LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti në Tiranë/ Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE buzëqeshje, të mendojë për financat drejt Ballkanit

•Shqipëria i ofron Bashkimit Europian buzëqeshje, pohoi ditën e sotme kryeministri Edi Rama. •Në fjalën e tij nga Brukseli në sesionin e diskutimit rreth Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor, Rama u shpreh se buzëqeshja është gjëja e mirë që i dhanë BE duke shtuar se populli shqiptar është besnik dhe aspak i mërzitshëm. •Dritan Abazoviç e konsideroi Ramën si 'mjeshtër të eventeve'. •Rama u ndal gjatë te Bashkimi Europian duke dhënë një mesazh që të mendojnë më shumë për financat drejt Ballkanit Perëndimor. •Rama u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë detyrat megjithëse theksoi se është e rëndësishme që të ketë bashkëjetesë mes Ballkanit dhe BE. •Një mesazh e pati për të rinjtë, të cilëve iu bëri thirrje që të marrin frenat e jetës në dorë dhe mos të presin që gjithçka t’i vijë gati nga prindërit apo politika.

12 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

'Imagjino sikur këtu të ishin Macron, Rutte & Scholz'/ Rama ndërhyn: Ata nuk vijnë me ftesën tuaj

Samiti në Tiranë/ Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE
Sesioni

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në sesionin e diskutimit rreth Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Së bashku me Stevo Pendarovski, Presidentin e Maqedonisë së Veriut dhe Dritan Abazović, Kryeministrin e Malit të Zi, u përgjigjen pyetjeve të të pranishmëve. Personi që moderoi të gjithë samitin, tha se do ishte ndryshe nëse në sesion do ishin të pranishëm Macron, Rutte dhe Scholz. Aty ndërhyri Rama, i cili i tha duke qeshur se ata nuk do ia pranonin ftesën. 

Moderatori: Eshtë moment i radhë, Imagjino të ishin këtu Marcon dhe Rutte dhe Scholz...

Rama: Ata nuk vijnë me ftestën tuaj.

Moderatori: A me vërte duhet ta thonit këtë? Ju dëshmoni një kulturë politike përulësie. E dija që do ishte e vështirë t'ju kisha, sidomos për atë. është njësoj sikur të shohësh një episod të 'The good politics'. 

1 VITE ME PARE

Rama: Janë një sërë 'Ukrainash' që pritet të shpërthejnë

Samiti në Tiranë/ Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Bashkimi Evropian rë mbajë sytë edhe tek vendet e tjera dhe jo vetëm tek Ukrain që po përballet me agresionin rus. I pranishëm në tryezën në Bruksel, një ditë pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë, Rama tha se Ukraina është vetëm plaga që duket. Sipas tij, duhen parë të gjitha 'organet' në tërësi, referuar dhe vendeve të reja e Ballkanit Perëndimor. 

"Mendoj që tashmë ky proces duhet thelluar në mënyrë që vendet të vrapojnë më shpejt. Solla përvojën greke me buxhetin, por imagjinojeni vendin me të gjitha vlerat, është shumë e ulët. Për herë të parë që prej shumë kohësh, jam sërish optimist për mundësinë e ndryshimeve të rëndësishme kur bëhet fjalë për Evropën. Fjala ime është që Bashkimi Evropian duhet të nisë të punojë sot për të nesërmen, ditën e nesërme që vjen pas konfliktit. Kjo nuk mund të lidhet vetëm me rindërtimin e Ukrainës, nuk kemi vetëm një Ukrainë në vendin tonë, por një sërë Ukrainash që pritet të shpërthejnë. Ka të bëjë me të gjithë organizmin në tërësi. Ukraina është plaga që duket, por të gjithë organet duhen parë,"- tha Rama. 

1 VITE ME PARE

“Shqipëria anëtarësohet kur BE-ja të mos ekzistojë”/ Rama i përgjigjet karikaturistit në Bruksel: Duket si depresion serb

Samiti në Tiranë/ Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE
Edi Rama

BRUKSEL- Gjatë sesionit të diskutimit rreth Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. I pranishëm ishte dhe një karikaturist i cili parashtroi këndvështrimin e tij për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit. E në fund të fjalës së tij, ai përmendi edhe një shaka që sipas tij ka të bëjë me faktin se kur do të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Europian.

Rama e ndërpreu, duke i bërë të ditur se burimi nuk është i saktë, pasi qytetarët ndahen në dy pjesë, optimistët dhe pesimistët. Këta të fundit, sipas Ramën, mendojnë se Shqipëria do anëtarësohet kur Turqia të ketë presidencën e BE-së.

Paul Taylor: Ka edhe një shaka shqiptare që Edi nuk e përmendi, por ata që pyeta nga Shqipëria ma përmendën. Çështja është kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE, dhe përgjigjia është kur Shqipëria të mos ekzistojë më.

Edi Rama:Më duhet ta korrigjoj pak burimin e shakasë. Ky burim nuk është Shqipëria. Në Shqipëri shakaja ishte ndryshe. Gjatë kohës kur luftonim ishin të dëshpëruar se s’donin të na flisnin. Ishte një europtimisht dhe një europesimist. Europtimisti tha se Shqipëria do të anëtarësohet në BE bashkë me Turqinë. Europesimisti thoshte Shqipëria do anëtarësohet në BE kur Turqia të ketë Presidencën e BE-së. Ndërsa kjo derisa të mos ekzistojë më BE-ja duket si depresion serb.

1 VITE ME PARE

Rama u jep 'leksione' të rinjve: Merrni shembullin e Melonit, u fut në politikë kur ishte e re

Samiti në Tiranë/ Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama këshillon të rinjtë që të futen në botën e politikës. Nga Brukseli, aty ku po merr pjesë në sesionin e diskutimit rreth Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Rama mori shembullin e kryeministres së Georgia Melonin, e cila është futur në politikë në moshë të re. 

'Po flas për të rinjtë, po e them në sensin politik, dje isha me Melonin, ajo e nisi kur ishte e re. Eshtë rritur në Distriktin e dhomës dhe ka luftuar në cdo asamble studentore e sot është kryeministre, të rinjtë duhet ta kuptojnë se politika nuk është problemi, bashkohuni me të tjerët, politika jonë ka ndryshuar, se BE ka vendosur të përfshirë universitetet tona në aleancën e BE. Për ta bërë këtë duhet të jesh anëtarë, ne nuk jemi jemi larg, cka nënkupton se të rinjtë janë në pozita për të studiuar pa u larguar nga vendi në cdo universitet, dhe tonat janë në pozitën për të ofuar mbështetje.'- tha Rama. 

1 VITE ME PARE

'Ky jam unë?'/ Me doreza boksi, Rama shikon veten në karikaturë

Samiti në Tiranë/ Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE
Karikatura

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama u njoh me karikaturën e tij, e realizuar nga një artist i huaj. Teksa ishte pjesmarrës në sesionin e diskutimit rreth Samitit BE-Ballkani Perëndimor, së bashku me Stevo Pendarovski, Presidentin e Maqedonisë së Veriut dhe Dritan Abazović, Kryeministrin e Malit të Zi, Rama iu përgjigj pyetjeve që kishin të bënin me samitin e djeshëm dhe me situatën në të cilën ndodhet vendi ynë. 

Në momentin që në ekran u shfaq karikatura e tij, Rama u habit dhe tha: Ky jam unë?

Artisti i bëri të ditur që po, që Rama ishte personi në pikturë, i shfaqur me doreza boksi.

1 VITE ME PARE

'BE të mendojë me shumë për financat'/ Rama: 85 mln euro për energjinë? Janë marrë nga IPA

Samiti në Tiranë/ Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama reagoi nga Brukseli për paketën e BE të mbështetjes për energjinë duke thënë se është lajm i mirë, por e kanë marrë nga IPA duke lënë bujqësinë pa investime. Rama kërkon nga BE që të mendojë më shumë për financiat drejt Ballkanit.

'Na duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, jemi të bekuar që jemi në mes të Europës. Cfarë e bën dallimin mes brezit tonë në Europë dhe atyre në Irak, se nuk kanë BE për të mësuar dhe nuk kanë njohuri se si ndërtohet siguria.

Sidoqoftë është e rëndësishme që të mos liheni pa mundësi për tu përfshirë më tepër në hapësira. Ne morëm mbështetje buxhetore për energjinë nga BE. Të gjithë ne. Por nuk është kaq shkëlqyer kur 85 mln euro janë marrë nga IPA. IPA janë për projektet tona.

Kur ke vetëm sistemin e brendshëm si t’ja bësh. BE duhet të mendojë për konvergjencën financiare. Nuk mund të shkojë në mënyrën si e mendon dikush. Është gabim, s’do shkojë në konvergjencë por duke u larguar. Do bëhen më të pasur dhe ne nuk do i ndjekim dot. Duhet të na japin më shumë fonde, më shumë mbështetje. Në një llogaritje të vogël, sa paguan BE plus për një qytetar të BE dhe sa mundëmi ne të paguajmë përmes buxhetit tonë me fondet IPA. Kjo pjesa e tortës është shumë e vogël dhe nuk i lejon personat që të përmbushin kërkesat për të qenë të denjë, atëherë dhe mund të vijojë korrupsionin për të kërkuar më shumë. Mendoj që ky shteg është hapur disi tanimë.'- tha Rama.

1 VITE ME PARE

Serbi-Kosovë, Abazoviç i prerë: S'ka alternativë tjetër veçse DIALOGUT

Samiti në Tiranë/ Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE
Dritan Abazoviç

BRUKSEL- Në sesionin e diskutimeve që u zhvillua dot në Bruksel pas samitit të djeshëm të Tiranës, Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se qytetarët e Ballkanit duan pajtim dhe jo konflikte. Ai foli edhe për zgjidhjen e çështjes së tensioneve në Kosovë. Sipas Avazoviç, nuk ka alternativë tjetër për të zgjidhur këtë konflikt, veçse dialogut.

“Nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut. Ne nuk e njihnim njëri-tjetrin më parë por kur komunikon dhe ndan idetë nis të ndryshosh marrëdhëniet edhe në mënyrë politike. Për mua dialogu përmes Ksoovës dhe Serbisë nuk ka alternativë tjetër. Dhe të gjitha këto çështje të tjera që kanë nisur kohët e fundit do të luftoheshin edhe përmes luftës kundër korrupsionit. Më pak korrupsion, më pak nacionalizëm. Së dyti lëvizshmëria e njerëzve. Vetëm kështu i pajton njerëzit. Nëse do të krijosh konflikt atëherë vendos barriera. Unë jam i bindur se përqindja më e madhe e njerëzve të Ballkanit Perëndimor duan pajtim dhe jo konflikte”, tha Abazoviç.

1 VITE ME PARE

FOTO- Karikatura, Shqipëria pret në radhë për futjen në BE, Rama pyet: A të kundërshtoj?

Samiti në Tiranë/ Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE
Karikatura

BRUKSEL- Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, duke marrë pjesë në sesionin e diskutimit rreth samitit BE-Ballkani Perëndimor. Pjesë e diskutimeve është Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut dhe Dritan Abazovic, Kryeministrin e Malit të Zi.

Në momentin e diskutimit, në ekran u shfaq një karikaturë, e cila tregonte Kryeministrin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut teksa presin në radhë për anëtarësimin në BE. 

Për Ramën, personi që ka realizuar karikaturën shpalos dy pyetje: A mund të kundërshtoj? A mund të flas shumë?

1 VITE ME PARE

'Dje isha i ëmbël'/ Rama: BE mund të na lërë te dera, Shqipëria s'heq dorë, anëtarësimi nuk vjen shpejt

Samiti në Tiranë/ Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE
Edi Rama

BRUKSEL- Në sesionin e diskutimeve që po zhvillohet sot në Bruksel pas samitit të djeshëm të Tiranës, kryeministri Edi Rama pohoi se dje u tregua i ëmbël me liderët pasi vendi ynë ishte mikëpritësi. Duke vijuar më tej, ai tha se Shqipëria nuk heq dorë nga anëtarësimi në BE, pavarësisht se kjo e fundit po mbyll shumë dyer.

Rama: Duhet të jemi bashkë, edhe Serbia është e përfshirë deri më tani, jo tërësisht kur vjen fjala për sanksionet, por për agresionin. Kur vjen fjala për ne nuk ka problem, mund të na fusin, mund të na lënë te dera, nuk ka problem, ne nuk heqim dorë. Të flasim njëherë e më pas të martohemi, unë jam martuar vonë meqë ra fjala. Kalova një bashkëjetesë paqësore në përgatitje të martesës. Duhet të kalojmë një mekanizmë afrimi. Detyra shtëpie individuale të bazuara në meritë. 

Çfarë ka ndryshuar?

Rama: Dje unë isha mikëpritësi dhe isha shumë i ëmbël, kur na erdhën duhet të ishim mikëpritës. Mendoj se dicka thelbësore po ndryshon dhe mund ta them. Ajo që u sugjeroj është që të mos ta shohin ndryshimin thjesht në formën e anëtarësimit, i cili nuk do vijë shpejt. Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, se nuk merr dot diplomën pa shkollën. Duhet të jemi të aftë e të hymë, jo të hysh e ti bësh gjërat lëmsh. 

1 VITE ME PARE

Sesioni në Bruksel, Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe e kundërta

Samiti në Tiranë/ Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe e anasjellta. Në sesionin e diskutimeve që po zhvillohet sot në Bruksel pas samitit të djeshëm të Tiranës, Rama shtoi se ngjarja e djeshme ishte historike për Shqipërinë dhe një sinjal i drejtëpërdrejtë për BE-në.

'Ata nuk po e hapin derën për ne të hynë, po ne nuk i lëmë të dalin. Për të qënë serioz, samiti i djeshëm ishte historike, ngjarja më e rëndësishme. Ne kemi një kod, cdo mik është vullnet i zotit e duhet ta mirëpresësh. Dje kishim perënditë e BE-së në Shqipëri, por më shumë se cdo gjë tjetër për rajonin, për mua ishte më së fundmi një sinjal i qartë, që është kuptuar se BE ka nevojë për BP aq sa BP ka nevojë për ne.  BE dhe rajoni duhet të qëndrojnë bashkë.'- tha Rama.

1 VITE ME PARE

'Shqipëria i ofron BE-së buzëqeshje'/ Rama: Liderët flisnin dje për diellin, sikur kishin dalë nga një shpellë

Samiti në Tiranë/ Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria i ofron BE-së buzëqeshje. Në sesionin e diskutimeve që po zhvillohet sot në Bruksel pas samitit të djeshëm të Tiranës, Rama komentoi samitin, për të cilin tha se liderët e huaj u impresionuan nga dielli i Tiranës. Me tej, kreu i Qeverisë Shqiptare, shtoi se mbledhja në Tiranë ishte më ndryshe se ajo e Brukselit, duke e quajtur këtë të fundit të mërzitshëm.

'Eshtë momenti për të mos rënë dakord. Kur më pyetën se çfarë Shqipëria mund t'i sjellë BE-së, i thashë disa buzëqeshje, dhe dje sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre, i patë, ishin më mirë se kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm, në kryeqytetet e tyre të mërzitshme.

Fotoja në grup ishte ndryshe, i dëgjoja pas sikur kishin dalë nga një shpellë dhe po i gëzoheshin diellit.'- tha Rama.

1 VITE ME PARE

Samiti në Tiranë, Abazoviç 'lavde' Ramës: Është mjeshtër i eventeve, BE duhet të mbajë derën hapur

Samiti në Tiranë/ Rama nga Brukseli: Shqipëria i ofron BE
Abazovic

BRUKSEL- Në sesionin e diskutimit për samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e quan Ramën si “mjeshtër të eventeve”. Ai u shpreh se BE duhet të kuptojë se duhet të jetë tërheqëse për vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

'Edi është mjeshtri i eventeve, ka të bëjë më shumë me thelbin, ishte mirë që pamë kaq shumë udhëheqës që erdhën. Ndoshta kemi sfida dhe vështirësi. BE duhet të kuptojë. Pika është situata pas luftës në Ukrainë. Nëse BE nuk e kupton që duhet të mbajë derën hapur për vendet e BP, mendoj se të gjithë mund të humbasim. E djeshmja ishte një takim i suksesshëm. Marrëveshje që ishin të rëndësishme.'- tha Abazoviç. 

edi rama rama ne bruksel

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni