21 Dhjetor 2022, 13:02
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se do tu dërgojë letër të gjitha insittucioneve amerikane për vendimin e marrë për t'i dhënë çmim si simbol të luftës kundër korrupsionit. Në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha ngriti pikëpyetje për qëndrimin e ambasadës amerikane të përfaqësuar nga Yuri Kim në Tiranë, teksa shtoi se ajo ka një patologji me xhelatët e diktaturës. Berisha tha më tej se Dvorani ka fshehur 80 mijë euro dhe se është njeriu që ka dënuar djemtë e gratë më 13 shtator në Shkodër.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Dvorani nuk është vetëm kaq, ka fshehur vetëm 80 mijë eruo, ka fshehur pasurinë, nuk ka dërguar të gjithë llogarinë rrjedhëse, ka dërguar vetëm finale ajo, askujt nuk i është pranuar në këtë mënyrë. Gjykatësi Muça që propozoi Meta i gjetën vetëm 16 mijë euro të padeklaruara. Një tjetri një biletë të deklaruar për punë në Milano, i thanë s’ka qenë për çështje pune. Këtij i gjetën 80 mijë euro. Cili ishte Dvorani? U soll si një bandit me kushtetutën dhe ligjet e vendit. E kapën në flagrancë Komisioni i Venecias, krijoi krizë, u përpoq të marrë kandidaturën që i takonte. Të gjitha këto janë të përshkruara, çfarë ndodhi? Në një akt të paimagjinueshëm Dvorani shpallet kampion botëror i luftës kundër korrupsionit. Nuk ka turp më të madh për shqiptarët. Duhet t’i bëjmë letër Departamentit të Shtetit, kryetarit të Kongresit, presidentit Biden e kudo. Nuk mund të fyhen shqiptarë në këtë mënyrë. Nuk shpallet dot kampion korrupsioni ky simbol korrupsioni. Ai është një xhelat, prokurori i djemve dhe grave që u dënuan më 13 shtator në Shkodër. Duhet të informojmë amerikën, është njeriu që në mënyrën më antikushtetuese qëndroi 4 deri në 6 pasi i skadoi mandati dhe u emërua në kundershtim me ligjin e lustracionit. Çfarë jemi ne? Çdo qytetar shqiptarë të pyesë veten? Ç’e ka Yuri Kim këtë patologji për xhelatët e diktaturës komunistët edhe për këtë do të informojnë qeverinë amerikane. Me ligj nuk mund të ishte anëtar gjykate. Ai u emërua në kundërshtim me ligjin e lustracionit, përse duhet të na e bëjnë simbol këtë njeri? Çfarë jemi ne? A nuk është ky një përçmim i madh për shqiptarët. Nuk ndodh në ndonjë vend të vbotës, ndodh vetëm në Shqipëri, është vepër totalisht e krye në disinformacion. Duhet t’i informojmë.
sali berisha berisha mbledh grupin 21 dhjetor 2022
Politike
21 Dhjetor 2022, 12:59
f.g
Altin Basha, drejtor i Teatrit Kombetar
TIRANE- Një moment i çuditshëm u shënua sot përpara shiritit ku ishte vendosur gropa e n...
Politike
21 Dhjetor 2022, 12:56
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka rrëfyer se Ardian Dvorani, emri i të cilit kalon sot në Kuvend si kandidat për ...
Politike
21 Dhjetor 2022, 12:47
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka rrëzuar përmendoren e viktimave të gjenocidit n...
Politike
21 Dhjetor 2022, 12:40
I.A
momenti i largimit
FINIQ- Presidenti Bajram Begaj ka vizituar ditën e sotme Finiqin. Por ndryshe nga çu raportua më parë n&eu...
Politike
21 Dhjetor 2022, 12:37
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje ndërtuesit që do të ngrejë kompleks p...
Politike
21 Dhjetor 2022, 12:32
I.A
Inagurimi
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Kultur&...
Politike
21 Dhjetor 2022, 12:24
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer dhe batuta me arkitektin Bjarken Ingels, i cili ka bërë projektin për Teatrin ...
Politike
21 Dhjetor 2022, 12:05
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama e krahasoi opozitën shqiptare me personazhet e filmit shqiptar "Koncert në vitin 1936". N&eu...
Politike
21 Dhjetor 2022, 12:13
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit të punimeve p&e...
Politike
21 Dhjetor 2022, 12:02
I.A
Elva Margariti
TIRANË- Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka deklaruar në ceremoninë e përurimit për nisjen e punimeve ...