LIVE UPDATES
Politike

Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet në Kosovë, reagimet nga Perëndimi: Jemi të shqetësuar

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si "Kosova dhe Metohia".

23 Dhjetor 2024, 22:19 Nga r.ll

 

Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet
foto ilustruese

 

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë shprehur shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Jemi të shqetësuar nga përfshirja e dukshme e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kryer nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Veprime të tilla minojnë parimet themelore demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta, dhe i hapin derën ndikimit politik subjektiv për procesin zgjedhor”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se ndan shqetësimet e njëjta me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për moscertifikim e Listës Serbe.

“Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është procedurë formale që nuk duhet të politizohet”, ka thënë ai përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

BE-ja është raportuar t'iu ketë thënë mediave lokale në Kosovë se moscertifikimi i Listës Serbe është për keqardhje.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si "Kosova dhe Metohia".

Për certifikimin e Listës Serbe ka votuar vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kundër kanë dalë dy anëtarët e LVV-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ndërsa tjerët kanë abstenuar.

SHBA-ja u ka bërë thirrje të gjitha partive që nuk janë të kënaqura me vendimet e KQZ-së, që t’iu drejtohen mekanizmave adekuatë, sikurse Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“KQZ-ja ka rol të rëndësishëm në mbikëqyrje të zgjedhjeve, që të garantojë se ligji zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Përgjegjësitë e saj duhet të jenë thellësisht të bazuara në procedura ligjore dhe jo në shqyrtime politike”, është thënë mes tjerash në reagimin e Ambasadës amerikane.

Listës Serbe – parti që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – e ka quajtur vendimin e KQZ-së si të kundërligjshëm, dhe ka thënë se deklaratën kryesore do ta bëjë kryetari i partisë, Zllatan Ellek, në paraditen e së martës. Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se moscertifikimi i kësaj partie është pjesë e parafushatës zgjedhore të partisë në pushtet.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe. Lista Serbe pati thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë.

Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit.

Njohësi i zhvillimeve politike, Albert Krasniqi nga organizata joqeveritare Demokraci+, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ-ja, është pjesë e fushatës parazgjedhore që po bën Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, Lista Serbe do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe do të hyjë në garën zgjedhore.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme parasheh që subjektet politike që janë të regjistruar me automatizëm konsiderohen të certifikuara. Çfarë do të ndodhë është se ka afat ligjor, ku brenda 48 orëve Lista Serbe mund të ankohet në PZAP dhe pastaj ky panel ka edhe një afat shtesë prej 48 orëve të tjera për të marrë vendim. Gjithë kjo zhurmë do të zgjasë më së shumti katër ditë dhe jam i sigurt që PZAP-ja do ta kthejë mbrapa ketë vendim të KQZ-së, dhe do ta obligojë KQZ-në që ta certifikojë Listën Serb”, ka thënë Krasniqi.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se KQZ-ja është bërë sërish “pjesë e retorikës politike, duke marrë vendim në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e tjera në fuqi”.

Sipas tij, një vendim i tillë është vetëm për konsum ditor politik.

“Në fakt, nuk prodhon ndonjë pasojë, për shkak se Lista Serbe tashmë do ta ankimojë ketë rast, dhe bazuar në precedentin e vitit 2019, por edhe të zgjedhjeve të tjera të organizuara në Kosovë, PZAP-ja, do ta rrëzojë ketë vendim dhe do ta obligojë KQZ-në që ta certifikojë, madje është në atë rrethanë edhe pa pasur nevojë farë për votim”.

Cakolli ka sqaruar se vendimet e PZAP-së, apo në rastin tjetër të Gjykatës Supreme, janë drejtpërdrejt të zbatueshme dhe nuk nevojitet më fare votim për aprovim të aplikimit për certifikim ose jo.

Përgjatë takimit të së hënës, KQZ-ja e ka certifikuar grupin e dytë të partive politike – 16 sosh me 626 kandidatë për deputetë.

Më 18 dhjetor është certifikuar grupi i parë – 11 subjekte politike me 606 kandidatë për deputetë. Në total, në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojnë 27 parti politike. Prej tyre, 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Numri i kandidatëve për deputetë ka shkuar në 1.232. Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Deri më tani janë mbajtur një mori zgjedhjesh të parakohshme./REL

lista serbe zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen