LIVE UPDATES
Politike

Mandati i Olta Xhaçkës/ Berisha: Edi Rama nëpërmjet komisionit Xhafa, kreu një grusht të vërtetë shteti, asgjësoi Gjykatën Kushtetuese

Berisha në një deklaratë për mediat theksoi se Rama me anë të komisionit Xhafaj ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese.

13 Shtator 2024, 15:35 Nga I.A
Mandati i Olta Xhaçkës/ Berisha: Edi Rama nëpërmjet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka kryer një grusht shteti me votimin e mbrëmshëm në Kuvend. Berisha në një deklaratë për mediat theksoi se Rama me anë të komisionit Xhafaj ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese.

Kryedemokrati i ka bërë thirrje Komisionit të Venecias që ta hedhë poshtë kërkesën e bërë nga mazhoranca socialiste, gjoja për të justifikuar vendimin e saj në parlament.

Deklarata e Plotë:

Mirëdita! Mbrëmë vonë në parlament, Edi Rama nëpërmjet komisionit Xhafa, kreu një grusht të vërtetë shteti.
Mbrëmë në një votim antikushtetues, Edi Rama nëpërmjet komisioni Xhafaj, asgjësoi kushtetutën. Në nenin 70, i cili përcakton raportet e parlamentit me Gjykatën Kushtetuese në rastet kur deputetët abuzojnë apo veprojnë në kundërshtim me këtë nen. Deputetët e mazhorancës për herë të dytë, hodhën poshtë, bllokuan zbatimin e nenit 70 të Kushtetutës, i cili në pikën tre sanksionon; se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit apo e pushtetit vendor, dhe as të fitojnë pasuritë të këtyre.

Olta Xhaçka një familjare, ish-familjare pothuajse e klanit Rama, ministre dhe sot akoma deputete, pasi shpalli me Edi Ramën dhe lidhjet që ka me familjen Rama, Artan Gaçin, burrin aktual të Olta Xhaçkës investitor strategjik ju dhanë 10 mijë metër katrorë tokë në Himarë, tokë publike, një përvetësim i tmerrshëm i cili u realizua në shkelje të çdo ligji. Neni 70 në pikën 4 përcakton: se për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë e mandatit të deputetit me personin e dhënë.
Por mbrëmë Edi Rama me komisionin Xhafa urdhëroi parlamentin të bllokojë dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, defakto asgjësoi Gjykatën Kushtetuese, pa të cilën kushtetuta shndërrohet në një letër pa vlerë.

Me këtë akt, Edi Rama dëshmoi se në duart e tij janë sot të përqendruara të gjitha pushtetet, se ai nuk kontrollon më vetëm Skapin, Gjykatën e Lartë, të Apelit, të Faktit, por ai tashmë dhe në një rast tepër të rrallë kur nuk arrin pas presionesh monstruoze që bën mbui gjykatësit të ketë të sigurtë vendimin që do, krijoi komisionin Xhafaj për ti shumëzuar me zero edhe Gjykatën Kushtetuese. Pseudomazhoranca apo mazhoranca e drogës dhe krimit, në këtë akt puçist, për të mbuluar puçin antikushtetues, marrjen e pushtetit të Gjykatës Kushtetuese, u justifikua se do ta dërgojnë në Komisionin e Veneçias.

Thirrja ime për Komisionin e respektuar të Veneçias, të hedhë poshtë me përçmim këtë përpjekje kurth për të justifikuar puçin konstitucional që Edi Rama dhe komisioni Xhafaj realizuan mbrëmë ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Së fundi, theksoj se pavarësisht nga kompleksiteti i njohur i marrëdhënieve të Olta Xhaçkës me familjen Rama, garantoj shqiptarët se prap këtij qëndrimi të Edi Ramës, janë strikt interesat familjare pronësore të tij, se ai po të mos ishin ato interesa, po të mos ishte pjesëtar dhe aksionar në ato 10 mijë metër katrorë tokë, jo 1 por 5 Olta do të ishte i gatshëm ti hidhte mënjanë.

Pra ky akt tregon se për Edi Ramën nuk ka normë, nuk ka standard, nuk ka ligj e Kushtetutë që mund të pengojë atë në interesat e tij mafioze. Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë puç të parlamentit ndaj pushtetit të Gjykatës Kushtetuese për llogari të Edi Ramës dhe familjes së tij. Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve, o sot o kurrë të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e këtij bosi mafioz që ka vetëm një interes; pushtetin dhe pasurimin e tij. Faleminderit!

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet