LIVE UPDATES
Politike

LISTA/ Grupi i PD bashkohet për protestën e 7 korrikut! Deputetët që konfirmuan pjesëmarrjen

Jo të gjithë iu përgjigjën pyetjes nëse do të merrnin pjesë në protestë, megjithatë shumica prej tyre iu përgjigj madje duke dhënë edhe qëndrimet e tyre. Nga përgjigjet rezultoi se janë mbi 31 deputetë, të cilët do jenë pasditen e 7 korrikut në shesh kundër qeverisë.

28 Qershor 2022, 12:26 Nga A.B

LISTA/ Grupi i PD bashkohet për protestën e 7 korrikut! Deputetët

Ish-Kryeministri Sali Berisha konfirmoi dje edhe vendin e protestës së datës 7 korrik, e cila do të jetë para Kryeministrisë, në orën 19:00. Në një postim në “Facebook”, Berisha ftoi të gjithë që të bashkohen në atë që ai e quajti “Fronti për të Shpëtuar Shqipërinë”.

Ndërkohë, për të dalë kundër qeverisë “Rama”, duket se kanë lënë mënjanë përplasjet e brendshme shumica e deputetëve. Gazeta “Panorama” kontaktoi dje me deputetët e grupit të PDsë, duke pasur në fokus ligjvënësit që nuk i janë bashkuar lëvizjes së Berishës. Jo të gjithë iu përgjigjën pyetjes nëse do të merrnin pjesë në protestë, megjithatë shumica prej tyre iu përgjigj madje duke dhënë edhe qëndrimet e tyre. Nga përgjigjet rezultoi se janë mbi 31 deputetë, të cilët do jenë pasditen e 7 korrikut në shesh kundër qeverisë.

Grida Duma: Është detyrë qytetare, pastaj detyrë si politikanë që të marrin pjesë në protestë, sidomos kur kjo është e munguar. PD-ja duhet të bëjë gjithçka për të ngritur forcën e opozitës dhe pa diskutim, njëra anë është forca e fjalës dhe argumentit dhe protestat janë mjeti kryesor që i jep forcë njerëzve që janë tulatur nga varfëria dhe nga problemet që aktualisht ndodhemi në një sistem autokratik.

Dhurata Çupi: Kam marrë pjesë në çdo protestë që është thirrur qoftë nga shoqëria civile, qoftë nga PD-ja. Mos harrojmë që nga viti 2013, PD-ja ka organizuar protestat nga më të mëdha. Nuk kam arsye, përkundrazi janë pafund arsyet që ne duhet të marrim pjesë në protestë kundër pushtetit të Edi Ramës.

Ervin Salianji: Data 7 korrik në kushtet kur çmimet janë rritur, nafta po shkon në stratosferë, ku qeveria i merr paratë nga qytetarët dhe ia jep një grushti oligarkësh dhe nuk kujdeset për asnjë shtresë, duhet protestuar dhe madje fuqishëm. Duhet të jetë një formë reagimi për të vendosur nën fre një qeveri që po kthehet ne regjim.

Jorida Tabaku: Unë kam marrë pjesë në çdo protestë qytetare, isha dhe para një jave me 3 fëmijët. Do të dal në çdo protestë.

Dashnor Sula: Patjetër që do të marr pjesë, madje do të ftoja të gjithë qytetarët që të dalin të protestojnë për të drejtat e tyre. Për t’u bërë barrierë ndaj abuzimeve të qeverisë, e cila edhe në këtë kohë krize kërkon t’u pijë gjakun shqiptarëve.

Saimir Korreshi: Do të marr pjesë në protestë.

Xhelal Mziu: Me shumë kënaqësi dhe angazhim, për ta rrëzuar këtë sistem diktatorial dhe të korruptuar.

Orjola Pampuri: Unë marr pjesë në çdo protestë që thirret nga qytetarët.

Lefter Gështenja: Do jem bashkë dhe në krahë me qytetarët!

Zef Hila: Patjetër që do të jem.

Greta Bardheli: Patjetër që do të marr pjesë.

Zheni Gjergji: Unë kam qenë dhe do jem në çdo protestë kundër kësaj qeverie.

Ndërsa, Flutura Açka thotë se e mbështet protestën, por për shkak të angazhimeve të saj nuk do ta ketë të mundur të marrë pjesë. “Nuk e di nuk e kam vendosur, kam përshtypjen që nuk do jem këtu. Njerëzit janë të lirë, kush dëshiron të shkojë në protestë. Duhet të dalin patjetër”.

Ndërkohë, i vetmi që ishte krejtësisht i qartë për mospjesëmarrjen e tij ishte deputeti i Durrësit, Ferdinant Xhaferaj. “Jo, më 7 korrik nuk do të jem, pasi marr pjesë vetëm në ato protesta që i shoh si zgjidhje për problemet që po hasim të gjithë”, tha Xhaferaj.

DEPUTETET E OPOZITES PER PROTESTEN E 7 KORRIKUT

AGRON GJEKMARKAJ-Nuk përgjigjet

AGRON SHEHAJ Po

ALFRED RUSHAJ- Nuk pergjigjet

ANDIA ULLIRI- Nuk e ka vendosur

ARBI AGALLIU- Nuk është përgjigjur

BELIND KËLLIÇI- Po

ILDA DHORI – PO

BLEDJON NALLBATI- Po

BUJAR LESKAJ- Po

DASHNOR SULA- Po

DHURATA TYLI (ÇUPI)- Po

EDI PALOKA- Po

ELDA HOTI- Po

ERALDA BANO (TASE)- Po

ERVIN SALIANJI- Po

FATION VEIZAJ- Po

FERDINANT XHAFERAJ- Jo

FLAMUR HOXHA- Po

FLUTURA AÇKA- Mbase jo

GRETA BARDELI- Po

GRIDA DUMA- Po

HELIDON BUSHATI- Po

INA ZHUPA- Po

ISUF ÇELAJ- Po

JORIDA TABAKU- Po

KASËM MAHMUTAJ- Po

LEFTER GËSHTENJA- Po

LINDITA METALIAJ- Po

LUÇIANO BOÇI- Po

MERITA BAKIU- Nuk përgjigjet

OERD BYLYKBASHI- Po

ORJOLA PAMPURI- Jo

RAMADAN LIKAJ- Nuk përgjigjet

SAIMIR KORRESHI- Po

SELADIN JAKUPLLARI- Po

SORINA KOTI- Po

TOMOR ALIZOTI- Po

TRITAN SHEHU- Po

XHELAL MZIU- Po

ZEF HILA- Po

ZHENI GJERGJI- Po

/Marre nga Panorama

protesta e 7 korrikut proteste partia demokratike

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën