LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva, ta heqim këtë qeveri. Balla shfrenon fjalorin

• Përplasje të forta mes kundërshtarëve politikë dhe fjalë banale nuk kanë munguar sot në Kuvend. • Taulant Balla iu përgjigj ashpër thirrjes për greva, duke e shthurur fjalorin ndaj numrit një të Partisë Demokratike. • Kryedemokrati Sali Berisha kërkoi nga të gjithë qytetarët, e të gjitha shtresave duhet që të ngrejnë krye kundër qeverisë. • Ndërsa bëri edhe 3 pyetje drejt zv.kryeministren Belinda Balluku. • Numri një i Partisë Demokratike kërkoi të dinte se përse Balluku ishte investuar në largimin e ish-kryepolicit Gledis Nano nga detyra. • Por nuk e mori një përgjigje. • Ndërsa replika janë shkëmbyer nga Balluku dhe Ervin Salianji lidhur me sulmet kibernetike, ku u ra parimisht dakord për bashkëpunim mes dy kampeve politike. • Ndërsa, edhe puna e SPAK shkaktoi gjithashtu debate të forta mes deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. • Tabaku ngriti pyetje për SPAK, se në çfarë faze janë për hetime për aferën e inceneratorëve apo dosje të tjera. • Manja u shpreh se asnjë nga Partia Socialiste nuk e ka intimiduar SPAK. • Po ashtu, seanca e sotme miratoi edhe gjashtë (6) projektvendime dhe rrëzoi një projektvendim. • Projektvendim "Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike", ku u zgjodh kandidatura e Petraq Lika me 72 vota pro; ndërsa kandidatura e Bledar Qira nuk arriti të miratohej, pasi mori 15 vota pro. • Edhe Edmond Tullumani, u miratua me 97 vota Pro. • Në seancën plenare të ditës së sotme, u vendos me 101 vota pro shtyrja e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale deri më 21 tetor. • Gjithashtu u miratua me 105 vota pro projektligji për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi organizatën ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim. • Kandiatura e Arta Mandros për anëtare të KLP u rrëzua pasi nuk u arrit shumica e kërkuar. Pati vetëm 71 vota pro nga 84 që duhen.

28 artikuj për këtë temë.

4 DITE ME PARE

FOTOLAJM/ Deputeti i PD "ulet" në anën e kundërshtarit! Bisedë "kokë më kokë" me Majkon

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Agron Gjekmarkaj dhe Pandeli Majko

TIRANË- Pas kreut të Partisë Demokratike, një tjetër deputet i PD ka zgjedhur të ulet për një moment nga ana e kundërshtarit.

Bëhet fjalë për deputetin e Qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj, i cili gjatë një momenti të seancës plenare të ditës së sotme është parë të uloet krah deputetit socialist Pandeli Majo ku u panë duke biseduar së bashku në një diskutim "kokë më kokë".

Kujtojmë se më herët kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ul në anën e Partisë Socialiste konkretisht në vendin e Klotilda Bushkës. Gjest që e ka shpjeguar në Foltoren e Kuvendit, me arsyetimin se edhe PD ishin përfaqësues të socialistëve në sallë.

5 DITE ME PARE

“Pika që s’ju bie”, Spaho ironizon qeverinë: Me sulmin kibernetik na kanë hequr më shumë se pantallonat

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Edmond Spaho

TIRANË- Nga foltorja e Kuvendit, Spaho u ndal te marrëveshja për mjetet e lundrimit dhe bashkëpunimin me shtetet e tjera në rast fatkeqësie, duke mos i kursyer ironitë drejtuar mazhorancës.

Ai tha se ‘pika që s’ju bie atyre që presim që t’i ndihmojë Shqipëria me mjete lundrimi’. Ndërkohë për sulmin kibernetik Spaho tha figurativisht se shtetit tonë i kanë hequr më shumë se pantallonat.

Edmond SpahoMiratimi i një marrëveshje ndërkombëtare që na detyron ne si shtet që mjetet lundruese ku shtetet e tjera të kenë nevojë për ndihmë, shtet ynë do ia japë. Pika që s’ju bie atyre që presin t’i ndihmojmë ne kur të kenë fatkeqësi kur të kenë nevojë. Mu kujtua ngjarja e tmerrshme e Himarës, ku një nga ato mjetet kërceu nga ujë në tokë dhe e çoi në botën tjetër atë fëmijë të pafajshëm që ishte me pushime me familjen për qef të vetë. Demagogjia dhe sharlatanizmi ishte i pafund, duke u paraqitur si arritje e kësaj qeverie. Si ato gomone që ikin në Angli dhe detyrohen që të çojnë video, ku u kërkojnë ndihmë se po mbyten. Sulmet kibernetike, është sulm i madh që i ka ndodhur vendit tonë. Sulmet kibernetike, që kur ka lindur kompjuteri, ka pasur sulme të tilla, dhe do të ketë. Por ama ai që ndërton sisteme të tilla merr masa që të mbrohet. Zv.kryeministrja tha; si duhet të na e merrte mendja ne se duhej të ndërtoheshin sisteme mbrojtëse. Ne dhe një Pc-je të vogël në shtëpi i vëmë antivirus. Kanë dalë të gjitha të dhënat, të qeverisë, policisë, pronat, shyqyr që nuk pranuan të futesh në E-Albania bankat, se imagjinoni se çfarë do kishte ndodhur. pensionistë, mësues, greva është rruga e duhur për të dhënë dorëheqje qeveria.

5 DITE ME PARE

Peleshi-opozitës: Po bëni lojën e një fuqie të zezë, po kërkoni destabilitetin e vendit! Në fushën dixhitale jemi të parët në BP

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës të cilën e akuzoi se po kërkon destabilitetin e vendit. 

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend Peleshi u shpreh se opozita me këto veprime dhe akuza që hedh ndaj qeverisë sa i përket sulmit kibernetik të kryer ndaj sistemeve dixhitale të vendit po i shërben me apo pa vetëdije një "fuqie të zezë". 

Ministri u shpreh se sa i përket dixhitalizimit vendi ynë është i pari në Ballkani Perëndimor me 95% të shërbimeve të dixhitalizuar.

Niko Peleshi: Po bëni lojën e një fuqie të zezë. Ky është synimi juaj greva dhe destabilitet. I kërkoni llogari qeverisë shqiptare se pse nuk kemi qenë imun 100% ndaj një sulmi nga një domain i ri ndërkohë që kemi bërë shumë përparime në fushën dixhitale. Duhet të përgatitemi. Nëse e ke të sinqertë pyetjen se çduhet të bëjë opozita atëherë, mos i nxini faqen Shqipërisë. Në fushën dixhitale jemi e para në Ballkanin Perëndimor, kemi dixhitalizuar 95% të shërbimeve dhe kjo ka dhe riskun e ruatjes së këtyre të dhënave. Ky sulm na ka bërë më të ndërgjegjësuar. U tha këtu se të dhënat u morën pasi patronazhistët kishin lënë një "derë hapur", si mujnd të thoni broçkulla nga kjo foltore. Nuk janë të zakonshme se krijojnë destabilitet.

5 DITE ME PARE

Sulmi i kibernetik Iranit, Balluku thirrje opozitës: U godit Shqipëria, të bëhemi bashkë! Nuk ia arritën qëllimit

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Belinda Balluku

TIRANË- Akuzave të opozitës për dështim ndaj sulmit kibernetik të Iranit, zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj me një thirrje. Ajo u kërkoi që të bëhen bashkë, pasi sulmi ishte i paprecedentë.

Balluku tha në Kuvend se buxheti është i pamjaftueshëm për të përballuar një sulm të tillë dhe se po punohet me partnerët për të ngritur një strategji të re të mbrojtjes. Sipas ministres qëllimi i iranianëve ishte të fshinin çdo të dhënë të sistemeve tona, por nuk ia kanë dalë.

Belinda Balluku: Buxheti është i pamjaftueshëm për të përballuar një sulm në katër drejtime. Nuk po merrem me metaforat e uljes së pantallonave. Duhet thënë që sulmi me të cilin jemi përballur është i paprecedent. E thënë kjo nga analiza e bërë nga Microsoft. Nuk e di që kush nga ju pret që ne të parashikonim që do të bëheshim target i një vendi që investon miliona dollarë për të shkatërruar vendet e tyre.  Do të bëjmë strategjinë e mbrojtjes kibernetike. Me këto sulme është përballur e gjithë bota. Teknologjia ndryshon çdo muaj. Ky nuk ka qenë një sulm i rastësishëm dhe as amator. Merreni seriozisht. Është një moment për tu bërë bashkë dhe për të mbrojtur vendin. Sulmi kishte si qëllim për të fshirë çdo të dhënë në sistemet tona dhe nuk ia kanë dalë. Ky sulm i ka ndodhur Shqipërisë. Kini parasysh që po trajtohet gabim. Janë bërë të gjitha veprimet e duhura. Vazhdon edhe sot edhe kësaj dite dhe jemi nën sulm. Po punojmë me partnerët. Sulmet shërbejnë për të parë dobësitë e sistemit dhe për të krijuar mburoja të reja. Nuk është ky rasti për t’u goditur qeveria, na duhet të bëhemi bashkë për të gjetur zgjidhje.

5 DITE ME PARE

Korreshi ironizon Felajn: Na keni "vjedhur" Kushtetutën, s’po e gjejmë dot

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Saimir Korreshi dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Është zhvilluar me debate të forta dhe tensione dhe seanca e sotme plenare në Kuvend. Opozita akuzoi nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj se nuk zbaton rregulloren, duke mos i dhënë fjalën deputetëve të opozitës.

Deputeti Saimir Korreshi iu drejtua me ironi Felajt se ‘u kanë vjedhur Kushtetutën dhe s’po e gjejnë dot’.

“Duke qenë se po dëgjomë përralla me mbret, t’i shtyjmë për ditën e shtynë, se atëherë ka qenë emisioni me përralla në kohën e Enverit. Na keni vjedhur dhe kushtetutën, rregulloren, nuk po e gjejmë t’ju kundërshtojmë”, tha ai.

5 DITE ME PARE

DEBATI/ Shehaj: Qeveria jep para për kompani "Off Shore". Felaj i pret fjalën! Balluku: Nuk është e vërtetë

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Agron Shehaj

TIRANË- Është zhvilluar me debate të forta dhe tensione dhe kjo seancë plenare në Kuvend. Gjatë fjalës së tij deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj hodhi akuza ndaj qeverisë sa i përket inceneratorëve. Shehaj tha se qeveria po jep para për kompani "Ofef Shore" ndërkohë që pronarët janë në hetim.

Përgjigjien ia dhe numri dy i qeverisë, Belinda Balluku e cila sqaroi sesi qëndron e vërteta. Balluku u shpreh se sa i përket Inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit ato janë nën sekuestro dhe nën menaxhimin e qeverisë shqiptare. Ajo tha se shteti duhet të paguajë sipas kontratës pasi çështja është nën gjykim dhe deri atëherë qeveria do të përformojë sa i përket pagaseva se nëse nuk e bën do të ketë detyrime të tjera.

Seanca drejtohej nga nënkryetarja Ermonela Felaj e cila i ndërpreu fjalën deputetit Shehaj duke u përfshirë dhe në një debat verbal që zgjati edhe pasi mikrofat u fikën.

Agron Shehaj: Kjo mazhorancë ka treguar që është eksperte e kompanieve ofshor. Pronarët e kompanisë së inveneratorit janë mister. Janë të shpallur në kërkim nga prokuroria por fshehja "guackë" i jep mundësi qeverisë të vjedhë me incineratorit. Kemi një aferë prej 400 milion eurosh, ku pronarët janë të shpallur në kërkim ndërkohë qeveria vazhdon t'u jape dhjetëra milion euro. 

Belinda Balluku: Vetëm për të bërë trasnparencë se unë them gjithmonë se dhe kur gjërat thuhet për dezinformin qeveria ka për detyrë të përgjigjet. Inceneratori i Fierit është nën sekuestro. Ato vazhdojnë të marrin para se kryejnë shërbime në interes të publikut. Paratë nuk po shkojnë në llogari guackë. Kemi pasur një komision hetimor që kemi ardhur të gjithë të përgjigjemi. Tirana është në hetim. Deri sa të kemi një vendim Gjykate dhe deri në atë vendim do të vazhdojmë të performojmë me kontrata se në rast se ne nuk performojmë në të ardhmen qeveria do të ngarkohet me hetim. Fieri dhe Elbasani menaxhohen nga shteti shqiptar. Tiranë është në hetim dhe deri atëherë shteti do të performojë.

Agron Shehaj: Kjo që tha ministrja nuk është e vërtetë. Paratë po shkojnë për kompani ofshor...

Felaj i pret fjalën.

Ermonela Felaj: Ejani te procedura...

Agron Shehaj: Ju lutem do dal te procedura. Po flas për procedurë.

Ermonela Felaj: Unë shqetësohem kur thuhet e vërteta dhe ju e vërteta nuk ju pëlqen.

Agron Shehaj: Mund të flas, mund të flas. I qëndrojmë fakteve, ato që tha ministrja...

Ermonela Felaj: Faleminderit koleg, po prisja të thoni diçka për procedurë por ju nuk po e ngrini. Uluni zotëri, uluni ju lutem.

Agron Shehaj fle nga vendi pa mikron

5 DITE ME PARE

Spaho: Unë e pranoj të më thotë Spiropali vrasës, po jo të gjithë forcës politike

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat, Edmond Spaho iu përgjigj akuzva të kolegevë të cilët kërkuan një falje nga ai për deklaratat që tha për ministren. Ai u shpreh se opozita u cilësua si vrasëse në seancë mirëpo këtë nuk e pranon. Deputeti tha se do ishte ndryshe nëse do akuzohej vetëm ai por nuk e pranon që të cilësohen të gjithë të tillë. 

Edmond Spaho: Më bënë thirrje për të kërkuar ndjesë. Replika është për zonjën Spiropali. U përdor një fjalor fyes dhe agresiv, opozita u cilësua vrasëse, do ta pranoja të më thoshte Spiropali vrasës, po të na thotë të gjithë forcës politike nuk e pranoj. Jeni ju ata që keni vrarë. Nëse Spiropali do të kërkonte ndjesë, atëherë do pranohej fjala e koleges time atje. 

Ermonela Felaj: Ju akuzuat PS se thatë keni që nga viti 1944 që vrisni. 

5 DITE ME PARE

Nuk e priti mirë kritikën/ Baçi-Felajt: Sa herë drejtoni seancën ju, dështoni. Socialistja ia pret fjalën...

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Luan Baçi dhe Ermonela Felaj

TIRANË- Deputetët e opozitës janë revoltuar me zv/kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj pas ndërprerjes të fjalës së tyre për disa herë me radhë. Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi u shpreh se sa herë që Felaj drejton seancën plenare ajo degradon.

"E keni vënë re sa herë drejtoni seancën ju, dështoni? Drejtuesi i seancës është ai që i jep drejtimin një institucioni, po kalojnë orë se kush artikulon më bukur. është për procedurë, mos ma ndërpre fjalën. E di rregulloren më mirë nga ju...,"-tha Baçi.

Por edhe kësaj herë, Felaj ndërhyri dhe i preu fjalën...

5 DITE ME PARE

Grida Duma i kujtoi 'Skënderbeun', Spiropali e ofendon: Je triumf i formës mbi përmbajtje

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Grida Duma dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për Shtetin dhe Parlamenti, Elisa Spiropali dhe deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma janë përplasur në distancë, duke mos i kursyer as fyerjet. Ministrja Elisa Spiropali ka folur në Kuvend me tone të ashpra ndaj deputetes Duma, pasi kjo e fundit i kujtoi 'Skënderbeun' dhe krahasimin e tij me kryeministrin Edi Rama. Në kundërpërgjigje, Spiropali e quajti Dumën delirante, duke shtuar se si person, ka shumë formë se përmbajtje. Ndërkohë, deputetët e opozitës, gjatë fjalës së Spiropalit, përplasën duart mbi tavolina duke kundërshtuar fjalorin e saj.

PJESË NGA DEBATI: 

Grida Duma: Ne kemi një inkoherencë të madhe, e kemi për Shqipërinë. Përpiqemi që të jemi në atë modestinë tonë për të qenë konherencë për të qenë me Skënderbeun. Jeni inkoherente...Për

Felaj: Do e ndërpes fjalën, ju mund t'i bini bankave dhe çdo gjë tjetër. Por ajo që është e shkruar do zbatohet.

Spiropali: Po ç'keni pse nuk doni përgjigje?

Felaj: Çdo njeri ka rregullore dhe Kushtetutë para, lexoje dhe nëse nuk e gjen, largohem unë nga kjo sallë.

Spiropali: Nuk e dëgjova me vëmendje deputeten, ka një spirrë verbale. Arrogante, e vrazhdë. Është triumfi absolot i formës mbi përmbajtjen. Gjeti kohë që baltën ta hidhte dhe mbi mua, nuk e marr dot inat. Sepse lavjerrësi i saj politik flet më shumë se gjithçka tjetër. Luli i mirë, Luli i keq. Berisha, i mirë, Berisha i keq. Duhet të iki, duhet të kthehet. Dhe vetëm kësaj inkoherence iu përgjigja. Vetëm mund të qesh. Nuk ka make-up që i mbulon këto mangësi. Duke perifrazuar edhe shprehjen. Patjetër që lind, nuk bëhesh. Kështu vlen edhe për politikanët. Shëndet zonjë, zoti qoftë me ty, por duket se ti nuk je me të.

Grida Duma: Koeficient i ulët inteligjence, kur përmbajtësisht të shqetëson forma. është çështje trashësie, e ke ti këtë. Tani pse ia hoqët zonjës Bano fjalën, pa e ditur se çfarë ishte? 

5 DITE ME PARE

Dumës iu hoq fjala, 'revoltohet' opozita, deputetët përplasin duart mbi tavolina

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Kuvendi

TIRANË- Deputetët e opozitës u revoltuan me zv/kryetaren e Kuvendit Ermonela Felaj pas ndërprerjes të fjalës së deputetes Grida Duma.

Deputeti Luan Baçi u shpreh se sa herë që Felaj drejton seancën plenare ajo degradon. Të njëjtin qëndrim me deputetët e PD, pati edhe deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili.

Në shenjë revolte ata përplasën duart mbi tavolinat e tyre.

5 DITE ME PARE

Deklarata e Spahos, ironizon Manja: Faleminderit që na e kurseni Elisën, na tregoni kë keni në plan të vrisni

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri Ulsi Manja reagoi pas deklaratës së deputetit Edmond Spaho se ministrja Elisa Spiropali nuk vritet pasi nuk ka vlerë. Me ironi, Manja e falenderoi duke i thënë se ministrja u duhet në mënyrë që të replikojë me to. Po ashtu, ai pyeti se kë ka në plan opozita që të vrasë. 

'Faleminderit Zoti Spaho që po na e kurseni Elisën, që t'ju japë replika. Po na tregoni se kë keni në plan për të vrarë, se ishim dëshmitarë të një dhune, mbi qytetarët, biznesi, e këtë e bën një njeri që e ka drejtuar këtë vend. Ishim dëshmitarë të një prroi psiqik dhune, më vjen keq për një pjesë prej jush që jeni bërë pjesë e kësaj dhune. është fat që e kemi, se një njeri i tillë që në cdo tre fjalë ka dhunën mbi shtetin e mbi njerëzit duhet ta kemi këtu që shqiptarët të kujtojnë kur të shkojnë në kutinë e votimit se kë nuk duhet të votojnë. Ju keni vrarë, distancohuni nga kjo gjuhë e nga ky fjalor. Ne do jetojmë 100 vjet e do qeverisim për aq kohë sa na duan qytetarët. '- tha Manja. 

5 DITE ME PARE

'Nuk vlen'/ Spaho- Spiropalit: Mos ki merak, ty nuk të vret njeri!

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho replikoi me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali pas akuzave të kësaj të fundit në drejtim të ish kryeministrit Sali Berisha. Spaho i bëri të ditur se atë nuk e vret njeri pasi nuk vlen.

“Doja të qetësoja zonjën Spiropali, pa merak, ty nuk të vret njeri se nuk vlen”, tha Edmond Spaho.

5 DITE ME PARE

Berisha u ul në anën e socialistëve/ Spiropali: Për çfarë përfaqësimi flet, për 1800 plumbat në Bulevardin e Kombit?

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për Shtetin dhe Parlamenti, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend i është kundërpërgjigjur Sali Berishës se ai ishte përfaqësues edhe i socialistëve në Kuvend. Në fjalën e saj, për replikë, Spiropali kujtoi sulmin ndaj protestuesëve të 21 janarit, duke u shprehur se socialistët ndër vite i ka vrarë dhe i ka përndjekur.

"Kjo që dëgjuam ishte për të qeshur, se për të qarë njërëzit i keni bërë kur keni qeverisur. E gjithë opozita është e marrë peng nga dy njerëz që janë marrë nga grabitësit e bankës. Nuk kemi dëshirë që të merren me njerëzit përditës. U ul në këtë anë të parlamentit deputeti i botës tjetër dhe pretendoi se ëhstë përqafësues i socialistëve. 1800 plumba u gjetën në bulevard, ç'përfaqsim? Për çfarë po flet. Dje, një e moshuar tha me jep leje të qëlloj Edi Ramën. Pyeti këtë se ai jep leje për vrasje. Për dosjet ne po dashkemi të dënojmë përfaqësues politik. Këta që të gjithë politikën e kanë ngritur mbi shantazh. Ne e kaluam ligjin në 2015. U la aty një vjegë. Po, e pranoj unë që aty u la një vjegë. U ka dalë boja, nuk e voton më njeri. Berisha është pacienti 0 i egërsisë në politikë. Si fillim u tallët me sulmet kibernetike. Por kuptuar se ishte një sulm i sponsorizuan nga Irani. Po fakti që nuk ishte një sulm ndaj Shqipërisë, por një aleati të NATO-s që u ngrit në këmbë Shtëpia e Bardhë dhe NATO? Ky sulm nuk kishte limit buxheti. Shpërbimet u ngritën në këmbë për një javë. Raporti përfundimtar që nuk është bërë nga ne, nga FBI që erdhi në ndihmë, ai raport që nuk e latë zv.kryeministren për ta lexuar,"-tha Elisa Spiropali.

5 DITE ME PARE

'Burrë i vjetër, u ul se e nuk qëndron dot në këmbë'/ Balla për Berishën: Ky i ha PS atë...

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj deklaratëve të Sali Berishës, i cili u ul në anën e socialistëve. Balla tha se ajo ishte një provokim nga një njeri që nuk ka turp. Balla përmendi fjalë të rënda, duke thënë se Berisha kërkon që të provokojë sherr dhe luftë sa herë që i jepet mundësia.

'U bë një provokim i ulët nga një njeri pa turp. Nuk ndodh që unë të ulem në vendin tuaj. Ky individ kërkon sherr  dhe luftë sa herë i jepet mundësia. Ne nuk bëmë asnjëherë reagim se burrë i vjetër nuk qëndron në këmbë dhe menduam se e ka nga mosha. Ky që kërkon të vijë këtu në Parlament se i përfaqëson më mirë socialistët, ky PS i ha atë dhe ky PS ky njeriu nuk ia afrohet dot kurrë se PS në këto 30 vite ka kontribuar vetëm për të mirën e këtij vendi. Ky njeriu që e ka tradhtuar Shqipërinë”,'- tha Balla.

5 DITE ME PARE

BERISHA gjen zgjidhje për rrëzimin e qeverisë Rama: Greva, greva, greva!

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Sali Berisha

TIRANË- Koha e qeverisë Rama po mbaron. Kështu pretendon numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij në kuvend, Berisha tha se rruga e vetme për të larguar socialistët nga pushteti është greva masive për çdo kategori qytetarësh që trajtohet si mos më keq. Berisha u shpreh se pedagogët, studentët, pronarët e bizneseve të vogla, të gjithë duhet të ngrihen kundër qeverisë, pasi sipas tij, kjo që po ndodh me çmimet në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

"Sot më shumë se kurrë qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim në këtë hall. Dëgjova diskutime por sot është koha për veprime. Këta janë nga mëngjesi gjer në darkë të angazhuar në dy aktivitete, mashtrimin dhe vjedhjen tuaj. Koha ka ardhur që ne kësaj qeverie t'i tregojmë vendin. Jam këtu për t'u bërë thirrje mësuesëve që të mbrojnë figurën e tyre. Janë të vetmit që 8 vite nuk njohën rritje por krahasuar me inflacionin, ulje të ndjeshme të rrogës. Janë njerëzit më të përçmuar në administratë. U shkakton dhimbje portali i kësaj zonjës, portali i Kushit. Cila mbetet? Greva, greva dhe vetëm greva. Edhe bizneset, të ulin qepenat. Studentët të organizohet një lëvizje e fuqishme studentore. Edhe pedagogët të ngrihen, mos t'u tregojë punën një person që nuk merret as si mësues vizatimi. Koha thërret, ora po vjen, duhet të jemi në lartësinë. I bëj thirrje taksistëve dhe të gjithë ata që kanë makina që të mos pranojnë tirani por të ngrihen. Çmimet i vendos qeveria dhe kontrabanda e saj. Të ngrihemi se kjo që ndodh me çmimet në Shqipëri, nuk ndodh në asnjë vend të botës. U bëj thirrje nxënëseve të gjimnazeve që të ngrihen në protesta të përgjithshme dhe të shpëtojnë nga regjimi personal i një njëriu. Koha nuk pret, ndaj dhe ky parlament duhet ta ketë të numëruar. Ky parlament ka marrë fund. Do përballeni me qytetarët shqiptarë, ky është zotimi solemn i PD,"-tha Berisha ndër të tjera

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, SALI BERISHA NË KUVEND

Për herë të parë unë prita ulur në një karrige të deputetëve socialistë. E bërë këtë me qëllimin më të sinqertë, për t’ju thënë socialistëve shqiptarë se sot avoketër të vetëm të tyre në këtë parlament janë demokratët dhe do të vazhdojnë deri në fund, të jemi zëdhënës të interesave qytetare, të shqiptarëve pa dallim bindjesh politike. Në këtë mënyrë, se si është katandisur ky parlament, sot më shumë se kurrë, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim në këtë aulë. Unë, dëgjova këtu diskutime, por sot të dashur qytetarë, koha është për veprime. Këta janë, nga mëngjesi deri në darkë, të angazhuar në dy aktivitete kryesore, në mashtrimin tuaj, në vjedhjen tuaj. Vjedhjen tuaj, mashtimin tuaj. Por koha ka ardhur, që ne kësaj qeveria t’i tregojmë vendin. Koha ka ardhur dhe jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shqipërisë, me guxim dhe kurajo, të mbrojnë interesat e tyre, të mbrohen nga nënçmimi, përçmimi që ju bën ky regjim dhe kjo qeveri. Janë të vetmit mësues në rajon, që në 8 vite jo vetëm nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin, ulje të ndjeshme të rrogës. Janë njerëzit më të përçmuar në administratë, ndërkohë që ata duhet të jenë qytetarët dhe njerëzit më të nderuar për misionin e tyre fisnik. 

Të nderuar mësuese dhe mësues, ju vetë e konstatoni se si po rrrënohet sot sistemi arsimor, se çfarë sage vuajtje dhe mjerimi ju krijon portali i kësaj zonjës, portali Kushi, portali i partisë, portali i mashtrimit dhe i falsifikimit. Se si një mësues, qoftë edhe i ekselencës, por për bindjet e tij, duhet të presë 7-8 vite pasi të ketë mbaruar çdo gjë, për t’u sistemuar, ose nuk sistemohet fare. U bëj thirrje sindikatave, shkëputuni nga plogështia juaj dhe të organizojmë grevën e përgjithshme, e cila është grevë për dinjitetin e secilit në rradhë të parë. U bëj thirrje mjekëve, bluzëbardhëve,  që shohin rrënimin e sistemit shëndetësor, që e shohin se si shqiptarët vdiqën nga pandemia, 250 përqind më shumë se mesatarja e BE, vdiqën më shumë se në çdo vend tjetër të uropës, vdiqën sa në 3-4 vende me vdekshmërinë nga Covidi më të lartë në botë. Mjekë të shkëlqyer që largohen nga vendi, infermierë që ikin. Të gjitha këto sepse janë njerëzit më të keqpaguar, më të keqtrajtuar, më të keqvlerësuar.Atëherë cila mbetet? Greva, greva dhe para së gjithash greva.

I drejtohem këtu biznesit të vogël, që ka një armik të vërtetë në këtë qeveri, e cila pret fundin për dy muaj që t’u vendosë 23 përqindëshin, e cila rriti tarifën e energjisë në 200 lekë. Çfarë presin më? Thirrja e çdo biznesmeni, e fëmijëve të tyre, grave dhe miqve të tyre është: të ulen qepenat, grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme. U bëj thirrje të gjithë studentëve, bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë, qeveria u dha nga 100 euro, kurse kjo qeveri u jep mashtrimin, nënçmimin, përçmimin. Të organizohen në një lëvizje të fuqishme studentore. U garantoj se ne jemi 10-20-30 herë më të fuqishëm se këta që vjedhin çdo ditë qytetarët shqiptarët. U bëj thirrje pedagogëve të universiteteve që të ngrihen fuqishëm. Të mos lënë një copë  injorant t’u përmendë rrogën dhe dijen. Një njeri që nuk është i denjë as për mësues vizatimi dhe që mburret se s’ka master e doktoratë. Por që ka injorancë deri në qiell.  U bëj thirrje të organizohen. I bëj thirrje sindikatës që të qëndrojë fuqishëm sepse vetëm greva e përgjithshme është rruga për t’i prerë biletën aty ku e meriton kjo qeveri kapion në të zeza dhe vjedhje.

U bëj thirrje policëve të shtetit, policëve të vërtetë, që nuk u paguhet asgjë nga djersa që derdhin, të cilët mashtohen nga mëngjesi deri në darkë, të cilët  trajtohen si qenie inferiore nga shefat e tyre. E dëgjuat Panganikën çfarë i thoshte oficerit? Çfarë pësoi Panganika që i tha plerë oficerit me uniformë? Asgjë. Sepse Panganika  është mik i Veliajt dhe Ramës,është një turp i dheut, është një turp oficer. Po atë marrëdhënie kanë ministrat me vartësit e tyre. I trajtojnëme mungesë dinjiteti. I terrorizojnë. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës: në grevë dhe vetëm në grevë. Koha po thërret. Ora po vjen. Ne duhet të jemi në lartësi dhe jo të shohim dhe të vajtojmë.

U bëj thirrje taksistëve dhe çdo qytetari që guidon makina, që të mos pranojnë këtë tirani të çmimit të naftës sepse ajo është vendosur nga qeveria dhe kontrabanda e saj. U bëj thirrje qytetarëve, demokratë e socialistë dhe çdo bindje, të ngrihemi. Se kjo që ndodh me çmimet, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Se bordet komuniste të Edi Ramës kanë rritur çmimet e kafshatës, të bukës, djathit, qumështit, më shumë se në çdo vend tjetër të Europës.

U bëj thirrje nxënësve të gjimnazeve të ngrihen së bashku me studentët në protesta të përgjithshme dhe të shpëtojnë nga ky regjim i kalbur monist,  personal i një njeriu. Koha nuk pret. Ndaj dhe ky parlament duhet t’i ketë kohërat e numëruara. Ky parlament ka marrë fund, që kur ekzekutivi merr kompetencat e tij, parlamenti nuk ka pse ekziston më. Do përballeni me qytetarët shqiptarë. Ky është zotimi solemn në emër të Partisë Demokratik dhe të opozitës.

5 DITE ME PARE

GJESTI- Habit Berisha: U ula tek ana e deputetëve socialistë, ja përse

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Sali Berisha i ulur nga krahu i socialistëve

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një ndryshim si kurrë më parë. Gjatë seancës së sotme plenare, Berisha është ulur në vendin e Klotilda Bushkës, gjest që e ka shpjeguar në Foltoren e Kuvendit, me arsyetimin se edhe PD ishin përfaqësues të socialistëve në sallë.

"Prita i ulur në një karrige të deputetëve të deputetëve socialistë, e bëra për t'u thënë që avokatër të vetëm janë demokratët. Do vazhdojmë gjer në fund të jemi zëvendës të interesave qytetare. Në këtë mënyrë sesi është katandis ky parlament sot më shumë se kurrë qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim,"- tha Berisha.

5 DITE ME PARE

Debati për arsimin/ Kushi: Opozita refuzoi ftesën tonë në Kongres. Zhupa: Nuk do rrija spektatore

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ndau shqetësimin dhe kërkesat e pedagogëve ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo u shpreh se Qeveria dhe Ministria nuk po reagon, madje shton se po përpiqet që të mbulojë zhurmën me propagandë. 

'Për konventën biem të gjithë dakord. Javën e kaluar kishte një protestë të pedagogëve, në fakt me datë 7 i 7 2022, sindikata e universiteteve u co një letër ministres. Me datë 30 gusht 2022, u ka bërë një peticion ministres dhe kryeministrit sindikata e punonjësve, e firmosur nga universitete të ndryshme në vend. Po këta pedagogë bënë një protestë para një jave, pavarësisht elementëve duket se nuk ka ndodhur asgjë. Ministrja nuk reagon, presin ditën kur të fillojë shkolla e të bëjnë propagandën e radhës, e në fund asgjë nga pedagogët. Ju do mbuloni zhurmën me një propagandë. '- u shpreh Zhupa.

Po ashtu, Zhupa u shpreh se Qeveria shqiptare nuk po ndihmon aspak studentët, duke krahasuar atë që po bëhet në Kosovë, ku një student i jepet 100 euro. 

'Nuk ka asnjë paketë sesi mund të ndihmohen studentet. Kosova e ka, u jepen 100 euro, ne nuk kemi asgjë. Duan që ti shtyjnë sa më shumë që të studiojnë jashtë. Një në tre maturantë aplikojnë jashtë, nuk është lajm i mirë se po na ikën rinia e që po presim pleqtë e Gjermanisë, po e kthejmë vendin në një azil pleqsh.'- tha ajo teksa foli për të rinjtë.

Në përgjigje të akuzave të Zhupës, fjalën e mori ministrja Evis Kushi. Ajo u shpreh se ka pasur dialog me pedagogët e se ditën e nesërme është planifikuar një tjetër takim në orën 15:00. Po ashtu, Kushi përmendi një ngjarje që ka ndodhur së fundmi me opozitën. Ajo u shpreh se i kishte dërguar ftesë Zhupit të ishte e pranishme në Kongresin e Arsimit, mirëpo deputetja e Partisë Demokratike refuzoi ftesën. 

'Ju i ndiqni me vëmendje mirëpo ju paskan shpëtuar disa. Në datën 22 gusht kemi zhvilluar një takim për çështjen e pagave të pedagogëve. Kemi diskutuar gjatë. Nesër kemi një takim me përfaqësim me sindikatën e punonjësve, nesër në orën 3 e kemi takimin, për të diskutuar të njëjtën çështje. Për dialogun me universitetet nuk mund të na akuzoni. Çdo muaj takohemi me rektorët e universiteteve, është vetë kryeministri, diskutojmë dhe marrim vendime. Nuk ka pasur asnjëherë një periudhë që të ketë një dialog kaq intensiv. Cfarë vendimesh do marrim nuk ua them dot. Na akuzoni për mbështetje studentore, a ka pasur një herë mbështetje më parë. Bursat që lidhen me paktin për universitetin janë në fuqi, për të gjithë studentët që vijnë nga shtresa të caktuara. Meqë përmende mungesën time, një nga konkluzionet e samitit ishte se ka nevojë urgjente për transformimin e arsimit në botë.Arsimi duhet të na bashkojë e jo të na ndajë, ne jemi të hapur për bashkëpunim. Ju kemi sjellë ftesë për kongresin, fillimisht e pranuat e më pas e refuzuat. Ishte mundësi e mirë që të ndanim mendimet tona, jemi të hapur, jo me akuza, e me baltë. Duhet të bashkëpunojmë. Dita e parë e shkollës duhet të ishte dita që të ishit pozitiv. E dashur Ina të pres herë tjetër që të mos e refuzofsh ftesën.'- u shpreh Kushi. 

Zhupa iu përgjigj ministres duke i thënë se ftesa u refuzua, pasi opozita në atë Kongres e kishte vendin te spektatorët.

'E kam pranuar ftesën, por kur pashë që ishim spektatorë, e refuzova. Komisoni i Edukimit, nuk paska rol, se nuk kishim asnjë rol. Unë që të vij dhe të duartrokas nuk e bëj dot se jam deputet. Nëse doni të na ftoni na ftoni e t'ju themi të gjitha një për një.  Për ditën e parë, ne thamë të vërtetën. Nesër do jem në një shkollë tjetër, sot ishte dikush tjetër për të treguar atë që po ndodh. Për pedagogët, e di që jeni mjeshtre për dreka e darka. '- u shpreh Zhupa.

5 DITE ME PARE

Burg për kondicionerin në Zvicër, Balluku: I referohem DailyMail, nëse doni ua dërgoj lajmin me mesazh

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku iu përgjigj akuzave të opozitës se qeveria mashtroi kur përmendi masat që ka marrë Zvicra për krizën energjitike. Në Kuvendin e Shqipërisë, Balluku u shpreh se iu është referuar gjithmonë lajmit të DailyMail, madje u tha deputetëve të Partisë Demokratike se nëse është e nevojshme, do ua dërgojë me mesazh. 

'Unë i referohem DailyMail për lajmin për Zvicrën, do ta dërgoj në Whatsapp, abuzimet me të cilat jeni mësuar të bëni, çdo budallik që thoni ju ne na shërben. I duhet që shtetit zvicerian të hedhë në gjyq DailyMail, ndërkohë shteti zvicerian nëse është prekur të hedhë në gjyq këto media. Tani e kemi parë se cfarë thotë ministrja, që të lahen dyshe në dush, ne i referohemi mediave prestigjoze. Unë them, lexoni raportet, sulmi është i titulluar... dhe ka pasur për sistem fshirjen e çdo të dhëne, asnjë nuk është humbur. Për sa i përket mbrojtjes është  një mësim i nxjerrë që duhet të ketë investime pasi ne nuk kemi qënë ndonnjëherë të sulmuar. '- tha Balluku.

5 DITE ME PARE

3 PYETJET- Berisha pyet Ballukun: Çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me ju?

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë tre pyetje për zv.kryeministren Belinda Balluku, duke theksuar lidhjen e saj me largimin e ish-kryepolicit Gledis Nano nga detyra. Pasi mori fjalën për procedurë në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha tha se kishte 3 pyetje për socialisten, duke i përmendur largimin e Nanos, e po ashtu edhe për pallatin e konfiskuar të biznesmenit Lulzim Morina.

"Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje: A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja? E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos (ish-kryepolici Gledis Nano), drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit? Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin. Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister. *Nikolla i ndërpret fjalën,"-tha Berisha. 

Por kurrë nuk e mori një përgjigje, pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën, duke pretenduar se nuk ishte procedurë.

5 DITE ME PARE

VD- Berisha s'e do fjalën nga vendi, çohet tek Foltorja, Vokshi e shqetësuar: Do ua heqi fjalën doktor

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Por Albana Vokshi nuk ka qenë e pashqetësuar për fjalën e liderit të partisë ku ajo bën pjesë. Teksa Berisha tenton që të çohej për të shkuar në Foltore, Vokshi i ka përmendur se kryeparlamentarja Lindita Nikolla do e ndërpriste.

PJESË NGA BISEDA: 

Berisha: Jo, më mirë atje.
Vokshi: Do ua heqi fjalën doktor
Berisha: Jo



5 DITE ME PARE

BE vendos sanksione për të korruptuarit? Për çfarë e kishte fjalën Balla sot në Kuvend (SQARIMI)

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Taulant Balla dhe Ursula Von Der Leyen

TIRANE- Pasi e paralajmëroi disa ditë më parë, sot në Kuvend, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nxitoi të njoftonte se Bashkimi Evropian kishte vendosur të merrte sanksione ndaj zyrtarëve të korruptuar. Por për çfarë vendimi flet kreu i grupit të PS dhe kujt i referohet?

Deklarata e Ballës në të vërtetë pason një premtim të dhënë nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen bëri në "State of the Union" më 14 shtator, ku tha se BE do të marrë masa për të korruptuarit. Pa njoftuar masat konkrete, shefja e KE-së tha se vitin e ardhshëm, më 2023, Komisioni do të përditësojë legjislacionin për të luftuar korrupsionin ndërsa do ta sanksionojë atë si një shkelje e të drejtave të njeriut dhe një mjet të ri për të mbrojtur vlerat e BE jashtë unionit. 

"Dhe sot do të doja të fokusohesha te korrupsioni, te të gjitha fytyrat e tij. Te fytyra e agjentëve të huaj që përpiqen të ndikojnë në sistemin tonë politik. Te fytyra e kompanive apo fondacioneve të dyshimta që abuzojnë me paranë publike.Nëse duam të jemi të besueshëm kur kërkojmë nga vendet kandidate të forcojnë demokracitë e tyre, ne duhet gjithashtu të çrrënjosim korrupsionin në vend. Kjo është arsyeja pse vitin e ardhshëm Komisioni do të paraqesë masa për të përditësuar kuadrin tonë legjislativ për luftimin e korrupsionit. Ne do të rrisim standardet për vepra të tilla si pasurimi i paligjshëm, trafikimi me ndikim dhe shpërdorimi i pushtetit, përtej shkeljeve klasike si ryshfeti. Dhe ne do të propozojmë gjithashtu përfshirjen e korrupsionit në regjimin tonë të sanksioneve për të drejtat e njeriut, mjetin tonë të ri për të mbrojtur vlerat tona jashtë vendit."-tha Von Der Leyen më 14 shtator. 

Se cili do të jetë filtri dhe kush do të jenë 'viktimat' politike të vendimit kjo mbetet për tu parë në muajtë e ardhshëm, por kursi tashmë është i qartë. Pas SHBA dhe Britanisë së Madhe, edhe Evropa do të mbajë një qendrim zyrtar për liderët e përfshirë në afera korruptive./Dosja.al

5 DITE ME PARE

“Ishte e pamundur ta përballonim sulmin”/ Balluku-opozitës: Mos e ktheni në 'kalë beteje'. Salianji: Bashkëpunojmë

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Belinda Balluku dhe Ervin Salianji

TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj deputetit demokrat Ervin Salinjit, i cili i kërkoi transparencë sa i takon sulmeve kibernetike. Në fjalën e saj nga Kuvendi i Shqipërisë, Balluku tha se sulmi i kishte kapur të papërgatitur, por që në fund, e gjitha ishte përballuar. Ndërsa pavarësisht akuzave drejtuar qeverisë nga deputeti demokrat Ervin Salianji, ajo që i tërhoqi vëmendjen zv/kryeministres Belinda Balluku ishte deklarata e Salianjit për bashkëpunim.

PJESË NGA PËRPLASJA: 

Balluku: Hackerat kanë qëndruar 14 muaj patjetër. Se kanë qenë të padukshëm. Ne nuk kemi sisteme të avancuara. Nuk kemi qenë të përgatitur për sulm të këtij niveli të organizuar nga një shtet tjetër. Ne kemi qenë në sulme të ndryshme, të hakerave amator apo profesionist. Por kjo ishte e pamundur për ne të përballonim këtë sulm Patronazhistët dhe sulmi i Iranit as nuk lidhen gjëkundi dhe as nuk do të lidhen. Bëni gabim që në një moment kaq të vështirë kur një pjesë e Ballkanit është nën atak, nuk kanë lidhje me sulmin që kemi pasur ne. Por fakti që i gjithë rajoni është nën sulm flasin qartë për një momentum që nuk duhet të kthehet në kalin tuaj të betejës. Fakti që doni të mbështesni këtë rrugë, fakti që u ofruat për të forcat mbrojtjen, kjo është mbrojtja më e mirë. Më 15 korrik 2022...iu duhet raporti? Patëm një kërkesë...

Salianji: Më vjen mirë që ministrja përgënjeshtron kryeministrin në publik. *lexon postimet e Ramës lidhur me sulmet kibernetike. Kryeministri nuk e ka pranuar që agresioni ka ndodhur dhe që Shqipëria të ketë dështuar. Ja ku jemi, ç'kërkoni nga opozita? Ne do ua sjellim me shkrim pyetjet që kam për këtë çështje. I vetmi shtet që ka ndodhur një sulm i tillë është Estonia, që nuk i kanë marrë të dhënat por vetëm ia kanë dëmtuar.

Balluku: Atëherë sa i përket referencave tuaja, i jeni referuar të gjitha herët kryeministrit. Asnjë e dhënë nuk është zhdukur. Referoju meqë po flet për raportet e FBI. Transparencë nuk doni. Nuk lejuar që të lexohet raporti, të paktën kini parasysh që asnjë e dhënë sensitive, apo jo e tillë, nuk është zhdukur nga sistemi. Siç jeni në dijeni me raportet publike. Fakti që të gjitha të dhënat janë ende, tregon që pavarësisht sulmit që ka nisur muaj më parë, nuk ia kanë dalë që të fshijnë të dhënat. Kërkojmë nga opozitë që të mos e përdorë këtë luftë për abuzime dhe goditje narrative. Në bashkëpunim me opozitën kërkojmë që të kemi mundësi që të rishikojmë disa nga aktet ligjore për sulmet. Atë që Salianji tha për nbashkëpunimin, do donim ta shihnim në realitet. Lejoni të bëhet transparenca kur e kërkoni. Doni të përfiutoni nga një situatë, por kjo nuk është dosido. Çdo shqiptar është në një moment shumë të vështirë, është në një sulm agresiv nga kapacitete financiare. Merreni seriozisht këtë gjë. është momenti për t'u bërë bashkë dhe për të mbrojtur Shqipërinë. 

Salianji: Nuk ka replikë mbi replikë. Shumë shkurt po iu them. Asnjë zhdukje dhe rrjedhje të dhënash thotë kryeministri, ndërsa rrjedhje kemi e thotë Prokuroria. Ne kërkojmë plotësisht a ka përgjegjës apo jo kjo ngjarje? Nuk ka dështuar Shqipëria jo, ka dështuar qeveria. Se i kanë rënë br*kët në fund të këmbëve...

5 DITE ME PARE

Thërritet nga SPAK, Berisha: Do shkoj! Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), për të dëshmuar për hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nga ambientet e jashtme të Kuvendit, përballë gazetarëve, Berisha u shpreh se e gjitha është një përpjekje mjerane e kryeministrit Edi Rama për të mbuluar vjedhjet. 

'Totalisht përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet që ka bërë me inceneratorët. Unë siç kam shkuar do shkoj, kur bëhet fjalë për një akuzë, unë nuk hezitoj kurrë që të përgjigjem. '- u shpreh Berisha.

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dorëzoi një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

5 DITE ME PARE

Balla nga Kuvendi: BE do të sanksionojë të korruptuarit, Berisha preket i pari

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e marrë më 14 shtator Komisioni Evropian për të vendosur sanksione për zyrtarët e korruptuar brenda unionit dhe në vendet kandidate. Në seancën e sotme në Kuvend, Balla tha se i pari që do të sanksionohet pasi BE të publikojë sanksionet do të jetë kryedemokrati Sali Berisha, i cili është shpallur "non grata" si nga SHBA dhe nga Britania e Madhe. 

"Reforma në drejtësi duhet që të na bashkojë. Përshendes vendimin e Komisionit Europian për të sanksionuar personat e përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.Është gjë e duhur që BE të ecë sa më shpejt në këtë drejtim. Vendet që synojnë të anëtarësohen duhet t’i tregojnë me gisht ata persona dhe rasti më flagrant është ai i ish-kryeministrit të vendit,"- tha Taulant Balla në Kuvend.

5 DITE ME PARE

FOTO- Peleshi 'hutohet' pas bisedës me Ballukun, humb ekuilibrin në Kuvend, për pak rrëzohet

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Kuvend

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pengua në Kuvend. Teksa qëndroi përballë tavolinës së zëvendës kryeministres, Belinda Ballukut, me të cilën komunikoi për disa minuta, në largim, Peleshi hasi një pengesë. Teksa zbriste shkallën, Peleshi humbet ekuilibrin por arrin që të ngrihet sërish. 

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,

Fatmirësisht, ai nuk u lëndua mirëpo vijoi më pas atë ç'ka kishte për të bërë. 

5 DITE ME PARE

'Prindërit gëzohen kur i largojnë fëmijët nga Shqipëria'/ Duma: Vela e Shqipërisë po ikën jashtë

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma foli në Kuvend për emigrimin e shqiptarëve jashtë vendit duke hequr paralele me situatën pas vitit 1990. Ajo u shpreh se sot prindërit gëzohen kur fëmijët ikin në emigrim ndërsa shtoi se vela e Shqipërisë që është rinia po ikën çdo ditë prandaj anija jonë nuk lundron dot.

Grida Duma:Kudo që është bregdeti shqiptar ka një mur betoni në rërë dhe një det si shkretëtirë. Bregdeti i Durrësit nuk ka jetë detare. Një 7 vjeçare ne Potam. Humb jetën dhe ende sot ky parlament nuk ka mbajtur një minutë heshtje. I dënuar nuk duhet të jetë ai, pasi është bishti i një koke arrogance pushteti që i thur lavde duke bërë shoë, që i mori jetën një 7 vjeçarje në Potam. E dimë se çfarë do të thotë ajo tragjedi. Sa herë që flisni për Reformën në Drejtësi e kam parë veten duke mbrojtur ish-eksponentë të opozitës.

Pa drejtësi nuk ka zhvillim.  Reforma në Drejtësi ishte me shtysën e madhe të ndërkombëtarëve. Pa ata ne nuk e kemi dot velën e lundrimit në direkun e duhur. E do logjika, ju jeni në pushtet ju keni tendera keni 10 vite. Ju përfitoni nga kërcënimi në drejtësi sepse ne kemi 10 vite në opozitë. Ju keni pushtetin dhe korruptoni. Ju merreni se ku e kemi ne etapën. Në vend që të jepni llogari na tregoni ne kush është blu e kush është e kuqe. Edhe me Bruksel lind duhet të ndjekim direktivat.

Në harrojmë se kemi detyra të mëdha në këtë vend. Mos te sillemi sikur jemi udhëheqësit e botës. Nëse gjërat dështojnë është faji i qeverisjes. Por të marrësh gjuhën se si ju i drejtoheni parlamentarëve, është si gjuhe e qeverisë komuniste. Dilni këtu e thoni ne i kemi bërë të gjitha, e pyeta zv. ministrin ja del ti që me 110 mijë lekë të vjetra. Nuk thonë? Jo. Por kanë frikë kanë frikë nga e vërteta.

Studentët e u çuan dhe thanë duam mbështetje. Kreu thotë se kur ju dëgjova thotë ju nuk meritoni asgjë. Ato janë shkëlqim në fakt që vazhdojnë jetojnë akoma këtu. Prindërit sot qeshin kur i përcjellin, kjo është tragjedia. Gëzohen dhe thonë shyqyr që i çova fëmijët atje. Është një botë e ca larg studenti në Gjermani. Vela më e madhe e anijes së Shqipërisë është rinia e vet. Ju e e keni çuar velën jashtë këtij vendi prandaj kjo anije nuk lundron dot.

5 DITE ME PARE

FOTOLAJM- Kundërshtarë, jo armiq! Dhurata Çupi i shkon pranë Ballës, ç'diskutuan me kufje në dorë?

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Taulant Balla dhe Dhurata Çupi

TIRANË- Vijnë nga kampe të ndryshme të politikës, por jo "armiq". Dhurata Çupi është kapur sot nga kamera e Kuvendit, pranë Taulant Ballës, duke komunikuar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Siç duket nga fotot e mëposhtme, Çupi shkon me një palë kufje në duar, ndërsa duket se flasin për diçka serioze. Megjithatë nuk kuptohet qartë se cila ka qenë tema e diskutimeve.

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Taulant Balla dhe Dhurata Çupi

Ndërsa demokratja me të mbaruar sqarimin, ka shkuar për t'u ulur në vendin e saj. Ç'të kenë diskutuar vallë?

5 DITE ME PARE

SPAK 'mollë sherri' në Kuvend, Manja-demokratëve: Duroni se po punojnë! Tabaku: Pse s'hetohet 184 dhe 339?

Kuvend/ Berisha 'ndërron' parti, thirrje qytetarëve: Greva,
Jorida Tabaku dhe Ulsi Manja

TIRANË- Përplasje në Kuvend për rolin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Fjala në Foltore e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kërkuar llogari për punën e SPAK, ndërsa përgjigjen e mori nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Në përgjigje të Tabaku, ministri Ulsi Manja u shpreh se ishte Partia Socialiste që votoi për ngritjen e SPAK dhe drejtësisë së re dhe do ta mbështesë këtë institucion. Ndërsa për punën e SPAK, kërkoi vetëm durim. Nga vendi, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i kujtoi ministrit se ai dhe kolegë të tij kanë dosje në SPAK i bëjnë presion këtij institucioni. Si kundërpërgjigje, ministri Manja tha se ata që e sulmojnë strukturën e Posaçme janë të krahut të saj. Ministri nuk e mori përgjigjen nga Tabaku, por nga deputeti Edmond Spaho, por ky i fundit nuk e mori dot fjalën asnjëherë deri në fund nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

PËRPLASJA E PLOTË NË KUVEND:

Jorida Tabaku: Si ka mundësi që drejtësia hesht edhe pse me zë dhe me figurë u vërtetua që kryetari bashkisë ka miratuar në kundërshtim me ligjin projektin dhe koncesionin? Si ka mundësi që hesht drejtësia kur ka prova se si ish ministra dhe politikanë me pushtet kanë udhëtuar, kanë bashkëpunuar dhe kanë shkelur ligjin për të ndihmuar Klodian Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan?! Përse hesht drejtësia që duhet të na tregonte se nuk ka të paprekshëm as në politikë, as në biznes dhe as në fushën e krimit?! Nga se ka frikë kjo drejtësi; nga ligji apo nga politika?! Në një shtet të së drejtës, në një shtet ku sundon ligji dhe jo maliqi përgjigja është e qartë. Ka një arsye përse sot drejtësia megjithëse në mes të një reforme me dëshirën për t’i dhënë drejtësi këtij vendi, ka më shumë frikë maliqin dhe politikën edhe jo Ligjin. E kam të qartë që këtu do të na flasin anëtarët e mazhorancës duke reklamuar se si janë dënuar dy ish ministra dhe një deputet. Seriozisht? Mendoni që shqiptarët dhe partnerët strategjikë na besuan një Reformë në Drejtësi që të dalim dhe të deklarojmë se janë arrestuar dy ministra dhe një deputet?! Kjo është arsyeja përse ne ndryshuam kushtetutën? Çmontuam një sistem korrupt me dakordësi që një palë të vijë këtu dhe të numërojë kurbanët? Ne e dimë të gjithë shumë mirë që SPAK po kërcënohet, po tundohet dhe po shtyhet mos të hetojë aty ku duhet dhe si duhet. Nuk e miratuam reformën në drejtësi, nuk e votuam ngritjen e SPAK sepse dëshironim disa kurbanë nga politika. E keni vënë re se si korrupsioni është thelluar më shumë që prej ditës që është krijuar SPAK? Kur u bë vjedhja me inceneratorët? Në 2017! Kur janë dhënë tendera dhe koncesione të tjera që kanë çuar borxhin publik në 100% të PBB? Pas Reformës në Drejtësi. Nuk është rastësore e gjitha kjo! Pasi qeveria ka zgjedhur që ta sulmojë SPAK ndërkohë që pjesa tjetër e politikës kërkon të intimidojë SPAK që mos të hetohen akuzat ndaj tyre. Nuk ka një shoqëri të shëndetshme, as një shtet serioz nëse nuk ka Drejtësi. Kam qënë ndër të vetmit në këtë sallë që kam kërkuar që të lihet SPAK të bëjë punën e tij: nuk jam e kënaqur as unë nga puna e SPAK, është e mjaftueshme, duhet të tregojë më shumë guxim, e duhet ta tregojë me ato që janë në pushtet; ashtu si kam thënë që kjo drejtësia me regji duhet të përfundojë dhe maxhoranca duhet t’i mbajë larg duart nga drejtësia e nga hetimet! Asnjë pushtet, qoftë ai i djeshëm, i sotëm apo i nesërm nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjë për të shantazhuar, kërcënuar dhe penguar hetimet dhe tentativën për të vendosur drejtësi! Për këtë arsye mendoj e gjykoj që kjo Reformë në Drejtësi të mos dështojë duhet mbështetur, me të njëjtat parime që kemi pasur në krye të herës! Nuk mendoj e gjykoj që punën këtu ne do të na e bëjnë ndërkombëtarët, ashtu si nuk mendoj e gjykoj që do të na e japin ato drejtësinë, por duhet të biem dakort që ato duhet të luajnë rol për të mos lejuar kapjen e SPAK apo të kujtdo organi tjetër, për tu siguruar që ligji zbatohet njësoj për të gjithë e jo një ligj për miqtë e një për armiqtë! 

Ulsi Manja: Reformën në drejtësi e bëmë që të mos flitet më për një pushtet të pavarur. Që politika të mos flasë më për drejtësinë. U desh vullneti i kësaj shumice që drejtësia të jetë e pavarur. është e përcaktuar qartë sesi e ushtron parlamenti një kontroll të tillë. Drejtësia sot po bën detyrën, nëse keni raste ku është ndërhyrë, është mirë t'ua thoni shqiptarëve. Sot kemi ish-kolegë tanë që po përgjigjen përpara drejtësisë. Tani nuk mund t'i thuhet drejtësisë pse nuk bën këtë, pse nuk bën atë. Retorikë politike në këtë sallë nuk mund të ketë. Lëreni drejtësinë të bëjë punënë e vetë. Hetimi nuk mbaron brenda ditës, duroni prisni hetimin. Përgjigja për të dy pyetjet; pse e bëmë dhe ku është, kjo është. Duroni.

Jorida Tabaku: Nuk e kam sulmuar kurrë drejtësinë, jam në detyrën time që të pyes se ku janë hetimet për dosjet, pse e kërcënoni SPAK? Pse SPAK është bërë organi më i sulmuar, ku është parë që t'i jepet urdhër një institucioni se cfarë të bëhen. Me këtë thirrje i drejtohem jo juve, se sot jeni nesër jo, po politikës e pushtetit. 184 dhe 339 janë çështje për hetimin e vjedhjeve, nëse hetohen ato persona do të jenë përballë drejtësisë.

Edmond Spaho: Duhet të themi të vërteta dhe të mos themi 100% gënjeshtra. Ministri tregoi sesi maxhoranca ndërhyn duke folur se modeli që është ndërtuar gjatë këtyre viteve është ekzemplar. Pse Rama i bën thirrje drejtësisë në asamble hetoni filanin...

Lindia Nikolla: Zoti Spaho nuk është procedurë, dakord doli thelbi. (i hiqet fjala Spahos)

(Spaho flet nga vendi)

Ulsi Manja: Këtë të drejtë për të marrë fjalën ma jep neni, e drejta e replikës është e kufizuar. Ata që e pengojnë SPAK janë të krahu juaj, nëse e do saktësisht, i ke pas vetes. Kaq është përgjigjia për këtë, me emra e mbiemra t'i them tani e kush e pengon dhe intimidon SPAK. Raporti im me drejtësinë është se sa herë kanë punë me maxhorancën, ne i përgjigjemi. Kur nuk ju vjen mirë dilni nga salla se ju vjen orari i gjumit. Se ai gjumi ju ka marrë në qafë dhe ju ka sjellë ku jeni. 

Edmond Spaho: Dua t'ju pyes nëse është ashtu si thoni ju, pse Rama në asamblenë socialiste jep udhëzime që të hetohet X apo Y. Kjo quhet ndërhyrje apo jo?

seance plenare 22 shtator 2022

Sondazh

Poll

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra