LIVE UPDATES
Politike

"Mashtroi publikisht për udhëtimet me çarter"/ Berisha: Projektligji i Ramës nuk lejon hetimet parlamentare

Berisha thotë se Rama kërkon që të japë mundësi çdolloj bllokimi hetimi parlamentar, teksa thotë se në këtë mënyrë përcakton në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull, mënyrën e zgjedhjes së ekspertit.

1 Dhjetor 2023, 12:27 Nga A.B
"Mashtroi publikisht për udhëtimet me çarter"/
Sali Berisha

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se projektligji i ri për ndryshime në Komisionet Hetimore Parlamentare, sipas tij është i kryeministrit Edi Rama dhe nuk lejon hetimet parlamentare. Berisha thotë se Rama kërkon që të japë mundësi çdolloj bllokimi hetimi parlamentar, teksa thotë se në këtë mënyrë përcakton në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull, mënyrën e zgjedhjes së ekspertit.

FJALA E BERISHËS:

Seanca e gjyqit për Edi Ramën shtyhet për ditën jetër. Por sot, kryetemë e ditës është përpjekja e tij, i tmerruar gjer në palcë, që të ndalojë me ligj hetimin e vërtetë parlamentar, si mjetin e vetëm sot në Shqipëri, me të cilin qytetarët shqiptarë ushtrojnë sovranitetin në kuptimin e kontrollit të pushtetit të qeverisë së tyre.
Edi Rama, pasi ka shndërruar drejtësinë me SKAP-in dhe gjykatat speciale, në një karikaturë të shëmtuar, në një seksion të PS-së, pasi në Shqipëri për shkak të kurtheve ligjore, referendumi nuk mund të realizohet, dhe ka mbetur e vetmja dritare e kontrollit të abuzimit të qeverisë me pushtetit komisioni hetimor parlamentar, pasi e bllokoi për tetë herë me radhë, tani ka dërguar ligjin qesharak, i cili kërkon të ruajë privacinë e tij dhe familjes së tij për të gjitha abuzimet që ata kanë bërë.

Kërkon t’i japë mundësi bllokimi çdo lloj hetimi parlamentar, duke përcaktuar në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull, mënyrën e zgjedhjes së ekspertit, nuk beson as në ekspertët e certifikuar nga gjykatat, por beson vetëm në ekspertët që mund të përzgjedhë me votën e tij, de facto të mos lejojë asnjë lloj eksperti që nuk do falsifikojë dhe mashtrojë përpara se të caktohet, ju e keni vënë re që thotë se eksperti zgjidhet me dy të tretat. Ekspertët merren nga lista e ekspertëve që ka gjykata, ata kanë një certifikim, por Edi Rama kur bie puna te hetimi i krimeve të tij të tmerrshëm, ai do vetëm ekspertët që ia cakton Fatmir Xhafa apo ndonjë tjetër. Ky i fundit është aktivizuar shumë kohët e fundit, por mbetet ai që ka qenë.

Ju e shihni se pas betejave të pandërprera të opozitës për të ushtruar të drejtat kushtetuese të popullit opozitar, të drejtat kushtetuese të parlamentit, Edi Rama dërgon në parlament ligjin ku de facto i përjashton mundësinë opozitës që të hetojë, së pari 140 udhëtimet e tij me çarter në dy vite, me të cilat shpenzimi shkon në rreth 22 milionë euro.

Këto udhëtime përbëjnë një nga abuzimet më të mëdha, më kriminale të një sundimtari qoftë dhe të një principate më të humbur, pa le më të një vendi anëtar të NATO-s.
Nëse Edi Rama, siç mashtroi shqiptarët publikisht, nuk paska abuzuar me Ismailin e tij me 140 udhëtime në dy vite, ndërkohë që në 4 vite, një president i SHBA bëri gjithsej 74 udhëtime pune.
Pra, nëse 140 udhëtimet paskan qenë vërtet takime me kryeministrat apo kryetarët e shteteve, apo samitet ndërkombëtare, Edi Rama duhet t’i tregojë ato se në fakt ato kanë qenë vakanca në vende ekzotike dhe në Paris, kanë qenë siç thuhet rëndom, rrugë për transportin e ekspozitave të dështuara të tij. Pra, kanë qenë përdorime tërësisht personale dhe përbëjnë krim të shëmtuar politik.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit