LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së/ Zbardhen DISKUTIMET, Bardhi paralajmëron shkarkimin e dy deputetëve: Po i japin pandëshkueshmëri Xhaçkës

Sipas tij ata janë bërë bashkë me Edi Ramën për ti dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhackës, ku e ka cilësuar veprimin të papranueshëm. 

17 Prill 2024, 19:08 Nga r.ll
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së/ Zbardhen DISKUTIMET, Bardhi
selia e pd

TIRANË- Në mbledhjen me deputetët e PD-së, kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka paralajmëruar përjashtimin e dy deputetëve, mbështetës të Lulzim Bashës.

Në debatin e zbardhur nga gazetari Osmanin Stafa, Bardhi ka deklaruar se është e papranueshme që deputetët Arbi Agalli dhe Orjola Pampuri të amnistojnë Olta Xhaçkën.

Sipas tij ata janë bërë bashkë me Edi Ramën për ti dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhackës, ku e ka cilësuar veprimin të papranueshëm. 

DISKUTIMET NË MBLEDHJE: 

Gazment Bardhi: Mirëdita kolegë. Ndjesë për vonesën, por isha në një videocall me përfaqësues të Institutit Amerikan Republikan, që po na ndihmojnë për funksionimin e Federatës Opozitare dhe zgjati pak më shumë se parashikimi. Sot kemi disa çështje në rend dite. Fillojmë me prezantimin e Platformës së Reformës Zgjedhore.

Oerd Bylykbashi: PD kërkon rikthimin te dakordësia e fundit e arritur nëpërmjet pozitës dhe opozitës (i referohet 5 qershorit 2020), për të cilin ka dhe një marrëveshje të firmosur nëpërmjet palëve dhe të mbështetur nga partnerët strategjikë dhe organizatat ndërkombëtare, e për pasojë zhbërjen e pasojave dhe ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor ( korrik dhe shtator 2020), posaçërisht për:

Rikthimin e koalicioneve me listë të përbërë ku secila parti antare e një koalicioni ka të drejtë të garojë me emrin e saj në fletën e votimit duke i dhënë zgjedhësit të drejtën të votojë për partinë që preferon, brenda koalicionit. Kjo formë koalicioni ka funksionuar me sukses dhe pa asnjë problem nga 2003-2020 dhe ka siguruar dy rotacione politike (2005 dhe 2009).
Eleminimin e pabarazisë së votës dhe padrejtësisë së rezultatit që prodhuan ndryshimet e njëanshme kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor (korrik dhe shtator 2020) në sistemin zgjedhor.

Partia Demokratike qëndron plotësisht për listat e hapura në përputhje me standartin e aplikuar nga shumica dërrmuese e mbi 90% të vendeve që përdorin listat e hapura. PD angazhohet të kontribuojë që në një kohë sa më të shkurtër,  të bëjë realitet votën e  të gjithë shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm jashtë vendit, aty ku ata banojnë, sipas detyrimeve aktuale që burojnë nga Kodi Zgjedhor, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 9 dhjetor 2022, me të njëjtat standarte dhe garanci si shtetasit që votojnë brenda vendit. Sistemi i votimit të shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm jashtë vendit duhet të thjeshtohet nga procedurat e rënduara të regjistrimit me qëllim shmangien e kontrollit dhe filtrave qeveritare. Sistemi i votimit për këtë kategori zgjedhësish duhet të jetë efikas dhe i paanshëm dhe nuk duhet të shërbejë për të ndikuar njëanshmërisht në rezultat.

PD angazhohet që të analizojë me seriozitet problematikat serioze të shfaqura në zgjedhjet e fundit përsa i përket procesit të votimit dhe numërimit elektronik, me qëllim arritjen e një vendimmarrje  përfundimtare e cila di t’i japë fund fazës hibride të pilotimit të tij në disa zona, nëpërmjet shtrirjes së tij në të gjithë vendin, ose heqjes dorë përfundimisht prej këtij sistemi. KQZ ka dështuar të zbatojë garancitë që ligji parashikon për zgjedhësin që të konfirmojë dhe hedhë votën në liri të plotë. Votimi nga persona të tretë dhe/ose operatorë teknikë të KQZ përbën vepër penale dhe është antikushtetues sipas jurisprudencës kushtetuese te 2002. Mungesa e një auditimi të pavarur të çertifikuar, pas tre pilotimesh nga viti 2021, cënon besimin në menaxhimin e votimit elektronik.

Gazment Bardhi: Në emrin tuaj falenderoj kolegun Bylykbashi dhe grupin e punës për këtë material. Kush e don fjalën.

Tritan Shehu: Mendoj të marrim materialin dhe ta studiojmë.

Helidon Bushati: Ne nuk mund të bëjmë reformë zgjedhore pa pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve. E theksoj fort sepse nuk mund të bëjmë ne reformë zgjedhore pa mbështetjen e amerikanëve. Vetëm kur përmirësuam marrëdhëniet me amerikanët ne mundem të marrim atë çfarë morëm. (I referohet fundit të aksionit opozitar).

Asllan Dogjani: Unë propozoj se ne duhet të kërkojmë lista të hapura sa i takon propozimeve për reformën zgjedhore. Dhe këto qëndrime duhet t’I bëjmë edhe publike.

Xhelal Mziu: Marrëvshja e 5 qershorit 2020, që u arrit PD & PS,me ndërhyrjen e përfaqësive por jo vetëm të SHBA dhe BE duhet të jet thelbi i propozimit tonë.

Duhet të kërkojmë rrëzimin e ndryshimeve 28 korrik 2020.

Pra duhet të kërkojmë:

1.Rikthimin e koalicioneve parazgjedhore.

2.Vota e 100% e diasporës, jo sipas a-Albania, por të gjithë.

3.Ashpërsimi deri 10 fish të masave penale ndaj çdo kujt që cënon ligjin dhe tjetërson votën e lirë.

4.Listat e hapura ngelen të rëndësishme.

5.Votë detyruese për qytetarët.

6.Votim elektronik dhe numërim elektronik si vendet e BE.

RIFORMATIM me 6 rajone.

Bujar Leskaj: Ne duhet të flasim në media dhe ku ta qartësojmë se duam të rikthehmë koalicionet parazgjedhore. Po ashtu të shprehemi se duam lista të hapura, votën e emigrantëve pa kushtet që vë gjeveria, që të kapim një bazë të gjërë emigrantësh, jo vëtëm 18 që janë regjistruar në portalin e qeverisë dhe votimin elektronik. Dhe votimi elketornik nuk është aq i thjeshtë sa duket, duhet të mos biem në gracka dhe të sigurojmë që të mos biem pre e manipulimeve.

Ndërkohë propozoj që të zhvillohen zgjedhjet për pozicionet vakante e të mbetura bosh më Grupit Parlamentar E kam bërë këtë propozim edhe përpara disa javësh por e përsëris prap. Dhe unë sugjeroj që gara për këto poste të bëhët vetëm mes grave, sepse jemi shndërruar në parti burrash. Pra unë po e shpreh qëndrimin tim se do të marr pjesë në votimet për këto poste, vetëm nëse kandidatet do të jënë zonja.

Gazment Bardhi: Nuk kam pasur kohë të merrem me këtë, pasi kam pasur shumë çështje me të cilat jam marrë. Por shumë shpejt do të merrem dhe do të zgjidhet, do të vij me një propozim. Amnistia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Edi Ramën për ti dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhackës. E papranueshme.

Dhurata Cupi: Kam një shqetësim që e ngriti edhe Bujari. E keni kthyer këtë parti në parti burrash. Shkoni nëpër qarqe bisedoni me demokratët dhe aty dalin burri 1, burri 2, burri 3, burri 4, etj. Asnjë grua. Mirë 4 nënkryetarët, sepse duhet, por pjesa tjetër, pse vetëm burra dhe asnjë grua?

Gazment Bardhi: Partia ka ngritur ato dy grupe pune, mund të shtohem me të tjerë padiskutim. Shqetësim i drejtë do ta vlerosojnë strukturat drejtuese te partisë.

Gazment Bardhi: Kalojmë tek çështjet e rendit të ditës. Do këmbëngulim për mocionin me debat nesër për drogën dhe Xibrakën. Do të dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese përsëri mandatin e Xhaçkës. Do të diskutojmë tek të gjitha pikat e rendit të ditës për të cilat do votojmë kundër, përveç marrëveshjes me BE. Për ccështjen e cila ka nisur si diskutim dhe kam marrë shumë shqetësime nga ana juaj në chatgrupin tonë (I referohet grupit të ëhatsappit ku shumë deputët kanë shprehur shqetësim për vendimin e Kuvendit për të lënë jashtë grupit Berishën dhe se duhet të bëhet betejë që të futet në Grupin Parlamnetar të PD-së), ju sqaroj se kjo nuk është çështje e kryetarit të grupit, sepse antarësimi në grup sipas rregullores është me vetëdeklarim. Unë mendoj që ne nuk duhet të biem në kurthin që të kthehemi përsëri tek përqëndrimi i debatit publik për grupin. Interesi i Edi Ramës është të na rikthej në debatin për grupin parlamentar, prandaj e luajtën në publik prej disa ditësh me këtë; një herë 35 anëtarë, një herë 38 anëtarë, sot e kishin bërë 42 anëtarë. Ne jemi grupi parlamentar i PD dhe kryetar i PD është Sali Berisha. Tani nga kjo kuptohet i gjithë absurdi i kësaj. Ne e dimë shumë mirë se kush është i përfshirë në grup parlamentar, që nga data 5 Shtator 2023 dhe nuk presim njohje nga Edi Rama për këtë mendoj. Grupi nuk ka një procedurë për futjen e deputetëve në grup, sepse kjo është me vetëdeklarim në Kuvend, pa përfshirjen e grupit. Psh para disa kohëve është përfshirë në grup kolegia Merita Bakiu, është vetëdeklaruar dhe është përfshirë pa u përfshirë grupi në këtë çështje. Mospërfshirja e z. Berisha që në nisje të kësaj Legjislature është bërë nga Kuvendi me interpretimin që nuk është tek lista fillestare që ka sjell Partia, para krijimit të grupit. Problemi nuk është tek ne. Në çdo rast më thoni çfarë shqetësimi kemi dhe si e adresojmë.

Tritan Shehu: Qëndrim të egër duhet të mbaj Grupi Parlamnetar për të mbrojtur Sali Berishën, për ta përfshirë në grup, madje duhet edhe t’u dërgojmë letra ndërkombëtarëvë, ku t’I informojmë për burgosjen poltike të kreut të opozitës. Duhet të mendojmë një procedurë, të marrim vetëdeklarimet, të bëjmë diçka.

Oerd Bylykbashi: Rregullorja sqaron sesi behet antarësimi në grup (lexon nenin e rregullores). Pra vetëdeklarim dhe lista e KQZ. Këtë mendoj ta përdorim, por e vendosim.

Flamur Noka: Po kjo mund të behet mendoj.

Luan Baci: Edhe unë mendoj si kolegët. Ne jemi shumica e grupit, të analizohet rregullorja dhe të bëhet.

Gazment Bardhi: Dakort. Për problemin që ngriti Albana, kam takuar Kryetaren e Kuvendit për këtë shqetësim dhe e kam kërkuar të mos pengohet funksionimi i komisioneve hetimore parlamentare (TIMS-i dhe koncensionet në shëndetësi). Kryetarja e Kuvendit më ka konfirmuar që nuk ka asnjë vendim politik të PS për t’i bllokuar komisionet dhe keqkuptimet që janë krijuar duhet të zgjidhen. Nëse ka pengesa duhet të ulen dy kryetarët me dy nënkryetarët që të përcaktojnë vijimin, dhe të gjitha shkresat për informacion më është konfirmuar që nuk do pengohet asnjë, do të kalojnë dhe nuk do të këtë asnjë pengesë.

grupi parlamentar i pd gazment bardhi

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët