LIVE UPDATES
Politike

"Lufta mes "Kodrës së Diellit" dhe "Surrelit" reale!", Këlliçi: SPAK në këtë betejë është me Ramën

Sipas tij, Rama po e përdor SPAK për të zvogëluar influencën e Veliajt, me qëllim që kur ti japë goditjen përfundimtare, të ketë sa më pak kosto.

10 Dhjetor 2024, 22:18 Nga r.ll
"Lufta mes "Kodrës së Diellit" dhe "Surrelit"
belind kelliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, thotë se "lufta" brenda mazhorancës është reale. Këlliçi thotë se përgjatë fushatës së 2023, qëllimi i shtabit elektoral të Veliajt, ku në krye ishin ish-drejtorët e "5D" ishte marrja me çdo kusht e atij mandati, pasi sipas tij kjo do i sillte në krye të qeverisë.

Në lidhje me rolin e SPAK, Këlliçi tha në një intervistë për Syri Tv se ai është një "vegël" në duart e  Ramës, që e përdor jo për të zbatuar ligjin, por për të goditur prenë e radhës. Sipas tij, Rama po e përdor SPAK për të zvogëluar influencën e Veliajt, me qëllim që kur ti japë goditjen përfundimtare, të ketë sa më pak kosto.

INTERVISTA E PLOTË:

Këlliçi: Vijojmë pritjen siç është dhe rasti i Bashkisë Tiranë. Pjesa e pritjes është interesante, sepse kam pasur dhe unë akuza për qëndrimet që mund të jenë dukur të dyzuara për faktin se kritikojmë SPAK dhe unë vazhdoj ti qëndroj kritikave të mija për SPAK sepse vazhdoj të mendoj se është një aktor politik që po godet opozitën pra ka mision politik për të goditur opozitën. Sepse është fakt që  “kampioni i luftës kundër korrupsionit” sot nuk heton kampionët e korrupsionit në Shqipëri. Në ka diçka që SPAK ka treguar që nga momenti kur ka nisur operimin, është se ka trimëruar të korruptuarit. Afera e inceneratorëve, afera e 5D ka nisur pasi u ngrit SPAK... Ka një qëndrim. Po mos kishin qenë të gjitha këto denoncime, po mos kishte qenë pritja, po mos kishte qenë dhe kokfortësia hera herës...

Krasta: Në këtë moment të duket SPAK i çiltër apo kanë ndërmend ta godasin këtë djalin për shpërdorim detyre, një dy vjetësh një tre vjetësh dhe situata do mbetet si me të tjerët?

Këlliçi: Eshtë e vetmja mundësi për të grimuar sadopak fytyrën, në raport me dështimin spektakolar për sa i përket standardit të dyfishtë me goditje të opozitës nga një anë, izolimin me 330 ditë të kreut të opozitës, rrëmbimin e ish presidentit, burgosjen e deputetit Salianji pa asnjë provë që është e ditur dhe ëhstë fakt tashmë. Unë hyj tek ata që mendoj se kjo është një regji e dirigjuar këtë rast nga Surreli dhe ajo që ka thënë Berisha është vërtetë në lidhje mes luftës së Kodrës së Diellit dhe Surrelit. Një luftë mes dy polesh të mëdha të pushtetit...

Krasta: Ju rezulton ju për momentin se ka një përballje mes kryeministrit dhe kreut të bashkisë...?

Këlliçi: 100 përqind. Ka qenë që në ditën e parë, ka qenë që në fillim. Madje që në reagimin e parë publik të kreut të 5D  dhe pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës që është Erjon Veliaj ai ka thënë që “ si është e mundur që ju të më akuzoni mua për aferën 5D kur vetë kryeministri ka pasur zv/kryeministrin që është në hetim dhe nuk ka mbajtur përgjegjësi për të dhe është e njëjta gjë sikur akuzat që më drejtoni mua tja bëni kryeministrit për korrupsionin e ministrave të tij”

Krasta: Kjo përmendje të duket e qëllimshme?

Këlliçi: Natyrisht. Mesazh ndaj Edi Ramës dhe ka dalë ky i fundit që ka thënë se bashkohem pikë e presje me qëndrimin e Veliajt.  Pas dy ditësh ka dalë vetë Edi Rama që i bëri thirrje SPAK “ ti nxjerrë ujin e zi korrupsionit, majtas djthatas dhe në cddo nivel” dhe dita ditës ka pasur një strategji. Unë e kam thëmë muaj më parë, Rama do e telendisë dhe do e zvoglojë në atë masë Erjon Veliajn në mënyrë që kur ta flakë të ketë sa më pak kosto. Po kjo sështë meritë e SPAK. Kjo është meritë e një makiavelisti si Rama që ka dhe gurin dhe arrën në dorë dhe pashë sot dhe një reagim të tij ( Veliaj) që ishte për të ardhur keq për gjendjen e rënduar dhe gjuhën që përdorte, dhe merrej gjithë kohën me Berishën, ndërkohë që problemin se ka me Berishën e ka nga Edi Rama. Berisha po bën punën e tij, PD po bën punën  e saj me denoncimet. Këtë skenar që po ndodh sot, dhe unë kam bindje e dirigjon Edi Rama... 

Krasta: Do të vij një ditë që Veliaj nuk do fshihet prapa gishtit dhe do hidhet në sulm ndaj kryeministrit, se po ta shohësh askush nuk e ka bërë nga ai grupim i cili është goditur?

Këlliçi: Këtë nuk di ta them. i vetmi i shkathët mes tyre është treguar Ben Ahmetaj i cili ka kuptuar se çfarë po ndodh dhe nuk preferoi të bënte burgun për Ramën. Të gjithë të tjerët, Beqja, Koka, Bllako kanë shpresur që në një moment Edi Rama do verë dorën në zemër...

Krasta: Fotografia e tigrit mos ishte një mesazh për Ramën?

Këlliçi: Ishte një mesazh i qartë që shumë shpejt ky do të kthehet në një pentito, që mund të godasë dhe Ramën. Por ajo çka është e vërtetë është lufta mes polit të  bashkisë dhe kryeministrisë. Edhe për diçka tjetër. Unë kam qenë vetë në fushatë vjet në terren tërë kohës. 5D shtabi elektoral i Veliajt, hajdutët e Bashkisë Tiranë më saktë gjatë gjithë kohës kishin dy pole kundërshtarësh përpara. Më kishin mua dhe kryeministrin sepse thonin që ne do marrim këtë mandat dhe do shkojmë në qeveri. Këtë e di çdo kush, ska njeri në qeveri që se di. Pra të gjithë këtë rezyme e bëra për të thënë se SPAK është faktor dytësor. Pra nuk po godet, nuk po vë para ligjit ata që duhet të shkojnë para ligjit. SPAK është një vegël e kryeministrit për të goditur prenë e radhës kaq e thjeshtë është.

belind këlliçi spak edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj