LIVE UPDATES
Politike

KQZ në konferencë me OSCE, Celibashi: Marrëveshja për votata e Diasporës duhet të arrihet në vjeshtë

Celibashi theksoi se procesi për të përfunduar votimin e emigrantëve duhet të jetë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen, në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.

24 Maj 2022, 10:19 Nga DOSJA

KQZ në konferencë me OSCE, Celibashi: Marrëveshja për votata

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar një Konferencë Kombëtare të nivelit të lartë me temë "Votimet nga jashtë, koha është tani!", në bashkëpunim me OSCE-në.

Në fjalën e tij kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se politika ka ndikuar në mosvotimin nga jashtë dhe se ka patur pasiguri nga palët në lidhje me këtë çështje.

Celibashi theksoi se procesi për të përfunduar votimin e emigrantëve duhet të jetë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen, në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.

Celibashi: Përshëndetje të gjithëve, Faleminderit zj Kryetare e Kuvendit për pjesëmarrjen dhe adresimin Tuaj në këtë Konferencë, Faleminderit Shkëlqesi ambasadorë, si dhe ju përfaqësues të tjerë të misioneve diplomatike në Tiranë, për vëmendjen e treguar mbi këtë çështje kaq të rëndësishme të lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Faleminderit gjithashtu edhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj KQZ-së, Falenderim të veçantë për përfaqësuesit e organizatave përfaqësuese të mërgatës, të cilët marrin pjesë në këtë konferencë, fizikisht, ose nëpërmjet platformës online. Faleminderit përfaqësuesve të partive politike, të institucioneve të ndryshme publike, të medias dhe të tjerë, për pjesmarrjen dhe kontributet e pritshme në diskutimet mbi temën e votimit nga jashtë. Falenderim i veçantë për ekspertët ndërkombëtar të OSBE, ODIHR dhe IDEA International. Në ndryshimet e Kodin Zgjedhor të vitit 2020, për herë të parë, u përfshinë rregulla të cilat synonin mundësimin e votimit të qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote, banues të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, atje ku ata kanë vendbanimin e tyre. Përfshirja në Kodin Zgjedhor e këtyre rregullave u bë vetëm pak muaj përpara datës së pritëshme të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Kështu, Kodi Zgjedhor përcaktoi KQZ-në si organin përgjegjës për organizimin dhe administrimin e votimit nga jashtë, kjo si pjesë e gjithë procesit zgjedhor në tërësi, të cilin KQZ ka kompetencën ligjore për përgatitjen, realizimin dhe administrimin. bazuar po në ndryshimet e Kodit Zgjedhor të vitit 2020, KQZ u rioganizua në strukturë dhe në përbërje tërësisht. Dhe kjo vetëm 6 muaj përpara datës së zgjedhjeve të pritshme të 25 prillit 2021. Edhe pse koha ishte thuajse edhe teorikisht e pamjaftueshme, qoftë edhe vetëm për përgatitjen e zgjedhjeve brenda vendit, KQZ u angazhua seriozisht dhe me përgjegjësi institucionale për të krijuar të gjitha kushtet rregullatore dhe ato teknike për të mundësuar votimin nga jashtë edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021. E nga ana tjetër, tej deklarimeve publike të bëra nga politika, dukej qartë që ajo akoma nuk ishte e përgatitur për të pranuar dhe për më tepër për të punuar për realizimin e këtij procesi. Ky qëndrim i tyre ndikoi edhe ai në mos realizimin e votimit nga jashtë në ato zgjedhje. Në fakt për të qënë realist ky qëndrim i tyre e ka një justifikim të përligjur deri diku. Pasiguria dhe mosbesimi që palët kanë kundrejt njëra-tjetrës për procesin zgjedhor brenda vendit, janë natyrshëm në një shkallë më të lartë në rastin e votimit nga jashtë. Dhe më shumë akoma kur rregullat për këtë proces duhet të miratohen vetëm 6 muaj përpara datës së zgjedhjeve të përgjithshme. Në pikëpamjen time, votimi nga jashtë, vecanërisht në herën e parë të tij, ka si kusht të domosdoshëm pasjen e një konsensusi, jo sa më të gjerë politik, por thuajse të plotë, mbi çdo aspekt përgatitor dhe realizues të këtij procesi.

Në kushtet kur votimi brenda vendit shoqërohet thuajse cdo here nga kundërshti për rezultatin zgjedhor, është e qartë që duhet të vendosim për realizimin e këtij procesi, pasi të gjithë faktorët relevant, politik dhe institucionalë të kenë kontributet e tyre në këtë proces. KQZ është e vendosur dhe e ka bindjen e plotë se përmbushja e përgjegjësive të saj institucionale në lidhje me votimin nga jashtë, nuk mundet të jetë e plotë dhe e dobishme nëse në rrugën e përmbushjes së tyre ne nuk konsiderojmë të gjithë faktorët e interesuar në këtë proces.

Partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, institucione dhe organizata partnere ndërkombëtare, janë të ftuara për të qënë pjesë e përgatitjes së procesit të votimit nga jashtë. Gjithë kuadri rregullator për votimin nga jashtë do të konsultohet që në fazën ë draftimit me të gjithë grupet e interesit, përfshi këtu edhe partitë politike.

Ne synojmë që këtë proces ta përfundojmë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen.Në pamje të parë duket se është një periudhë kohë e gjatë dhe e mjaftueshme për të ndërtuar gjithë arkitekturën rregullatore dhe normuese të këtij procesi, por nuk është kështu. Ne do të duhet të dakortësohemi të gjithë për rregullat që kanë të bëjnë me regjistrimin e votuesve nga jashtë, me procedurat dhe mënyrën e votimit, llogaritjen dhe tabulimin e rezultatit, etj. Pak a shumë do të na duhet të miratojmë një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë. Dhe ne të gjithë e dimë që kjo nuk është një gjë e thjeshtë në Shqipëri.

Gjithsesi nga ana tjetër, vjeshta e vitit të ardhshëm është mjaftueshëm larg periudhës së zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Kjo do të thotë se me këtë rast partitë politike do ta kenë të vështirë të kalkulojnë mirë interesat e tyre politike elektorale në mendimet dhe vlerësimet e tyre për rregullat që do të miratohen për votimin nga jashtë. Kështu ne shpresojmë që të marrim një konsensus të plotë mbi përmbajtjen e këtyre rregullave.

Ndoshta do të kishte qënë më e dobishme që Kodi Zgjedhor të kishte disa rregullime më të detajuara në lidhje me votimin nga jashtë. Por kjo ka kaluar tashmë. Tani praktikisht i duhet KQZ-së të përcaktojë cdo rregull për të gjitha aspektet e votimit nga jashtë. Dhe sikurse e thashë edhe më lart, kjo nuk është një sipërmarrje lehtë. Llogarisni që krahas të tjerave KQZ-së do t'i duhet të përcaktojë vetë ajo rregulla në lidhje me përllogaritjen e votës së votuesve nga jashtë në rezultatin e zgjedhjeve. Vota e tyre do të llogaritet në rezultatin e qarkut Tiranë? Apo do të llogaritet në rezultatin e qarkut në rregjistrin e gjendjes civile ku votuesi nga jashtë është i regjistruar? Dikush mundet të thotë që kjo është e qartë. Mundet. Por ne kemi konstatuar që ka pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje, nga parti politike, subjekte të tjerë të interesuar për votimin nga jashtë, por edhe vetë brenda KQZ.

E në vijim të kësaj cështje unë mendoj se ne duhet të rihapim diskutimin në lidhje me përfaqësimin e votës së mërgatës. Ka pikëpamje të ndryshme për këtë çështje. Personalisht mendoj se do të ishte me dobi dhe interes të gjerë që ne të aplikonim një sistem përfaqësimi të tillë që për mërgatën të kishte një numër të rezervuar vendesh në Kuvend. Kjo nga njëra anë do të garantonte plotësisht përfaqësimin e tyre, si dhe dëgjimin e zërit të tyre për zhvillimin e vendit, por nga ana tjetër nuk do të cënon interesin e atyre që jetojnë në mënyrë të përhershme brenda vendit dhe që janë të lidhur direkt me cfarë dhe si vendoset nga institucionet publike duke filluar më së pari nga Kuvendi që është organi përfaqësues i tyre.

Gjithësesi kjo është një cështje që implikon interesa politike dhe në fund të fundit do të jetë ajo që do të vendosi mbi të.

Miratimi i të gjitha akteve nënligjore nga KQZ brenda vjeshtës së vitit të ardhshëm, do të na japë mundësi që të përgatisim sa më mirë gjithë infrastrukturën teknike dhe logjistike të votimit nga jashtë. Edhe ky aspekt i procesit të votimit nga jashtë është shumë i rëndësishëm. Partitë politike dhe votuesit e mërgatës kanë interesin dhe nevojën për t'u njohur me procedurat dhe gjithë aspektin teknik të votimit dhe për këtë ata duhet të kenë kohën e mjaftueshme në dispozicion.Përgatitja e infrastrukturës teknike kërkon edhe ajo një proces konsultimi të gjerë me të gjithë faktorët. KQZ do të ndërtojë një strukturë të konsultimit peroidik me të gjitha palët e interesuara për votimin nga jashtë.

Ne mendojmë se transparenca dhe gjithëpërfshirja do t'i japin besueshmëri, si përgatitjes së këtij procesi, ashtu edhe realizimit të tij. Kjo konferencë është hapi i parë dhe tregues i kësaj qasje nga ana e KQZ-së. Për ta përfunduar, falenderoj posaçërisht Prezencën e OSBE në Shqipëri dhe Ambasadorin Del Monaco për kontributin dhe bashkëorganizimin e kësaj konference. Faleminderit për gjithë mbështetjen bujare që i keni dhënë KQZ-së në këtë periudhë. E vlerësojmë shumë këtë.

Faleminderit të gjithëve që jeni me ne sot, punë të mbarë për të arritur qëllimet tona të përbashkëta.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet