LIVE UPDATES
Politike

'Kadastra' vonon informacionin për kandidatët e GJK, Meta letër Lames: Zhbllokoni procesin

Ilir Meta shkruan në letër se ky proces duhet të zhbllokohet sa më pare dhe se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk duhet kurrsesi të pengohet nga institucionet e treta.  

6 Qershor 2022, 16:10 Nga k.m
'Kadastra' vonon informacionin për kandidatët e GJK, Meta
Ilir Meta

TIRANË- Disa drejtori vendore të Kadastrës nuk po i japën informacionin që kërkon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) në mënyrë që të zgjedhin kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Ilir Meta ka bërë një letër publike drejtuar drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ndërsa për dijeni i ka shkuar në zyrë edhe kryeministrit Edi Rama. Në letrën e tij, Meta shkruan në letër se ky proces duhet të zhbllokohet sa më pare dhe se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk duhet kurrsesi të pengohet nga institucionet e treta.  

Sipas presidentit, në mbledhjet e tij të fundit të datës 31.05.2022, KED ka diskutuar mbi këtë çështje duke i kushtuar një pikë të veçantë në rendin e ditës. Në këtë mbledhje, KED në përfundim vendosi që t’i ri-drejtohet me një shkresë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe t’i risjellë në vëmendje detyrimin kushtetues për të vënë në dispozicion të KED informacionin e kërkuar brenda afatit 7 (shtatë) ditor.

“Po ashtu, ky komunikim me drejtuesin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, u vendos t’i bëhet me dije edhe Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Republikës, si edhe Bordit të Administrimit të Kadastrave.”  Kjo vendimmarrje e KED është mbështetur dhe është kërkuar të procedohet pa asnjë vonesë, edhe nga përfaqësuesit e Presidentit të Republikës që marrin pjesë në këto mbledhje. Shqetësimi mbi vonesa të mundshme që mund të përballet KED në procesin e verifikimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, i është bërë prezent Këshillit nga përfaqësuesit e Presidentit të Republikës në disa mbledhje edhe përgjatë këtij viti (2022). Pikërisht lidhur me ecurinë e procedurave të verifikimit të kandidatëve prej KED-së, është evidentuar si një çështje shumë problematike, pengesa që po krijohet nga mosdhënia e informacionit të kërkuar prej KED, nga disa drejtori vendore të ASHK-së, në varësinë direkte tuajën,”-thuhet ndër të tjera në letrën publike.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është duke punuar për verifikimin e kandidaturave për plotësimin e 4 (katër) vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca këto të shpallura nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë dhe që u përkasin për emërim këtyre organeve.

LETRA E PLOTË:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

Nr. Prot. 1921/1 Tiranë, më 6.06.2022

Lënda: Mbi domosdoshmërinë e përcjelljes së informacionit prej Agjencisë Shtetërore e Kadastrës brenda fateve ligjore, sipas kërkesës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për përfundimin e procedurave të shqyrtimit të kandidaturave për vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Drejtuar: Zotit Artan LAME
DREJTOR I PËRGJITHSHËM I AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Në vëmendje të: Zotit Edi RAMA
KRYEMINISTËR
Tiranë

Për dijeni: KUVENDIT TË SHQIPËRISË

AVOKATIT TË POPULLIT

KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI

MISIONIT TË EKSPERTIZËS SË SHBA NË SHQIPËRI, OPDAT

DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN NË SHQIPËRI

Tiranë

Zoti Drejtor i Përgjithshëm,

Jam njohur me shkresën me nr. prot. 475, datë 2.6.2022, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), drejtuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për dijeni Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe Bordit Mbikëqyrës të Kadastrës.

Kjo shkresë i është drejtuar për dijeni edhe Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, që sipas Kushtetutës, janë dhe organe emërtese për procedurat e shpallura për aplikim që prej muajit janar-shkurt 2022 nga këto organe dhe që aktualisht po zhvillohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për përzgjedhjen, propozimin dhe emërimin/zgjedhjen e kandidatëve për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, që do të plotësojnë vendet vakante të krijuara për shkak të përfundimit të mandatit të disa prej gjyqtarëve.

Siç dhe mund të jeni vënë në dijeni, aktualisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është duke punuar për verifikimin e kandidaturave për plotësimin e 4 (katër) vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca këto të shpallura nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë dhe që u përkasin për emërim këtyre organeve.

Pikërisht lidhur me ecurinë e procedurave të verifikimit të kandidatëve prej KED-së, është evidentuar si një çështje shumë problematike, pengesa që po krijohet nga mosdhënia e informacionit të kërkuar prej KED, nga disa drejtori vendore të ASHK-së, në varësinë direkte tuajën.

Problematika që referon shkresa nr. prot. 475, datë 2.6.2022, e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, është një situatë e përsëritur, prej 4 vitesh që funksionon ky organ (KED 2019, 2020, 2021, 2022). Në të gjitha proceset e mëparshme ka patur vonesa në dhënien e informacionit prej drejtorive vendore të ASHK-së, apo ish-ZVRPP-ve në rrethe, dhe kjo po përsëritet edhe këtë vit, duke u kthyer në një fenomen shqetësues fakti që, institucione publike, aktualisht në varësi direkte të Kryeministrit, nuk reflektojnë të njëjtin vullnet dhe praktikë administrative, dhe nuk tregojnë bashkëpunimin në kohën e duhur duke mospërmbushur si detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i ligjit, por dhe nga bashkëpunimi ndërinstitucional, veçanërisht në procese kaq të rëndësishme për vendin, si është ai i verifikimit të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në funksion të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të paraqitura, me shkresë zyrtare i është drejtuar në mënyrë të përsëritur Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që prej muajit mars 2022, duke kërkuar të dhëna lidhur me pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale të regjistruara në regjistrat e pasurive të paluajtshme të kandidatëve që kanë shprehur interes për t`u emëruar/zgjedhur si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe personave të lidhur me ta, për arsye se disa drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nuk kanë përcjellë ende përgjigje.

Në mbledhjet e tij të fundit të datës 31.05.2022, KED ka diskutuar mbi këtë çështje duke i kushtuar një pikë të veçantë në rendin e ditës. Në këtë mbledhje, KED në përfundim vendosi që “[...] t’i ri-drejtohet me një shkresë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe t’i risjellë në vëmendje detyrimin kushtetues për të vënë në dispozicion të KED informacionin e kërkuar brenda afatit 7 (shtatë) ditor. Po ashtu, ky komunikim me drejtuesin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, u vendos t’i bëhet me dije edhe Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Republikës, si edhe Bordit të Administrimit të Kadastrave.”

Kjo vendimmarrje e KED është mbështetur dhe është kërkuar të procedohet pa asnjë vonesë, edhe nga përfaqësuesit e Presidentit të Republikës që marrin pjesë në këto mbledhje. Shqetësimi mbi vonesa të mundshme që mund të përballet KED në procesin e verifikimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, i është bërë prezent Këshillit nga përfaqësuesit e Presidentit të Republikës në disa mbledhje edhe përgjatë këtij viti (2022).

Në mbledhjen e KED të datës 31.05.2022 u diskutua gjithashtu edhe mbi drejtoritë vendore konkrete që nuk kanë sjellë informacionin e kërkuar , ndërkohë që shumë të tjera (rreth 40) e kishin përmbushur detyrimin e tyre ligjor dhe e kishin përcjellë informacionin e kërkuar prej KED.

Në kushtet kur shumica e zyrave vendore kanë kthyer përgjigje dhe vetëm disa prej tyre ende jo, është e qartë se nuk ka asnjë pengesë objektive për këtë mosreagim, por është e dukshme që këto zyra ose nuk kanë njohuritë për zbatimin e ligjit, ose nuk kanë vullnet për të vlerësuar dhe mbështetur këtë proces me kaq rëndësi për vendin, siç është një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale.

Nisur nga historiku i procedurave të kaluara të zhvilluara në KED (përgjatë vitit 2019, 2020 dhe 2021), apo dhe përgjatë vitit 2022, çdo pengesë në kthimin e përgjigjeve shkakton drejtpërdrejt bllokimin e procesit të verifikimit të kandidaturave nga ana e KED, duke bërë që të vonohet procesi i verifikimeve dhe plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Në kushtet kur sërish edhe pas kësaj kërkese të përsëritur të KED për informacion, nuk do të kthehet përgjigje brenda afatit të caktuar nga KED (afat që përfundon në datën 10.6.2022), çdo vonesë do të konsiderohet si veprimtari e qëllimshme, që provon tashmë çdo dyshim se kjo veprimtari bllokuese bëhet për të shtyrë në kohë procesin e verifikimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, përtej datës 24 korrik 2022 , në shkelje të çdo afati ligjor.

Për të mos vërtetuar bindjen në këtë drejtim, nevojitet angazhimi juaj si Drejtor i Përgjithshëm, por dhe i strukturave vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të trajtuar me urgjencë këtë çështje duke përcjellë informacionin shterues pranë KED-së, duke ofruar bashkëpunimin me këtë organ (KED), si dhe duke marrë masa për nxjerrjen e përgjegjësive për këto zvarritje të deritanishme në dhënien e informacionit të kërkuar.

Është e papranueshme që shumica e Drejtorive Vendore të ASHK-së e kanë përmbushur detyrimin ligjor ndaj KED, ndërkohë që një pjesë shumë e vogël heziton të kthejë përgjigje duke bllokuar të gjithë procesin.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk duhet kurrsesi të pengohet nga institucionet e treta prej të cilëve siguron informacion për verifikimin e kandidatëve, pavarësisht numrit të tyre, duke bërë që të shkelen ritmet që dikton Kushtetuta dhe afatet që përcakton ligji nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, si dhe ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, në përmbylljen e një procesi me rëndësi jetike për vendin.

E aq më pak, kjo nuk duhet të ndodhë, në kushtet kur për një proces që zhvillohet nga një organ i pavarur kushtetues siç është KED, shkaktohen pengesa nga organe në varësi të drejtpërdrejtë nga ekzekutivi (Kryeministri).

Si Presidenti i Republikës, do vijoj të mbetem i gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e çdo pengese që mund të hasin institucionet e pavarura në përmbushjen e këtyre detyrave.

Bashkëlidhur ju ripërcjell dhe një herë shkresën nr. prot. 475, datë 2.6.2022, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, adresuar për ju si Drejtor i Përgjithshëm i ASHK-së.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet