LIVE UPDATES
Politike

Mardhënia Kosovë - Serbi/ REL: Mosmarrëveshje të vazhdueshme mes dy vendeve për vizitat zyrtare

Marrëveshja për vizitat zyrtare parashikon, gjithashtu, që secila palë të caktojë një zyrtar, i cili do të ketë qasje të rregullt dhe të thjeshtuar te pala tjetër dhe tek i cili palët do të ofrojnë informacione logjistike, për të lehtësuar përgatitjen e vizitave.

27 Mars 2025, 19:09 Nga B.Z
Mardhënia Kosovë - Serbi/ REL: Mosmarrëveshje të vazhdueshme
Takimi

KOSOVË - Zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë do të bëjnë vizita të ndërsjella, për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve, ose për t’i kontribuuar dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian për këtë qëllim.

Kështu, së paku, thuhet në Marrëveshjen për vizitat zyrtare, që Prishtina dhe Beogradi kanë arritur në vitin 2014. Por, përkundër saj, palët u ndalojnë shpesh vizitat zyrtarëve të njëra-tjetrës, duke i akuzuar për mosrespektim të procedurave.

Më 26 mars, Kosova ia ndaloi vizitën ministrit serb të Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, ndërsa më 20 mars, Serbia ia ndaloi vizitën ministrit kosovar të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e shpjegoi vendimin e saj duke thënë se Prishtina, fillimisht, i dërgoi një kërkesë për vizitë Beogradit, së cilës ai nuk iu përgjigj, dhe tha se qasja e Kosovës ndaj vizitave zyrtare do të mbetet e bazuar në reciprocitet.

Nga Serbia nuk u dha ndonjë shpjegim se përse është refuzuar kërkesa e Çekut, por Kosova është akuzuar për “minim të drejtpërdrejtë të normalizimit të marrëdhënieve”.

Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Bashkimi Evropian që t’i komentojë ndalesat e fundit të vizitave të zyrtarëve nga Kosova dhe Serbia, përkatësisht të vlerësojë dëmin që veprimet e tilla i shkaktojnë procesit që synon normalizimin e marrëdhënieve.

Deri në publikimin e këtij artikulli, REL-i nuk mori përgjigje, por BE-ja, më herët, ka deklaruar se pret të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë edhe atë për vizitat zyrtare.

Në Marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare thuhet se palët - nëpërmjet oficerëve ndërlidhës - do ta informojnë njëra-tjetrën për vizitat e zyrtarëve të tyre të kategorisë së parë dhe të dytë.

Kategoria e parë përfshin: presidentin, kryeministrin, zëvendëskryeministrat, kryetarin e Kuvendit dhe ministrat e Brendshëm, të Jashtëm dhe të Mbrojtjes.

Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë të gjithë ministrat tjerë, nënkryetarët e Kuvendit, drejtorët e zyrave qeveritare dhe të agjencive të sigurimit, kryetarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, prokurori publik, si dhe të gjithë personat tjerë që kanë siguri fizike, si udhëheqësit fetarë.

Për vizitat e zyrtarëve që bëjnë pjesë në kategorinë e parë, kërkesa duhet të bëhet së paku 72 orë përpara, ndërsa për vizitat e zyrtarëve të kategorisë së dytë, pala tjetër duhet të njoftohet së paku 48 orë përpara.

Oficeri ndërlidhës është ai që e ndërmjetëson procesin dhe konfirmon pranimin. Nëse nuk ka përgjigje brenda një periudhe të caktuar, vizita konsiderohet e miratuar.

Marrëveshja për vizitat zyrtare parashikon, gjithashtu, që secila palë të caktojë një zyrtar, i cili do të ketë qasje të rregullt dhe të thjeshtuar te pala tjetër dhe tek i cili palët do të ofrojnë informacione logjistike, për të lehtësuar përgatitjen e vizitave.

Disa herë në vit, njëra palë ose tjetra informon publikun se një vizitë zyrtare nuk është miratuar.

Gjatë vitit të kaluar, Bashkimi Evropian reagoi në disa raste për ndalimin e vizitave, duke i bërë thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që t’u përmbahen marrëveshjeve të arritura.

Për shembull, në fillim të vitit 2024, Beogradi zyrtar ia ndaloi ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, të vizitojë Luginën e Preshevës në Serbinë jugore, ku jeton popullata shumicë shqiptare.

Bashkimi Evropian, më pas, njoftoi se vizita e ministrit Sveçla ishte paralajmëruar në përputhje me Marrëveshjen për vizitat zyrtare dhe i bëri thirrje Beogradit që ta lejojë atë.

Më pas, në maj të vitit 2024, Kosova ia ndaloi vizitën drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Disa ditë më vonë u ndalua edhe vizita e patriarkut serb, Porfirije, me shpjegimin e autoriteteve kosovare se vizitat nga Serbia nuk do të lejohen, derisa Beogradi zyrtar vazhdon t’i shkelë marrëveshjet e Brukselit dhe të mos e ndalojë fushatën e tij kundër Kosovës në skenën ndërkombëtare.

BE-ja reagoi sërish, duke thënë se me ndalimin e vizitës së patriarkut serb, Kosova shkeli marrëveshjen e arritur me Serbinë në kuadër të dialogut.

Por, ndërkohë, palët kanë lejuar edhe disa vizita të ndërsjella të zyrtarëve.

Kështu, shqiptarët në Serbi u vizituan nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe tashmë ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, vizituan veriun e Kosovës.

Dialogu në nivel të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë u bllokua prej se një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023, dhe vrau një polic.

Këtij sulmi i paraprinë tensione të larta, pasi serbët në pjesën veriore braktisën institucionet e Kosovës, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës.

Serbët lokalë ngritën barrikada e bënë protesta, si dhe i bojkotuan zgjedhjet lokale. Ky veprim rezultoi, pastaj, me ardhjen e kryetarëve shqiptarë në krye të katër komunave me shumicë serbe.

I dërguari i ri i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, vizitoi Prishtinën dhe Beogradin këtë muaj, kur tha se prioritet i tij është të sigurojë një takim ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi në shkurt se i ka marrë parasysh kritikat për formatin aktual të dialogut Kosovë-Serbi dhe se ajo, së bashku me Sorensenin, do t’i shqyrtojnë opsionet për ta bërë atë funksional./REL

mosmarreveshje kosove-serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj