15 Korrik 2022, 11:54
Nga k.m.
Komisioni
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të ngritur për mandatin e Olta Xhaçkës, Lindita Nikolla ka mbyllur mbledhjen duke shkaktuar përplasjen me deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Në fjalën e tij, Bardhi tha se Nikolla kishte marrë në mbrojtje ministren, duke nisur një debat të ashpër mes tyre.
PJESË NGA DEBATI NË KUVEND:
Avokati: Do i paraqitëm me shkrim pretendimet tona të gjitha pretendimet që kemi.
Bardhi: Dua të bëj pyetje
Nikolla: Jo!
Bardhi: Po si jo, ku jemi ne këtu? Ne jemi organ kolegjial, nuk vendos dot ti për ne.
Nikolla: Patjetër
Bardhi: Keni dy muaj që e sjhtyni nga një javë.
Nikolla: Nuk kemi fare 2 muaj, por kemi aq sa na kërkon rregullroja.
Bardhi: E keni njoftuar avokatin për sot besoj. Ka ardhur i njoftuar
Nikolla: Patjetër
Bardhi: Nëse ka parashtrime të na i vërë në dispozion sot
Nikolla: Nuk i vendos dot kushtet ti
Bardhi: Po kush i njofton ti? Se do të mbrosh Olta Xhaçkën
Nikolla: Jo, fare! Patjetër
Bardhi: Si patjetër? A e ke njoftuat për sot moj zonjë?
Nikolla: Mbledhjen e deklaroj të mbyllur
Pse akuzohet ministrja?
Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".
komisioni per mandatin e xhackes
Politike
15 Korrik 2022, 11:52
e.k
Besim Ndregjoni
TIRANË- Komisioni i Ligjive po zhvillon një seancë dëgjimore me kandidatët për postin e Avokatit të Popu...
Politike
15 Korrik 2022, 11:49
k.m.
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, deklaroi në mbledhjen e Mbledhje e Këshillit për Rregulloren, M...
Politike
15 Korrik 2022, 11:37
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputetët Gazment Bardhi dhe Ermonela Felaj janë përplasur me njëri-tjetrin në Komisionin për man...
Politike
15 Korrik 2022, 11:29
f.g
Arben Ahmetaj, zv.kryeminister
TIRANE- Zv.kryeministri Arben Ahmetaj prezantoi draftin e ri të projektligjit për amnistinë fiskale. Ahmetaj ...
Politike
15 Korrik 2022, 11:33
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ngritur shqetësimin se edhe sot ministrja për Punët e...
Politike
15 Korrik 2022, 11:24
f.g
Delina Ibrahimaj, ministre
TIRANE-Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka prezantuar sot nismën e qeverisë për aminist...
Politike
15 Korrik 2022, 11:23
e.k
Komisioni i ligjeve
TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut po zh...
Politike
15 Korrik 2022, 11:13
f.g
Belind Kellici, deputet
TIRANE- Partia Demokratike ka denoncuar sot se një tjetër kompani është e lidhur me çështje...
Politike
15 Korrik 2022, 10:17
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë në ekspozitën e hapur në ...
Politike
15 Korrik 2022, 08:29
e.k
Gjirokastër
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me qytetin e Gjirokastrës dhe dy muzetë e rinovuar, atë t&...