
20 Janar 2025, 15:06
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë sot rekurs në Gjykatën e Lart&eum...
Politike
20 Janar 2025, 14:10
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka komentuar ndryshimin e masës së sigurisë nga G...
Politike
20 Janar 2025, 13:27
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kontrabanda e naftës...
Politike
20 Janar 2025, 13:25
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot protestat e mbajtura më herët për vrasjet e Egli Progës dhe Martin Cani...
Politike
20 Janar 2025, 13:20
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka refuzuar që të japë detaje nga hetimet e SPAK ...
Politike
20 Janar 2025, 13:15
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën për shty...
Politike
20 Janar 2025, 13:15
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka kritikuar institucionet shtetërore përsa i për...
Politike
20 Janar 2025, 13:07
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka komentuar hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Er...
Politike
20 Janar 2025, 13:08
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD Sali Berisha ka folur këtë të hënë në lidhje me votën e diasporës. Gjatë ...
Politike
20 Janar 2025, 13:03
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp t&e...