LIVE UPDATES
Politike

"Ministret e Ramës janë si badigardet e Gadafit!"/ Berisha: Nuk tregojnë dot asnjë projekt në mbështetje të grave në 12 vite

Berisha tha se ministret e kryeministrit Rama sillen si badigardet e Gadafit, të cilat i thurnin lavdi këtij të fundit. Berisha shtoi se ato nuk tregojnë dot asnjë projekt në mbështetje të grave në këto 12 vite në pushtet.

26 Prill 2025, 11:35 Nga M.L
"Ministret e Ramës janë si badigardet e Gadafit!"/ Berisha:
Foto ilustruese

TIRANËKryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë sot në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga LDK me temë “Global She”. Berisha tha se ministret e kryeministrit Rama sillen si badigardet e Gadafit, të cilat i thurnin lavdi këtij të fundit. Berisha shtoi se ato nuk tregojnë dot asnjë projekt në mbështetje të grave në këto 12 vite në pushtet.

FJALIMI:

"Gratë shqiptare u përballën këto 12 vite me një varfëri në rritje. Në qoftë se në vendet e tregut të lirë, në ligjet e tregut, varfëria shkon në pakësim, në diktatura dhe narkodiktatura, varfëria ecën gjithnjë në rritje.
Dhe kjo ndodhi këto 12 vite në Shqipëri. Çfarë ndodhi? Rrogat mbetën të ulëta, përveç rrogave të larta. Rrogat e larta në Shqipëri janë më të larta se në Kroaci, se në Slloveni. Kurse rrogat e ulëta janë më të ulëtat në Europë. Në Shqipëri, diferenca mes rrogave të ulëta dhe atyre të larta është 120-15 herë. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Nuk ndodh as në SHBA, as në Gjermani sepse ka disa parime dhe kur vjen problemi, rrogat e ulëta janë më tepër tek gratë dhe vajzat. Kështu që pozita e tyre këto vite është përkeqësuar me shpejtësi.

Është përkeqësuar gjendja e tyre shpirtërore për faktin se ato kanë përcjellë jashtë, dhe vetëm për shkaqe ekonomike, qindra mijëra vajza, djem të tyre. Është përkeqësuar sepse ato nuk ushqejnë dot, siç tregon UNICEF, 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte, u japin gjithsej dy vakte fëmijëve të tyre. Është e vërtetë se Edi Rama emëroi ministre me shumicë në kabinetin e tij dhe ju e dini, unë u ngrita në parlament dhe e përgëzova me sinqeritet. Por çfarë mund të them unë pas 4 vitesh?
4 vite, në mënyrë absolute, nuk kanë shtruar një çështje të vetme në promovim, në favor, në mbrojtje të grave dhe vajzave në Shqipëri. asnjë.

Dhe qe një moment, kur qeveria franceze i dha qeverisë shqiptare një grant 60 milionë euro tërësisht kushtuar mbështetjes së grave. U ngrita dhe propozova që t’i shtojmë edhe ne, t’i bëjmë 100 milionë dhe ky është një shans për të ndihmuar vajzat dhe gratë. Absolutisht jo. I trupëzuan në buxhet dhe nuk lanë asnjë qindarkë. Dhe të gjithë ato zonja ishin aty dhe nuk folën. U bë e famshme ajo që u thashë se ju silleni si badigardet e Gadafit, të cilat i thurnin lavdi Gadafit. Edhe ky një lloj mizogeni që nuk tregon dot 12 vite një program të veçantë për mbështetjen e grave dhe vajzave në Shqipëri. Nuk tregon një program për mbështetjen e nënave kryefamiljare të cilat janë të shumta sot," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë