6 Dhjetor 2022, 21:52
Nga DOSJA
Bajram Begaj dhe Kyriakos Mitsotakis
TIRANË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti sot në një takim Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në Samitin e parë BE-Ballkani Perëndimor që zhvillohet jashtë hapësirës së Unionit. Kryeministri Mitsotakis shoqërohej në këtë takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Niko Dendias.
Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Greqia dhe populli grek i kanë dhënë shqiptarëve në momentet e vështira pas ndryshimeve demokratike, por edhe në kuadër të përballimit të fatkeqësive të ndryshme natyrore. Duke iu referuar fqinjësisë së mirë dhe vlerave e sfidave të përbashkëta, Begaj e konsideroi praninë e minoritetit grek në Shqipëri dhe të komunitetit shqiptar në Greqi si një vlerë të shtuar për këto marrëdhënie.
“Ato përbëjnë një urë të fortë, të vërtetë e të sinqertë miqësie e bashkëpunimi, për të cilën ne jemi të gatshëm ta forcojmë e promovojmë më tej”, tha Begaj.
Po ashtu ai vlerësoi frymën e mirëkuptimit dhe mirëbesimit në dialogun midis dy qeverive, si në nivel politik ashtu dhe në nivel ekspertësh.
“Ju siguroj se çdo çështje e vjetër ose e re do të trajtohet me seriozitetin maksimal, sipas normave të fqinjësisë së mirë dhe parimeve të reciprocitetit dhe në respekt të Kushtetutës, Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, të drejtës ndërkombëtare dhe si vende aleate të NATO-s”, theksoi Begaj.
Begaj dhe Mitsotakis e vunë theksin edhe tek bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve dhe mundësitë e investimeve të kapitalit grek në fusha të ndryshme të ekonomisë.
bajram begaj kyriakos mitsotakis
Politike
6 Dhjetor 2022, 21:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Media gjermane 'Der Spiegel' ka pasqyruar sulmin e sotëm ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Në a...
Politike
6 Dhjetor 2022, 21:39
I.A
Jozefina Topalli
TIRANË- Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e ka quajtur sulmin agresion brutal politik ndaj opozitës dhe një provok...
Politike
6 Dhjetor 2022, 21:32
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka komentuar sulmin e sotëm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. ...
Politike
6 Dhjetor 2022, 21:14
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas sulmit ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë...
Politike
6 Dhjetor 2022, 20:30
f.g
Sali Berisha
TIRANË- Sulmi ndaj Sali Berishës sot u krye në kryefjalë të ditës duke marrë edhe vëmendjen nga Samiti...
Politike
6 Dhjetor 2022, 20:15
A.B
Mark Rutte dhe Xavier Bettel
TIRANË- Kërcimi i organizuar nga fëmijët me rastin e samitit BE-Ballkan Perëndimor, bëri q&...
Politike
6 Dhjetor 2022, 20:16
I.A
Bardh Spahia
SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka reaguar pas sulmit ndaj kryeopozitarit Sali Berisha në protestën e ...
Politike
6 Dhjetor 2022, 19:48
A.B
Sali Berisha
BRITANI-Sulmi i bërë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë jehonë në mediat n&e...
Politike
6 Dhjetor 2022, 19:43
A.B
Bamir Topi ne emision
TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi ka dënuar aktin e rëndë që iu bë ditën e sotme kryetarit të...
Politike
6 Dhjetor 2022, 19:16
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas sulmit që i ndodhi kryedemokratit Sali Berisha. Sipas ti, k...