LIVE UPDATES
Politike

Berisha non-grata! Meta zbardh bisedën me Kim: Vepër e Ramës dhe Bashës, tregoji Uashingtonit efektin pozitiv

Meta tha se i ka kërkuar Kim që ta informojë Uashingtonin zyrtar.

25 Shtator 2022, 12:37 Nga F.M
Berisha non-grata! Meta zbardh bisedën me Kim: Vepër e Ramës dhe
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbardhur bisedën e zhvilluar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se në takimin me Kim që u zhvillua në zyrat e PL-së ishte biseduar edhe për shpalljen non-grata të kryedemokratit Sali Berisha. Kreu i PL-së tha se ambasadores Kim ia kishte bërë të qartë se kjo ishte një vepër e kryeministrit Edi Rama dhe e ish-kryedemokratit Lulzim Basha, por që kishte sjellë një efekv pozitiv për demokratët në Shqipëri, referuar mbështetjes që ka Berisha. Për këtë të fundit, Meta tha se i ka kërkuar Kim që ta informojë Uashingtonin zyrtar.

"Nuk mund të them se cilat ishin mesazhet e ambasadores sepse ata flasin vetë kur kanë diçka për të thënë. Mund tu them se çfarë i thashë unë zonjës ambasadore. Unë atë që them në takime të mbyllura e them edhe në takime të hapura. Thashë mendimin tim për çështjen e shpalljes non-grata të zotit Berisha, dhe që kjo është vepër e Bashës dhe Ramës në bashkëpunim. Të gjitha vendimet që ka marrë Basha për bojkotin e reformës në drejtësi, çështja e djegies së mandateve, çështja e faljes së të gjithë pushtetit vendor dhe mosregjistrimin në 13 tetor të PD-së, të gjitha këto vendime ia ka faturuar zotit Berisha dhe ky është një akt i SHBA-ve që nuk kemi pse ta diskutojmë. Njëkohësisht i thashë që të shkojë dhe të tregojë në Uashington që unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që nuk kam qenë dakort, se pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD-së. Ky është realiteti,”- tha Meta.

Takimi mes tyre është zhvilluar paraditen e 23 shtatorit. Ka qënë kryetari i Partisë së Lirisë, ai i cili ka ndarë pamjet nga takimi i përbashkët, i cili u zhvillua në ambientet e partisë, nën shoqërinë e stafit të dy palëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij. Ai po zhvillon një gjyq në Francë kundër Blinken. Ky vendim solli dhe përçarje e përmbysje të situatës në PD. Ish-kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar dhe bëri që ky i fundit të krijonte një lëvizje të re me emrin Rithemelimi. Shumë deputetë të selisë blu iu bashkuan Berishës deri në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ku grupi i kryesuar prej tij fitoi Shkodrën. Ndërsa humbja e të gjitha bashkive nga ana e Bashës bëri që ky i fundit të dorëhiqej. Tashmë, me vendim gjykate, vula dhe selia blu janë në duart e Berishës, pavarësisht se ende ka zëra kundër tij.

sali berisha non grata ilir meta ne kosove yuri kim

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron