6 Nëntor 2025, 09:18
Nga E. D
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 11 nëntor për të shqyrtuar kërkesën e Kreut të Partisë Liria, Ilir Meta, pasi kërkon ndryshim të masës së sigurisë ‘në burg’. Mësohet se në të njëjtën datë Meta ka edhe gjyqin paraprak. Ish-presidenti ka bërë disa herë kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
ilir meta
Politike
6 Nëntor 2025, 08:43
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i marrë më 3 nëntor, i dha fund ngërçit institucional duke ve...
Politike
6 Nëntor 2025, 07:58
E. D
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën plenare të rradhë...
Politike
5 Nëntor 2025, 22:05
M.L
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka komentuar për herë të parë çësht...
Politike
5 Nëntor 2025, 21:25
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje publike për një tubim paqë...
Politike
5 Nëntor 2025, 20:49
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Rreth një orë e gjysmë ka zgjatur mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, mes kryem...
Politike
5 Nëntor 2025, 20:41
M.L
Edi Rama
TIRANA- Të gjithë deputetët e Tiranës janë mbledhur sot në selinë e Partisë Socialiste, në nj&eu...
Politike
5 Nëntor 2025, 20:36
M.L
Balla-Rama
TIRANA- Ka përfunduar pas më shumë se një orë e gjysmë mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Soc...
Politike
5 Nëntor 2025, 20:15
M.L
Glauk Konjufca
KOSOVA- Gjasat që Glauk Konjufca, mandatar për kryeministër i emëruar nga presidentja Vjosa Osmani, të formoj&...
Politike
5 Nëntor 2025, 19:11
E.d
Foto ilustruese
TIRANË- Partia e Lirisë ka dorëzuar emrat për përbërjen e komisioneve të poaçme parlamentare...
Politike
5 Nëntor 2025, 19:03
M.L
Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka arritur në selinë e Partisë Socialiste, ku pritet të nisë mbledhja e deputetëve t...