LIVE UPDATES
Politike

“Mbajmë ne psikopate! Nga mendtë e kokës u rrëzua!” Pronarja fyen ish-punonjësen

Falë ndërhyrjes së emisionit, Besnikja arriti të merrte pagesën për 15 ditët e punës dhe mbeten ditët e raportit mjekësor.

9 Maj 2025, 22:24 Nga E. D
“Mbajmë ne psikopate! Nga mendtë e kokës u
foto nga emisioni

TIRANË- Besnike Miti  është  drejtuar në “Stop” në Tv Klan për të raportuar për ish-pronaren e saj, Luljeta Pashollarin. Në tetor të vitit që lamë pas, qytetarja nisi punë në biznesin e Luljetës, por në dhjetor theu krahun në ambientin e punës.

Falë ndërhyrjes së emisionit, Besnikja arriti të merrte pagesën për 15 ditët e punës dhe mbeten ditët e raportit mjekësor.

Emisioni “Stop” interesohet te ISSH ku mëson se aplikimi për raportin e saj nuk është bërë fare. Madje në telefonatën me gazetaren, pronarja nuk i kursen as sharjet dhe fyerjet ndaj ish-punonjëses.

Gazetarja: Përshëndetje, si jeni?

Pronarja: Përshëndetje, si jeni ju?

Gazetarja: Unë jam Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”. Për rastin e Besnikes po ju telefonoj. Patëm një komunikim me bashkëshortin tuaj dhe ai na tha që ka kaluar siguracioni te sigurimet.

Pronarja: Po zemër, i kanë kaluar.

Gazetarja: Unë sot u interesova te Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe më thanë që nuk është bërë asnjë aplikim.

Pronarja: Atëherë, më dëgjo mua tani se të njoh edhe kam respekt për ty sepse e shikoj emisionin. Këto që janë paguar zemër, janë paguar.

Gazetarja: Unë e kam burim zyrtar nga sigurimet që nuk është bërë asnjë aplikim.

Pronarja: S’kemi mundësi, e kupton?

Gazetarja: Po ky është detyrim ligjor, nuk është me dëshirë.

Pronarja: Të kuptoj zemër, të kuptoj.

Gazetarja: Është detyrim ligjor.

Pronarja: Të kuptoj shumë mirë unë ty zemër, por ti të jesh në vendin tim do ta shikosh njëherë se çfarë detyrimesh janë.

Gazetarja: Dëgjo, përpos kësaj,  në momentin që zonjës i ka ndodhur incidenti në vendin e punës, ai  quhet aksident në punë.

Pronarja: Incidenti i ka ndodhur për fajin e vet se vrapojnë për telefonat ato se nuk u heqim dot telefonat goce. Ne jemi të varur nga këto që marrim dhe psikopatët në punë zemër. Le që është urdhri i shtetit që një psikopat duhet ta mbash në punë. Të lutem zemër, mos më hap telashe e gjëra budalliqe.

Gazetarja: O zonjë, çfarë po flet kështu?  Jo, jo ti po i hap telashe vetes tënde se ti nuk je e rregullt në  procedurë.

Pronarja: Jo, jo, s’i hap telashe fare vetes unë.

Gazetarja: Është detyrim ligjor…

Pronarja: Të lutem edhe një herë…! Le të rrëzohet me! Nga mendtë e kokës u rrëzua, s’u rrëzua nga mendtë e mia.

Gazetarja: Ashtu ë?

Pronarja: S’do t’u mbaj këmbët unë atyre se vrapojnë për telefonat, kush merr në telefon.

Gazetarja: Këtë rast do ta raportoj te Inspektoriati Shtetëror.

Pronarja: Raportoje zemër, raportoje!

Gazetarja iu drejtua Inspektoriatit Shtetëror të Punës, ku pas komunikimit me kryeinspektorin Ardit Shabanaj thanë se subjekti nuk ka njoftuar për aksidentin dhe për këtë rast do të ngrihet një grup pune për inspektim.

Vetëm për mosnjoftim, subjekti do të gjobitet me 1 milionë lekë, ndërsa grupi i punës do të verifikojë shkeljet e tjera të mundshme./tvklan.al

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen