LIVE UPDATES
Politike

Rama e largon Ahmetajn nga drejtimi i qarkut të Vlorës, VOA: Deri dje ishte i përkëdheluri

Rama, i argumentoi lëvizjet me “ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë të posaçme sa i përket interesit publik. Nuk janë ndryshime qeverie, janë ndryshime organizative”. I pyetur posaçërisht për Ahmetaj, deri para pak muajsh i përkëdheluri i tij në qeveri, ai tha se “nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra.

28 Shtator 2022, 07:40 Nga A.B
Rama e largon Ahmetajn nga drejtimi i qarkut të Vlorës, VOA: Deri dje
Arben Ahmetaj dhe Edi Rama

Në Shqipëri, disa lëvizje në nivelet e drejtuesve politikë të qarqeve të Partisë socialiste, të kryera nga mbledhja e kryesisë së saj të martën, lanë jashtë, edhe funksioneve në parti, ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj.

Atij i ishte besuar deri më tani drejtimi i qarkut të Vlorës, pozicion të cilin e mori Blendi Klosi. Ndryshime pati dhe në qarkun e Shkodrës, ku ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e sipërmarrjes, Edona Bilali u zëvendësua nga një tjetër ministre Shteti, ajo për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali. Ndërsa në Kukës, Safet Gjici, do të zëvendësohet nga zoti Pandeli Majko, të cilin në zgjedhjet e një viti më parë, kryetari socialist Edi Rama, njëheraz kryeministër, e la jashtë zonës së sigurt për deputet.

Rama, i argumentoi lëvizjet me “ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë të posaçme sa i përket interesit publik. Nuk janë ndryshime qeverie, janë ndryshime organizative”. I pyetur posaçërisht për Ahmetaj, deri para pak muajsh i përkëdheluri i tij në qeveri, ai tha se “nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Të gjithë jemi shërbëtorë të këtij misioni dhe secili ka rolin e vet, ka pozicionin e vet. Kjo është një skuadër dhe çdo suadër ka lojtarë që kanë role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij, se po të ishin të gjithë njëlloj atëherë nuk do ishte skuadër”.

Edhe kur e largoi nga qeveria, më 25 korrik, zoti Rama nuk dha publikisht ndonjë shpjegim bindës, ndonëse në mbledhjen e fundit të kabinetit, ia kishte bërë të ditur atij vendimin duke përdorur tone të ashpra. Në atë kohë ai e motivoi lëvizjen e numrit 2 të qeverisë, me faktin se Rindërtimi nuk është më prioriteti i qeverisë, duke qenë se ndodhet në fazë përmbyllëse. “Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zëvendës-kryeministrit të fokusohet në këto fusha”, kishte deklaruar zoti Rama, ndërsa bëri të ditur emërimin në këtë post të ministres së energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ahmetaj, ka qenë një prej figurave ndoshta më jetëgjatë si pjesë e qeverive socialiste që nga 2013. Ai ka mbuluar funksione të ndryshme nga ministri i Ekonomisë, te ai i Financave, me një ndërprerje në vitin 2019, kur ju rikthye jetës parlamentare, për t’u përfshirë sërish në kabinetin qeveritar pas tërmetit të nëntorit të po atij viti. Emri i tij, ka qenë ndër më të lakuarit nga opozita për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve./VOA

edi rama arben ahmetaj ps mbledh kryesine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet