LIVE UPDATES
Politike

SPAK 'mollë sherri' në Kuvend, Manja-demokratëve: Duroni se po punojnë! Tabaku: Pse s'hetohet 184 dhe 339?

Jorida Tabaku ka kërkuar llogari për punën e SPAK, ndërsa përgjigjen e mori nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Në përgjigje të Tabaku, ministri Ulsi Manja u shpreh se ishte Partia Socialiste që votoi për ngritjen e SPAK dhe drejtësisë së re dhe do ta mbështesë këtë institucion.

22 Shtator 2022, 10:36 Nga k.m.
SPAK 'mollë sherri' në Kuvend, Manja-demokratëve:
Jorida Tabaku dhe Ulsi Manja

TIRANË- Përplasje në Kuvend për rolin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Fjala në Foltore e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kërkuar llogari për punën e SPAK, ndërsa përgjigjen e mori nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Në përgjigje të Tabaku, ministri Ulsi Manja u shpreh se ishte Partia Socialiste që votoi për ngritjen e SPAK dhe drejtësisë së re dhe do ta mbështesë këtë institucion. Ndërsa për punën e SPAK, kërkoi vetëm durim. Nga vendi, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i kujtoi ministrit se ai dhe kolegë të tij kanë dosje në SPAK i bëjnë presion këtij institucioni. Si kundërpërgjigje, ministri Manja tha se ata që e sulmojnë strukturën e Posaçme janë të krahut të saj. Ministri nuk e mori përgjigjen nga Tabaku, por nga deputeti Edmond Spaho, por ky i fundit nuk e mori dot fjalën asnjëherë deri në fund nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

PËRPLASJA E PLOTË NË KUVEND:

Jorida Tabaku: Si ka mundësi që drejtësia hesht edhe pse me zë dhe me figurë u vërtetua që kryetari bashkisë ka miratuar në kundërshtim me ligjin projektin dhe koncesionin? Si ka mundësi që hesht drejtësia kur ka prova se si ish ministra dhe politikanë me pushtet kanë udhëtuar, kanë bashkëpunuar dhe kanë shkelur ligjin për të ndihmuar Klodian Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan?! Përse hesht drejtësia që duhet të na tregonte se nuk ka të paprekshëm as në politikë, as në biznes dhe as në fushën e krimit?! Nga se ka frikë kjo drejtësi; nga ligji apo nga politika?! Në një shtet të së drejtës, në një shtet ku sundon ligji dhe jo maliqi përgjigja është e qartë. Ka një arsye përse sot drejtësia megjithëse në mes të një reforme me dëshirën për t’i dhënë drejtësi këtij vendi, ka më shumë frikë maliqin dhe politikën edhe jo Ligjin. E kam të qartë që këtu do të na flasin anëtarët e mazhorancës duke reklamuar se si janë dënuar dy ish ministra dhe një deputet. Seriozisht? Mendoni që shqiptarët dhe partnerët strategjikë na besuan një Reformë në Drejtësi që të dalim dhe të deklarojmë se janë arrestuar dy ministra dhe një deputet?! Kjo është arsyeja përse ne ndryshuam kushtetutën? Çmontuam një sistem korrupt me dakordësi që një palë të vijë këtu dhe të numërojë kurbanët? Ne e dimë të gjithë shumë mirë që SPAK po kërcënohet, po tundohet dhe po shtyhet mos të hetojë aty ku duhet dhe si duhet. Nuk e miratuam reformën në drejtësi, nuk e votuam ngritjen e SPAK sepse dëshironim disa kurbanë nga politika. E keni vënë re se si korrupsioni është thelluar më shumë që prej ditës që është krijuar SPAK? Kur u bë vjedhja me inceneratorët? Në 2017! Kur janë dhënë tendera dhe koncesione të tjera që kanë çuar borxhin publik në 100% të PBB? Pas Reformës në Drejtësi. Nuk është rastësore e gjitha kjo! Pasi qeveria ka zgjedhur që ta sulmojë SPAK ndërkohë që pjesa tjetër e politikës kërkon të intimidojë SPAK që mos të hetohen akuzat ndaj tyre. Nuk ka një shoqëri të shëndetshme, as një shtet serioz nëse nuk ka Drejtësi. Kam qënë ndër të vetmit në këtë sallë që kam kërkuar që të lihet SPAK të bëjë punën e tij: nuk jam e kënaqur as unë nga puna e SPAK, është e mjaftueshme, duhet të tregojë më shumë guxim, e duhet ta tregojë me ato që janë në pushtet; ashtu si kam thënë që kjo drejtësia me regji duhet të përfundojë dhe maxhoranca duhet t’i mbajë larg duart nga drejtësia e nga hetimet! Asnjë pushtet, qoftë ai i djeshëm, i sotëm apo i nesërm nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjë për të shantazhuar, kërcënuar dhe penguar hetimet dhe tentativën për të vendosur drejtësi! Për këtë arsye mendoj e gjykoj që kjo Reformë në Drejtësi të mos dështojë duhet mbështetur, me të njëjtat parime që kemi pasur në krye të herës! Nuk mendoj e gjykoj që punën këtu ne do të na e bëjnë ndërkombëtarët, ashtu si nuk mendoj e gjykoj që do të na e japin ato drejtësinë, por duhet të biem dakort që ato duhet të luajnë rol për të mos lejuar kapjen e SPAK apo të kujtdo organi tjetër, për tu siguruar që ligji zbatohet njësoj për të gjithë e jo një ligj për miqtë e një për armiqtë! 

Ulsi Manja: Reformën në drejtësi e bëmë që të mos flitet më për një pushtet të pavarur. Që politika të mos flasë më për drejtësinë. U desh vullneti i kësaj shumice që drejtësia të jetë e pavarur. është e përcaktuar qartë sesi e ushtron parlamenti një kontroll të tillë. Drejtësia sot po bën detyrën, nëse keni raste ku është ndërhyrë, është mirë t'ua thoni shqiptarëve. Sot kemi ish-kolegë tanë që po përgjigjen përpara drejtësisë. Tani nuk mund t'i thuhet drejtësisë pse nuk bën këtë, pse nuk bën atë. Retorikë politike në këtë sallë nuk mund të ketë. Lëreni drejtësinë të bëjë punënë e vetë. Hetimi nuk mbaron brenda ditës, duroni prisni hetimin. Përgjigja për të dy pyetjet; pse e bëmë dhe ku është, kjo është. Duroni.

Jorida Tabaku: Nuk e kam sulmuar kurrë drejtësinë, jam në detyrën time që të pyes se ku janë hetimet për dosjet, pse e kërcënoni SPAK? Pse SPAK është bërë organi më i sulmuar, ku është parë që t'i jepet urdhër një institucioni se cfarë të bëhen. Me këtë thirrje i drejtohem jo juve, se sot jeni nesër jo, po politikës e pushtetit. 184 dhe 339 janë çështje për hetimin e vjedhjeve, nëse hetohen ato persona do të jenë përballë drejtësisë.

Edmond Spaho: Duhet të themi të vërteta dhe të mos themi 100% gënjeshtra. Ministri tregoi sesi maxhoranca ndërhyn duke folur se modeli që është ndërtuar gjatë këtyre viteve është ekzemplar. Pse Rama i bën thirrje drejtësisë në asamble hetoni filanin...

Lindia Nikolla: Zoti Spaho nuk është procedurë, dakord doli thelbi. (i hiqet fjala Spahos)

(Spaho flet nga vendi)

Ulsi Manja: Këtë të drejtë për të marrë fjalën ma jep neni, e drejta e replikës është e kufizuar. Ata që e pengojnë SPAK janë të krahu juaj, nëse e do saktësisht, i ke pas vetes. Kaq është përgjigjia për këtë, me emra e mbiemra t'i them tani e kush e pengon dhe intimidon SPAK. Raporti im me drejtësinë është se sa herë kanë punë me maxhorancën, ne i përgjigjemi. Kur nuk ju vjen mirë dilni nga salla se ju vjen orari i gjumit. Se ai gjumi ju ka marrë në qafë dhe ju ka sjellë ku jeni. 

Edmond Spaho: Dua t'ju pyes nëse është ashtu si thoni ju, pse Rama në asamblenë socialiste jep udhëzime që të hetohet X apo Y. Kjo quhet ndërhyrje apo jo?

jorida tabaku ulsi manja seance plenare 22 shtator 2022 blendi gonxhe ne spak

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë