All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Mbyllja e TikTok, tani që dështoi rruga e shkurtër, nis rrugën e gjatë

Pavarësisht se mbyllja e TikTok është, sipas arsyes më të rëndomtë ligjore, antikushtetues, problemi i saj dhe i të gjitha platformave të tjera mbetet dhe kërkon trajtim serioz - mbështetur te edukimi dhe jo te kufizimet.

28 Mars 2025, 15:40 Nga B.Z
Mbyllja e TikTok, tani që dështoi rruga e shkurtër, nis
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË - Kryeministri Edi Rama pranoi atë që e di çdokush që ka informacion jo shumë të lartë mbi teknologjinë, e dinte që nga dhjetori i kaluar, kur ai shpalli dëshirën për të mbyllur TikTok-un. Ai pranoi, pa e shprehur me fjalë, se vetëm shtete shumë të fuqishme, si Kina apo diktatura të tjera janë në gjendje të kontrollojnë aksesin e shtetasve në internet dhe se ai është i vetëdijshëm se një program që quhet VPN (akronim i Virtual Private Network), ndihmon qytetarët që të shmangin censura të tilla. Kushdo që di historinë e Turqisë, një vend gjysmëdiktatorial që mbylli aksesin në You Tube në vitin 2008, e di gjithashtu që një masë e tillë është shpallur sakaq “jodisproporcionale” dhe në shkelje të të drejtave themelore të njeriut nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Rama gjithsesi, pretendoi, pa dhënë fakte, se përdorimi i VPN-së “është i rrezikshëm” dhe se, sipas tij, “hakerat bëjnë namin”. Kjo është dukshëm një gjë krejtësisht e pavërtetë sepse VPN-të, të cilat mund të shkarkohen në celularë, kontrollohen për efekt sigurie nga kompanitë që ofrojnë shërbimin e ndërmjetësit, të tilla si ‘Apple Store’.

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri me “mbylljen” e TikTok është shumë e thjeshtë. Një urdhër, i cili, sipas gjasave, është i paligjshëm, ka dalë nga një zyrë shteti dhe ka vajtur te kompanitë që ofrojnë shërbimin e aksesit në internet, të quajtura ISP.

Urdhri i kërkon këtyre kompanive të vendosin në regjistrimin e ndalimeve adresat e përdorura nga  Tik Tok. Kompanitë kryesore, si Vodafone dhe One, e kanë zbatuar këtë urdhër. ISP të tjera dukshëm nuk e kanë marrë mundimin për ta zbatuar, ma ha mendja jo për shkak të ndonjë ndjenje rebelimi por për shkak se një shtet karrakatinë si ky i joni, të cilit i dalin të dhënat e qytetarëve sheshit në mënyrë të përsëritur, nuk merret seriozisht.

Dhe fakti që, muaj pasi urdhri është dhënë, mekanizmat e kontrollit mbi zbatimin e këtij urdhri duket se janë inekzistente (me gjasa, punonjësit shtetërorë që duhet të merren me punë të tilla janë ndërkohë të zënë duke bërë patronazhistin për partinë në pushtet), tregon se nuk është teknikisht e pamundur që të mbyllet aksesi në një faqe të caktuar, por kjo kërkon administratë publike profesionale, dhe mbi të gjitha, kërkon ligje, të cilat, në rastin konkret, thjeshtë mungojnë.

Pavarësisht kësaj, të gjitha problemet e lidhura, jo ngushtësisht me TikTok, por në thelb me mbrojtjen e të dhënave personale në botën e internetit – jo vetëm nga platformat online apo faqet e internetit por edhe nga korporatat, të tilla si bankat, apo, nga partitë politike, të tilla si Partia Socialiste, mbeten njësoj shqetësuese si më parë.

Për shembull, nëse qëllon që vizitoni një faqe interneti ndërsa jeni duke udhëtuar jashtë Shqipërisë, ose jeni duke përdorur VPN, një njoftim do t’ju shfaqet me shpjegime të detajuara mbi të dhënat personale që kjo faqe mbledh, dhe me një opsion për të zgjedhur nëse dëshiron ta lejosh atë faqe të grumbullojë këto të dhëna apo jo.

Fakti është që, ndryshe nga rasti i Tik Tokut, për të cilin qeveria nuk ka të drejtë, në rastin e tregut të bixhozit, ka të gjitha të drejtat dhe detyrat që të bllokojë dhe kontrollojë sepse njerëzimi ka dalë në konkluzionin prej shekujsh që ky të jetë një aktivitet i kontrolluar.

Dhe ajo që qeveria shqiptare ka bërë me të drejtë, por në mënyrë krejt të paefektshme, është që të urdhërojë ISP-të të mbyllin aksesin në qindra faqe online që ofrojnë baste sportive apo kazino. Mbyllja është e paefektshme për shkak se njerëzit mund të përdorin VPN, një shërbim, që edhe nëse nuk është falas, kushton 10 apo 20 euro në vit.

Ajo që qeveria duhet të bëjë, për të zbatuar në mënyrë efikase ligjin përkatës për kontrollin e bixhozit është, jo të bllokojë IP-të, por të urdhërojë bankat të mos lejojnë pagesa me kartë në drejtim të këtyre faqeve. Sepse bllokimi i IP-ve nuk funksionon ndërsa bllokimi i pagesave, po.

Këto janë vetëm maja e ajsbergut të problemeve të krijuara nga aftësia e kompjuterit për të ruajtur të dhënat tona personale, me potencialin për t’i përdorur këto të dhëna në dëm tonin, nga shantazhi emocional te përndjekja apo, në mënyrë kyçe, te përdorimi i këtyre të dhënave për frikësimin e votuesve përmes krijimit të frikës, (dhe frika mjafton për t’i bërë zgjedhjet të pavlefshme), se patronazhisti yt e di se ku ti punon, sa e ke rrogën, ku punojnë të afërmit e tu, a ke ndonjë biznes të vogël të shantazhueshëm nga taksidarët, a ke ndonjë ndërtim pa leje të shantazhueshëm nga patronazhisti tjetër i zyrës përkatëse, etj.

Pa folur pastaj për potencialin e keqpërdorimit të të dhënave personale nga kompanitë celulare, të cilat, kur u teket, të përndjekin me telefonata pa fund për të të ofruar shërbime që ty nuk të duhen, madje çuditen shumë fort kur përpiqesh t’i shpjegosh, me të mirë a me të keq, se detyrimi i tyre ligjor është që të mbajnë një regjistër përjashtimi, në të cilin duhet të vendosen numrat e qytetarëve të cilët i thonë, “mos më merr më në telefon”, dhe që ata nuk duhet ta marrin më në telefon.

Apo bankat, të cilat, përmes të dhënave të përdorimit të kartave bankare janë në gjendje të depërtojnë deri te mëlçia e klientit, duke e ditur se sa alkool pi, se sa yndyrë konsumon, se çfarë ilaçesh merr dhe rrjedhimisht, t’i vendosë një prim rreziku sa herë që klienti shfaqet në nevojë për të marrë kredi.

Këto janë shqetësime serioze dhe kërkojnë trajtim serioz. Mbyllja, bllokimi e të tjera si këto nuk janë zgjidhje dhe nuk mund të bëhen kurrë zgjidhje. Helbete, mund të na pëlqejë ta mbyllin qeverinë, por nuk e bëjmë dot. Kështu që, në vend të kësaj, na duhet që ta rregullojmë, atë dhe ato segmente të sektorit privat që bota pranon se janë të tilla që duhet të rregullohen nga autoriteti publik, si shërbimet financiare, bixhozi apo tregu ushqimor, ndërsa nuk duhet të rregullojmë, e aq më pak, të bllokojmë, fjalën e lirë, pavarësisht nëse kjo fjalë e lirë shfaqet në formën e banaliteteve të TikTok-ut apo në teori filozofike kontroverse.

Këto natyrisht që kërkojnë administratë civile profesionale, procese kushtetuese të ligjvënies apo ndryshimit të ligjeve dhe respekt për të drejtat themelore të njeriut, qofshin këto të drejtat e një vajze për të nxjerrë prapanicat në TikTok./BIRN

mbyllja e tik tok

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet