Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
VIDEO/ Tom Doshi shkon në Kryeministri, mister kë takoi. Rama: S'përgjoj vizitorët
Doshi shkoi 'surprizë' në Kryeministri, s'dihet kë takoi!
28 Shtator 2022, 11:56Nga F.M
Edi Rama dhe Tom Doshi
TIRANË- Tom Doshi, ish-kreu i Partisë Social Demokrate ka mbërritur në kryeministri paraditen e sotme. Dosja.al solli pamjet ku Doshi shihej teksa fliste në telefon dhe futej në godinën ku ka dhe zyrën kryeministri Edi Rama. Megjithashtu, kreu i qeverisë ka mohuar që të ketë zhvilluar një takim me ish-aleatin e tij të ngushtë.
I pyetur për këtë vizitë 'surprizë', Rama nuk u zgjat shumë në detaje duke thënë vetëm se nuk kontrollon ai se kush hyn e del nga godina e Kryeministrisë dhe se nuk merret me përgjime.
Vetë Doshi nuk ka bërë asnjë reagim për të sqaruar motivin dhe personin që e çoi në Kryeministri sot. Kjo vizitë e Doshit në Kryeministri vjen vetëm një ditë pas lëvizjeve të drejtuesve politikë. Në Shkodër, Rama dërgoi ministren Elisa Spiropali duke hequr Edona Bilalin.
Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, teksa votat e PSD ishin në numërim e sipër. Partia e tij ka marrë 3 mandate në rang vendi, 2 në Tiranë dhe 1 në Shkodër. Vendimi i Doshit erdhi pas thirrjeve të ambasadores Kim, e cila prej kohësh lakonte emrin e ish-deputetit të PS si person të shpallur non grata nga DASH që duhet të qëndronte larg Kuvendit.