LIVE UPDATES
Politike

VD-Harta e re e gjyqësorit, Berisha: 110 dosje stok, qytetarët privohen nga shërbimi gjyqësor

Sipas njoftimit të bërë nga zyra e shtypit, Berisha ka një njoftim të rëndësishëm për të bërë, por ende nuk dihen detaje. 

13 Qershor 2022, 10:57 Nga k.m.
VD-Harta e re e gjyqësorit, Berisha: 110 dosje stok, qytetarët
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi për hartën e re gjyqësore, duke u shprehur se mbyllja e 18 gjykatave në shkallë vendi i mohon qytetarëve të kenë akses në sistemin e Drejtësisë. Në një konferencë urgjente nga selia e Partisë Demokratike, Berisha tha se e gjithë skema e re është një praktikë 100% e dështuar pasi u eksperimentua në 1999. Po ashtu, ndër të tjera kryedemokrati tha se me hartën e re gjyqësore ndëshkohen banorët e 10 qyteteve të vendit që duhet të udhëtojnë qindra kilomentra rrugë për të shkuar në gjykatën tjetër.

 

FJALA E BERISHËS:

Harta e re e gjyqsorit e Edi Ramës është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor. Pas përgjysmimit të gjykatësve dhe prokurorëve me pseudoreformën e sistemit të drejtësisë dhe vettingun “gjah shtrigash”, vendosjen e saj në kontroll të plotë të ekzekutivit, krijimit të një stoku prej 110 mijë dosjeve gjyqësore dhe mohimit de facto të të drejtës së shqiptarëve për një proces të drejtë gjyqësor, Edi Rama urdhëroi me një akt të papërgjegjshëm dhe të mirëfilltë politik, KLGJ-në e partisë, të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi.

Kështu, me hartën gjyqësore të Edi Ramës mbyllën: 1. 9 gjykata të shkallës së parë dhe mohohet faktikisht aksesi i qytetarëve të 9 qyteteve në sistemin e drejtësisë. Mbyllet gjykata e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjës, Pogradecit dhe Përmetit. 2. Mbyllen 4 gjykata administrative dhe ngelet vetëm një gjykatë në Tiranë dhe një në Lushnje. 3. Mbyllen 5 gjykata të apelit dhe ngelet vetëm Apeli i Tiranës.

Praktikë kjo, 100% e dështuar, pasi u eksperimentua në vitin 1999 nga qeveria e PS-së. Me këtë vendim gjobiten e ndëshkohen banorët e dhjetë qyteteve të vendit të cilët  duhet të udhëtojnë disa prej tyre edhe qindra kilometra rrugë për të shkuar në gjykatën e rrethit tjetër, gjobiten qytetarët e të gjitha qarqeve të vendit përveç Tiranës, të cilët për të apeluar vendimin e gjykatës së faktit duhet të bëjnë në shumë raste edhe mbi 300 km rrugë për të ardhur në Tiranë, duke rritur kështu shumë shpenzimet e udhëtimit, hoteleve për këta qytetarë si dhe duke shpenzuar kohën e tyre.

Por deri diku duke u mohuar de facto për vështirësimin e mundësive edhe aksesin në sistemin e drejtësisë!

Miratimi i hartës së re gjyqësore është në shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tij, të cilat mbrohen me Kushtetutë. Mbyllja e shumë prej Gjykatave, cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative.

Bën që Gjykatat në numër të konsiderueshëm të mbeten të paaksesueshme për qytetarët. Vendimi i KLGJ-së, prek jo vetëm dhunon interesat direkte të publikut por edhe të grupeve të interesit që lidhen direkt me Sistemin e Drejtësisë dhe me publikun. Grupe të tilla si:

1.    Avokatët.
2.    Ekspertët kontabël.
3.    Ekspertët psikologë.
4.    Ekspertët vlerësues.
5.    Noterët.
6.    Ndërmjetësit.

Harta e re e gjyqësorit vjen në kundërshtim flagrant me kërkesat e drejta të Rezolutës më të fundit të Parlamentit Europian, për Shqipërinë, e cila në nenin e saj 37 kërkon që: “Harta e gjyqësorit duhet të marrë në konsideratë mendimet e grupeve të interesit dhe kushtet social-ekonomike të grupeve vulnerabile dhe të përmirësojë cilësinë në gjykata dhe procesin e duhur ligjor”.

Në të vërtetë, harta e re hedh poshtë pikë për pikë kërkesat e kësaj Rezolute të Parlamentit Europian. Kështu, opinioni i grupeve të interesit, avokatëve, noterëve, kontabilistëve dhe grupeve të tjera, jo vetëm që nuk është përfillur, por është hedhur poshtë me cinizë2m pasi këto grupe kanë kundërshtuar në mënyrën më të prerë këtë hartë në të gjitha rastet e pakta që ato janë pyetur.

Harta, me shkrirjen e 18 gjykata, dëmton rëndë grupet vulnerabile, të cilave për shkak të shpenzimeve shtesë, do ta kenë të pamundur t’i drejtohen gjykatave për një proces gjyqësor me kosto të përballueshme, në të cilin të jenë të barabartë para ligjit me qytetarët e tjerë.

Harta pra, jo vetëm që nuk lehtëson, por pengon dhe vështirëson aksesin në sistemin e drejtësisë dhe rrit shumë kostot e këtij aksesi. Së bashku me stokun e 110 mijë dosjeve, ajo privon qytetarët shqiptarë nga një proces i rregullt gjyqësor. Ajo ndëshkon rëndë pakicat e romëve, egjiptianëve, invalidët, dhe të gjithë ata qytetarë shqiptarë që jetojnë me ndihmë ekonomike.

Në këtë kontekst, Partia Demokratike dënon këtë projekt dhe kërkon anullimin e tij të menjëhershëm, si një projekt që ndëshkon dhjetëra, mijëra qytetarë, qindra e  mijëra avokatë dhe ekspertë të fushave të ndryshme dhe mbi të gjitha, ky projekt përqëndron  vendimmarrjen në sistemin e drejtësisë në duart e 2-3 personave të kryesuar nga i famshmi Sokol Sadushi.

sali berisha harta e re e gjyqesorit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen