LIVE UPDATES
Politike

Marrëveshja për mbrojtjen Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Vengu: Informuam aleatët dhe partnerët strategjikë! Nuk është bashkëpunim kundër një pale tjetër

Vengu tha se kjo është një aleancë e natyrshme midis tre vendeve që përballen me kërcënime të ngjashme për sigurinë e tyre.

26 Mars 2025, 21:08 Nga M.B
Marrëveshja për mbrojtjen Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Vengu:
Pirro Vengu

TIRANA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbardhur detaje nga marrëveshja trepalëshe për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes që u firmos mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në Tiranë. I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN Vengu tha se kjo është një aleancë e natyrshme midis tre vendeve që përballen me kërcënime të ngjashme për sigurinë e tyre. Ministri i Mbrojtjes u shpreh se një nismë e tillë i shkon për shtat rrugëtimit të Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së, pasi gëzon mbështetjen e dy vendeve anëtare të Aleancës në çdo diskutim që bëhet në paradhomat e saj. 

I pyetur nëse Kroacia dhe Shqipëria janë konsultuar me NATO-n dhe SHBA-të për t’i dhënë jetë kësaj aleance ushtarake, Vengu tha se aleatët dhe partnerët strategjikë kanë qenë të informuar për hapat e ndjekur. Vengu sqaroi se ajo me Kosovën dhe Kroacinë është marrëveshje e hapur dhe jo e mbyllur vetëm për tre shtete, ndaj ka diskutime dhe konsultime me të tjera vende për t’u bërë pjesë e saj.

Pjesë nga fjala e Vengut në intervistë:

Nisma nuk është aspak e diskutueshme. Është një aleancë trepalëshe krejt e natyrshme, fillimisht e artikuluar para një viti në tryeza të përbashkëta rajonale të stafeve të Ministrive të Mbrojtjes dhe nga paraardhësi im me homologun kroat. E rishtruar në Ministerialin e fundit që patëm në NATO në fillim të këtij viti ku patra një takim me homologun kroat dhe konsult8ime të përbashkëta me homologun kosovar. Erdhi natyrshëm si rezultat i leximit të njëmend të kërcënimeve që i kanosen rajonit nga pikëpamja e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërhyrjeve të pala të treta në rajon, kërcënimet hibride, nga pikëpamja kibernetike, nga pikëpamje e influencimit dhe dezinformimit në debatet tona publike. Pra një sërë elementesh që i lexojmë njësoj.

E dyta ne e mbështesim Kosovën si dy vende aleate, anëtare të NATO-s. Kosova është e njohur nga Kroacia dhe për ne përbën një prioritet nga pikëpamje s sigurisë kombëtare dhe e politikës sonë të jashtme dhe sa herë na jepet mundësi ta mbështesim Kosovën në tryeza rajone, të cilat janë paradhomat e anëtarësimit në BE dhe NATO, ne e bëjmë në mënyrë konsistente. Dhe një nga pikat e marrëveshjes trilaterale është mbështetja e palëkundur e Kroacisë dhe Shqipërisë për ecurinë e Kosovës në këto nisma rajonale, siç është Karta e Adriatikut e cila është efektivisht paradhoma e një vendi para se të anëtarësohet në NATO.

Ne nuk kemi ndërtuar një bashkëpunim kundër një pale tjetër. Ky është bashkëpunim mes tre vendeve sovrane. Për pasojë ne nuk kemi pse konsultohemi me palë që nuk janë pjesë e kësaj marrëveshje. Kjo nuk do të thotë që ne nuk informojmë aleatët tanë apo partnerët tanë strategjikë për përmbajtjen e kësaj marrëveshje që në krye të herës. Dhe kjo nuk nënkupton se ne nuk informojmë dhe aktorë të tjerë që duhet të jenë të informuar për qëllimet e kësaj marrëveshje.

Ne synojmë pse jo të kemi edhe anëtarë të tjerë, me të cilët kemi konsultime, qoftë anëtarë aktualë të BE-së dhe të NATO-s, të cilët kanë një këndvështrim të njëmend sa i përket rreziqeve të sigurisë dhe mbrojtjes në Evropën Juglindore.

pirro vengu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet