23 Dhjetor 2022, 18:12
Nga k.m.
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi të mërkurën ligjin për miratimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe dy kompanive të huaja për ndërtimin e një porti jahtesh dhe pallate shumëkatëshe në Portin e Durrësit, pavarësisht kërkesës së opozitës dhe shqetësimeve të ngritura nga Bashkimi Europian. Megjithatë ka dekretuar marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe dy kompanive të huaja për ndërtimin e një porti jahtesh dhe pallate shumëkatëshe në Portin e Durrësit.
Dekreti i presidentit:

Shpalljen e ligjit nr. 79/2022, “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””.
Dekret nr. 13886 Tiranë, më 21.12.2022 BAJRAM BEGAJ
Ligji kaloi në kuvend vetëm me votat e mazhorancës, pasi u kundërshtua nga opozita si një ndër aferat korruptive më të mëdha të vendit. Madje i dërguan presidentit dhe një kërkesë për ta kthyer në Kuvend për rishqyrtim, por duket se Begaj vendosi të kundërtën.
Ligji parashikon kalimin falas të një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2 në favor të investitorëve, ndërkohë që qeveria mbajti sekret një pjesë të marrëveshjes, që lidhet me të dhënat e pronarëve përfitues të njërës prej kompanive që qëndron pas investimit. Marrëveshja është lidhur mes qeverisë shqiptare dhe kompanive Eagle Hills Real Estate Development, Albania Seaports Development Company sh.a dhe Nshmi Development L.L.C. Lidhur me marrëveshjen, delegacioni i BE-së në Tiranë i tha BIRN se po e monitoron këtë marrëveshje dhe se është ‘në pritje të sqarimeve nga qeveria’ shqiptare, ndërsa është tërhequr vëmendja për të ashtuquajturat "pasaporta të arta" që do jepen nga qeveria bashkë me apartamentet që do të blihen. Po ashtu, pas kalimit të ligjit në Kuvend, delegacioni konfirmoi se BE kishte anuluar një grant prej 27 milionë euro për investime në projektin e mëparshëm të portit, si rezultat i “modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual”.
bajram begaj porti i durresit
Politike
23 Dhjetor 2022, 15:29
A.B
Ledio Braho
TIRANË- Ledio Braho ka reaguar pasi Partia Socialiste nuk i dha votat për t’u zgjedhur si Avokat i Popullit. Përmes n...
Politike
23 Dhjetor 2022, 15:15
A.B
Sali Berisha, Helidon Bendo
TIRANË- Shkarkimin nga detyra të kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendos, kryetari i ...
Politike
23 Dhjetor 2022, 15:00
A.B
Helidon Bendo dhe Edi Rama
TIRANË- Largimi i Helidon Bendos nga pozicioni i drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, ka ndodhur p&...
Politike
23 Dhjetor 2022, 12:49
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dënoi konsiderimin e Himarës si minoritet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ai tha ...
Politike
23 Dhjetor 2022, 12:36
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj sekretarit organizativ të Partisë Socialist...
Politike
23 Dhjetor 2022, 12:35
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi moszgjedhjen e Ardian Dvoranit si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Në nj&e...
Politike
23 Dhjetor 2022, 11:54
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike u zotua se godina e Teatrit të ri do të shembet për t’i lënë vendi...
Politike
23 Dhjetor 2022, 11:50
l.S
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar mungesën e Arben Ahmetajt ...
Politike
23 Dhjetor 2022, 12:25
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se me refuzimin për të votuar kandidatin e opozi...
Politike
23 Dhjetor 2022, 11:50
l.S
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka lënë hapur rikandidimin e Gledi...