23 Dhjetor 2022, 19:05
Nga A.B
Ilir Meta
BERAT- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta prezantoi ditën e sotme kandidatin e opozitës për bashkinë e Beratit. Në fjalën e tij Meta tha se nga 15 maji Bashkia e Kuçovës do jetë më e hapur për qytetarët me Lefter Maliqin në krye.
“Nga agimi i 15 majit, me Lefter Maliqin në krye, do jetë e hapur Bashkia e Kuçovës. E hapur do jetë Tirana me Belind Këlliçin, Elbasani me Luçiano Boçin. Nuk mbahen me presione dhe gjoba e shantazhe që i bëhen qytetarëve. 350 mln euro është buxheti i Bashkisë së Tiranës, por asnjë nuk e di emrin e kryetarit të këshillit të bashkisë Tiranë. 70 mln euro paga bashkia e Tiranës. Lekët e qytetarëve të Tiranës shkojnë tek inceneratorët. Në krye të kësaj hajdutërie është Edi Rama. Vete kilometric i rrugës 15 mln euro, 4 herë më shumë se në vendet e BE-së. Me statistikat e BE-së, një mësues në Shqipëri paguhet 4200 euro në vit. Një mësues në Malin e Zi, paguhet 9900 euro në vit.
Mësuesi në Velipojë merr 370 euro, mësuesi në Ulqin, merr 900 euro në muaj. Pse? Kur GTP për frymë është njësoj?! Këtu shkojnë për investime publike dhe bëhet shumë herë më i shtrenjtë km i rrugës se në Francë.
Shpopullimi është plan në Shqipëri, jo rastësi. Shkatërron portin kombëtar për të bërë banesa… por shqiptarët i kanë ndërtuar vetë, kjo është vjedhje e pasurive kombëtare, për qëllime korruptive.
Lefteri është vullkan, edhe kur ka qenë kryetar komune ka bërë gjithçka për të zhvilluar zonën, edhe në parlament, pavarësisht se nuk isha i lumtur, por ishte i vetmi opozitar aty brenda.
ilir meta lefter maliqi
Politike
23 Dhjetor 2022, 18:21
A.B
Ilir Meta
BERAT- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen ndaj Zija Ismailit, si kandidat për Bashkin...
Politike
23 Dhjetor 2022, 18:12
k.m.
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi të mërkurën ligjin për miratimin e marrëveshjes mes...
Politike
23 Dhjetor 2022, 15:29
A.B
Ledio Braho
TIRANË- Ledio Braho ka reaguar pasi Partia Socialiste nuk i dha votat për t’u zgjedhur si Avokat i Popullit. Përmes n...
Politike
23 Dhjetor 2022, 15:15
A.B
Sali Berisha, Helidon Bendo
TIRANË- Shkarkimin nga detyra të kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendos, kryetari i ...
Politike
23 Dhjetor 2022, 15:00
A.B
Helidon Bendo dhe Edi Rama
TIRANË- Largimi i Helidon Bendos nga pozicioni i drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, ka ndodhur p&...
Politike
23 Dhjetor 2022, 12:49
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dënoi konsiderimin e Himarës si minoritet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ai tha ...
Politike
23 Dhjetor 2022, 12:36
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj sekretarit organizativ të Partisë Socialist...
Politike
23 Dhjetor 2022, 12:35
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi moszgjedhjen e Ardian Dvoranit si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Në nj&e...
Politike
23 Dhjetor 2022, 11:54
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike u zotua se godina e Teatrit të ri do të shembet për t’i lënë vendi...
Politike
23 Dhjetor 2022, 11:50
l.S
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar mungesën e Arben Ahmetajt ...