28 Qershor 2022, 10:16
Nga A.B
Lulzim Basha dhe Pjerin Xhuvani
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon që Ish-drejtori i policisë dhe Prokurori i Elbasanit duhet të vihen para drejtësisë për ngjarjen e rëndë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021. Përmes një reagimi në bërë në 'Twitter', Basha thotë se çdo shqiptar tashmë e kupton se Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave si dhe nënvizon se policia u vu në dispozicion të bandave.
Reagimi i Bashës:
Çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë sot se si Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave. Vendimi i djeshëm tregon se si policia e shtetit u vu në shërbim të bandave me urdhër të Edi Ramës në masakrën zgjedhore të 25 prillit. Para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë dhe prokurori i Elbasanit që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën.
Asnjë ushtar politik i sotëm apo i djeshëm i Suel Çelës nuk mund të manipulojë të vërtetën e kësaj ngjarje, ku policia dhe krimi u bënë bashkë për të blerë vota dhe që fatkeqësisht çoi në viktima.
Në përfundim të hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ka rezultuar se Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, 2 ish- zv.drejtor i Policisë së Elbasanit kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan , 4 ditë para zgjedhjeve, nga Struktura e Armatosur e Partisë Demokratike. Ato janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar nga gjykata masa e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’. Rezulton se të dy kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë masa për të parandaluar vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke dhënë fakte të ndryshme mbi ngjarjen. Ndërkohë, 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra.
lulzim basha pjerin xhuvani
Politike
28 Qershor 2022, 09:26
k.m.
TIRANË- Eskorta e Gardës së Republikës kërkon blerje të reja. Mjetet që shoqërojnë kryeministrin Edi Rama dhe zyr...
Politike
27 Qershor 2022, 23:59
F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se arrestimet në kupolën e Policisë së...
Politike
27 Qershor 2022, 23:57
F.M
Majlinda Bregu dhe Sokol Balla
TIRANË- Majlinda Bregu mendon se e mira e PD-së është që të mos ketë në përmbaj...
Politike
27 Qershor 2022, 23:15
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar ditën e nderimit të viktimave të gjenocidit ndaj shqiparëve të...
Politike
27 Qershor 2022, 23:06
F.M
Albin Kurti
TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur nga Tirana Ali Ahmetit që deklaroi pak ditë m&...
Politike
27 Qershor 2022, 22:56
F.M
Majlinda Bregu
TIRANË- Mbrëmjen e sotme në Top Story, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Maj...
Politike
27 Qershor 2022, 22:29
F.M
Majlinda Bregu
TIRANË- Majlinda Bregu, tashmë jashtë Partisë Demokratike, në një intervistë për “Top Story&r...
Politike
27 Qershor 2022, 22:15
I.A,F.M
Majlinda Bregu
TIRANË- Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, prej kohësh është larguar nga Partia Demokratike ku ka dhën&eum...
Politike
27 Qershor 2022, 22:04
I.A
Edi Rama dhe Damian Gjiknuri
TIRANË- Përkundrejt një tatimi prej vetëm 5 deri në 10% të pasurisë së vënë ...
Politike
27 Qershor 2022, 21:52
I.A
Samiti i Brukselit
GJERMANI- Media gjermane Süddeutsche Zeitung i ka kushtuar një artikull samitit të Brukselit, ku sërish nuk u h...