LIVE UPDATES
Politike

Ministria i detyron mësuesit të transportojnë nxënësit në shkollë, PD: Kjo nuk është detyra e tyre

Prindërit kanë shfaqur shqetësim për mënyrën e re të strukturimit të sistemit arsimor.

22 Shtator 2022, 12:03 Nga A.B
Ministria i detyron mësuesit të transportojnë nxënësit
Femijet

TIRANË- Me urdhër të Ministrisë së Arsimit, mësuesit do duhet të shoqërojnë nxënësit nga klasa e 4-të deri në të 9-tën me transport publik nga shkolla “Azem Hajdari” te 'Isa Boletini'. Kjo për Partinë Demokratike është jashtë kompetencave të mësuesve të cilët nuk janë dakord për vendimin e marrë. Për të kundërshtuar këtë vendim, mësuesit kanë nënshkruar një peticion për të treguar se nuk janë dakord për këtë. 

Ditën e sotme, anëtarja e Kryesisë e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdamataj, ishte e pranishme në Paskuqan, në shkollën 'Azem Hajdari'. Ajo u shpreh se situata e transportit të fëmijëve është bërë shumë kaotike. 

Ministria i detyron mësuesit të transportojnë nxënësit

Edhe prindërit kanë shfaqur shqetësim për mënyrën e re të strukturimit të sistemit arsimor. Në këtë shkollë, orët janë shkurtuar, është rikthyer problemi i turneve të mësimit të këtyre nxënësve, mirëpo shqetësim është bërë dhe siguria e fëmijëve pas kthimit nga shkolla. 

DEKLARATA e Mimoza Hajdamataj.

Ministria i detyron mësuesit të transportojnë nxënësit

Siç e shikoni jemi këtu në Paskuqan, situata kaotike që po shikoni është nga transporti i fëmijëve nga shkolla “Azem Hajdari”. Shkolla “Azem Hajdari” bashkë me 3 shkolla të tjera të Paskuqanit dhe 1 çerdhe janë prishur jo më shumë se 3 javë para se të fillojë vitit i ri shkollor. Nxënësit janë detyruar, dhe këtu janë nga klasa e 4 deri në klasën e 9-të lëvizin me këtë transport drejt shkollës “Isa Boletini”. Shkolla “Isa Boletini” është shkollë e mesme, por që aty janë akomoduar edhe nxënësit e shkollës “Azem Hajdari” edhe “Lidhja e Prizrenit”. Një katastrofë jo vetëm për sa i përket sigurisë së nxënësve, mënyra se si këta transportohen, por edhe sa i rrezikuar është vënë tashmë procesi i mësimdhënies dhe mësim nxënies së këtyre fëmijëve. Orët janë shkurtuar, është rikthyer problemi i turneve të mësimit të këtyre nxënësve, dhe mbi të gjitha edhe shqetësimi i prindërve për sigurinë e fëmijëve, por edhe mësuesit.

Mësuesit në fillimin e vitit janë urdhëruar nga Drejtoria Arsimore për t’i shoqëruar fëmijët drejt shkollës, konkretisht kësaj “Isa Boletini”, por në dijeninë tonë kanë nënshkruar një peticion dhe nuk janë dakord që të marrin përsipër ruajtjen dhe sigurinë e këtyre fëmijëve. Pasi detyra e tyre nuk është kjo. Detyra e tyre është mësimdhënia e fëmijëve, ruajtja e tyre brenda ambienteve të shkollës, jo në këtë formë siç është ky transport. Partia Demokratike shtron para pushtetit vendor dhe Drejtorisë Arsimore dhe Ministrisë së Arsimit pyetjet: Çfarë do të bëhet me arsimin në Shqipëri? Kjo është situata që na prezanton Rilindja? Problemet që janë më turnet, që edhe e citova.

Orët e shkurtuara, jo më 45 minuta, por më pak? Me këta fëmijë çfarë do të bëhet në një të ardhme kur dimri po troket dhe ata do të kthehen në orët e vona? Prindërit e shqetësuar dhe më tepër mësuesit? Ne garantojmë jo vetëm Paskuqanin, Kamzën, por gjithë Shqipërinë, që Partia Demokratike prioritetin e saj të parë do ta ketë në pushtet arsim dinjitoz. Kjo qeveri ka vënë në rrezik sot sigurinë e këtyre fëmijëve. Kjo qeveri është rrezik dhe si e tillë është rrezik për Shqipërinë, arsimin dhe si e tillë duhet të trajtohet nga të gjithë.

Ministria i detyron mësuesit të transportojnë nxënësit

partia demokratike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet