Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
FT- 'Vish çorapet e kuqe dhe martohu', Rama 'shkel' kushtin e Majkos, ia tregon në sy
Rama i ka rikujtuar Majkos se çorapet vazhdon t'i mbajë veshur.
13 Qershor 2022, 07:08Nga A.B
Paneli Majko dhe Edi Rama
TIRANË- Dy kushtet e Pandeli Majkos për kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim janë harruar. “Hiq çorapet e kuqe dhe martohu!- ishin kushtet e deputetit të Partisë Socialiste për të bashkëpunuar me qeverinë e Ramës.
Mirëpo, pas largimit të Majkos nga Kuvendi, duke qënë se nuk mundi të fitonte dot një mandat pas zgjedhjeve, Rama iu kthye zakonit të vjetër të çorapeve të kuqe. Edhe pse tashmë Majko është rikthyer në Kuvend (për shkak të largimit të Alqi Bllakos), Rama i ka rikujtuar se çorapet vazhdon t'i mbajë veshur.
Në festën e djeshme të 31-vjetorit të Partisë Socialiste, Majko dhe Rama u panë mjaft të afërm me njëri-tjetrin e madje, kryeministri tregoi për kamerën çorapet e kuqe. Fotot e ndara në rrjetet sociale nga fotografi Agim Rama tregojnë se situata u kalua me shumë humor dhe nga Majko.