LIVE UPDATES
Politike

Meta publikon 11 amendamentet e PL për buxhetin 2025: Në fokus rritja e mbështetjes sociale dhe zbutja e kostos së jetesës për pensionistët dhe qytetarët e thjeshtë

Meta shprehet se shpërndarja e fondeve nga qeveria provon se shtresat sociale më në nevojë do të mbajnë mbi supe "koston e korrupsionit të përbindshëm".

24 Nëntor 2024, 13:18 Nga r.ll
Meta publikon 11 amendamentet e PL për buxhetin 2025: Në fokus rritja
ilir meta

TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar 11 amendamentet e PL për Buxhetin e vitit 2025. Meta shkruan në postimin e tij në Facebook, se shpërndarja e fondeve nga qeveria provon se shtresat sociale më në nevojë do të mbajnë mbi supe "koston e korrupsionit të përbindshëm".

Më tej thuhet se amendamentet e PL-së kanë fokus të vetëm rritjen e mbështetjes sociale dhe zbutjen e kostos së jetesës dhe të varfërisë për pensionistët dhe qytetarët e thjeshtë për shkak të rritjes galopante të çmimeve të ushqimeve, ilaçeve, karburantit dhe taksave, si dhe një mbështetje për Arsimin në të gjithë nivelet e tij, Kërkimin Shkencor dhe rritjen e pagave për pedagogët, për Shëndetësinë e Bujqësinë për gjendjen e rëndë që përjetojnë këta dy sektorë, si edhe gjithashtu mbështetjen për të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar.

POSTIMI I PLOTË: 

Buxheti i Shtetit i krijuar nga mundi dhe sakrificat e jashtëzakonshme të shqiptarëve ndodhet në duart e një Qeverie të korruptuar deri në palcë, që ka synim vetëm të vjedhë e të grabisë dhe jo të ndihmojë e mbështesë qytetarët e thjeshtë, pensionistët, të papunët dhe shtresat në nevojë. Buxheti antisocial për vitin 2025, që thellon varfërinë e qytetarëve dhe të pensionistëve, është Buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Shpërndarja e fondeve provon qartë se shtresat sociale më në nevojë do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit të përbindshëm. Në mbështetje të 5 Prioriteteve madhore të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë kanë përgatitur dhe do të paraqesin për miratim amendamente për Buxhetin 2025 në seancën plenare për votimin nen për nen të tij.

Këto amendamente të Partisë së Lirisë kanë fokus të vetëm rritjen e mbështetjes sociale dhe zbutjen e kostos së jetesës dhe të varfërisë për pensionistët dhe qytetarët e thjeshtë për shkak të rritjes galopante të çmimeve të ushqimeve, ilaçeve, karburantit dhe taksave, si dhe një mbështetje për Arsimin në të gjithë nivelet e tij, Kërkimin Shkencor dhe rritjen e pagave për pedagogët, për Shëndetësinë e Bujqësinë për gjendjen e rëndë që përjetojnë këta dy sektorë, si edhe gjithashtu mbështetjen për të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Ndaj Partia e Lirisë përmes deputetëve të saj do të paraqesë këto amendamente:

-Rritje të mbështetjes për pensionet me 16.2 miliard lekë, ndryshe nga rritja qesharake e Qeverisë e parashikuar me vetëm 1.6 miliard lekë.

- Rritje me 6 miliard lekë të mbështetjes për barnat e rimbursueshme, si ndihmë konkrete për pensionistët dhe qytetarët në përgjithësi.

- Shtesë 2 miliard lekë për trajtimin me barna dhe aparatura për sëmundjet onkologjike, si përgjigje për dramën që po përjetojnë mijëra të sëmurë dhe familjet e tyre.

-Shtesë 2 miliard lekë për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, që po përjetojnë një situatë tepër të rëndë.

-Shtesë 1.5 miliard lekë për Arsimin bazë, si përgjigje ndaj analfabetizmit dramatik funksional, që po rrënon të ardhmen e vendit.

-Shtesë 1.2 miliard lekë për Arsimin e Mesëm.

-Shtesë 1 miliard lekë për Arsimin Universitar.

-Shtesë 0.5 miliard lekë për Zhvillimin e Sportit.

-Shtesë 5.6 miliard lekë për Përkujdesin Social, të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar, ndryshe nga përbuzja e Qeverisë, që nuk parashikon asgjë për këtë kategori që përballet me varfëri ekstreme.

-Shtesë 1.5 miliard lekë për subvencione për Bujqësinë dhe fermerët, si përgjigje për dramën që po përjeton fshati dhe fermeri shqiptar.

-Fond 7.9 miliard lekë për mbështetjen e rritjes së pagave që nga fillimi i vitit 2025.

Meta publikon 11 amendamentet e PL për buxhetin 2025: Në fokus rritja
postimi i metes

ilir meta

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit