LIVE UPDATES
Politike

ANALIZA e BIRN: Ministrja Olta Xhaçka kërkon të shpëtojë mandatin me procedurë

Përmes mbrojtjes së paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, avokati i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka pretendon se kërkesa për papajtueshmërinë e mandatit është dorëzuar përtej afateve ligjore – ndërsa argumenton se ligji nuk rregullon përgjegjësinë e deputetit për sjelljen e familjarëve të tij.

17 Janar 2023, 17:39 Nga k.m.
ANALIZA e BIRN: Ministrja Olta Xhaçka kërkon të
Olta Xhaçka

Gjykata Kushtetuese ka parashikuar të marrë në shqyrtim të mërkurën më 18 janar, dy padi të ngritura nga deputetët e opozitës lidhur me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik për ndërtimin e një hoteli në Dhërmi. Në parashtrimet e mbrojtjes, të cilat BIRN i disponon, Xhaçka përpiqet të shpëtojë mandatin e saj me procedurë, duke sjellë si argument në favor, tejzgjatjen e vendimmarrjes nga Kuvendi për dy mocionet e opozitës.

Sipas avokatit të Xhaçkës, Genci Çifligu, shqyrtimi i papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatën Kushtetuese është në tejkalim të afateve kohore të parashikuara në ligj dhe kësisoj “nuk përbën subjekt kushtetues”.

Sipas tij, kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në këtë gjykatë jo më vonë se 3 muaj nga konstatimi i papajtueshmërisë.

Avokati llogarit si moment të konstatimit të papajtueshmërisë datën 2 mars 2022, kur sipas tij, është bërë i njohur botërisht fakti që kompania e bashkëshortit të ministres ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Ai i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave të kësaj date, që i jep në përdorim brigjet e detit në Dhërmi kompanisë “AGTCC Hotel Managment”, e cila kishte lidhur marrëveshje me kompaninë në pronësi të Gaçit “AG.TCC sh.p.k”.

“Pa i hyrë shkakut substancial, nëse ekziston apo jo kushtet që passjellin papajtueshmërinë e mandatit, duhej që kërkimi për papajtueshmëri të ngrihej para Gjykatës Kushtetuese brenda periudhave të parashikuara në nenin 66/a të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese,”- thuhet në dokumentin mbrojtës.

Po ashtu, avokati i Xhaçës i quan jashtë afateve ligjore edhe mocionet firmosura nga deputetët opozitarë në Kuvend, të cilat u formalizuan në qershor dhe në korrik.

Duke u bazuar në afatet kohore, Çifligu i kërkon Kushtetueses që të mos e marrë në shqyrtim kërkesen e 1/5 së deputetëve me objekt “shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Shqyrtimi i mocionit të PD-së në Këshillin e Mandateve nisi me datë 24 qershor 2022, por u shty në disa seanca me kërkesë të socialistëve, që kërkonin kohë për mbrojtje dhe më pas u la në harresë për t’u futur në rendin e ditës së seancës plenare.

Vonesat bënë që vendimmarrja të kalonte në sesionin tjetër parlamentar, ku sërish nuk u fut në rend dite më shumë se 2 muaj deri më 17 nëntor 2022, kur mazhoranca votoi kundër dërgimit të kërkesës në Gjykatë Kushtetuese.

Pas parashtrimeve të mbrojtjes me procedurë, avokati i Xhaçkës bën edhe mbrojtjen në themel të çështjes, duke përdorur si ‘koracë” pikërisht kompaninë “AGTCC Hotel Managment”, e cila u prezantua nga Gaçi si një kompani amerikane me përvojë në menaxhim dhe një zgjidhje për të shmangur konfliktin e interesit.

Përmes një investigimi të botuar në mars 2022, BIRN zbuloi se kompania ishte në pronësi të partneres së vëllait të ministres Xhaçka, Andi Xhaçka, shtetases amerikane Tawni Lin Grzych-Sutton. Gjithsesi, sipas avokatit të Xhaçkës, ligjërisht nuk është bashkëshorti i ministres përfitues i lehtësirave që rrjedhin nga statusi i investitorit strategjik, por një kompania tjetër, e cila ka marrë edhe të drejtën e përdorimit të brigjeve.

Sipas parashtrimeve mbrojtëse, bashkëshorti i deputetes nuk i ka shfrytëzuar përfitimet e tjera që vijnë nga statusi i investitorit strategjik, pasi kompania ishte pajisur me lejen e ndërtimit dhe atë zhvillimore para vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike.

Mbrojtja këmbëngul po ashtu se nuk ka qenë vetë Xhaçka që ka bërë veprime që mund të çonin në përfitime nga pasuritë publike dhe se është e parregulluar në ligj përgjegjësia që duhet të ketë deputeti për sjelljen e familjarëve të tij.

“Kushtetutëbërësi ka vënë kushte në sjelljen e secilit deputet, por në këto parashikime nuk merret parasysh sjellja apo kushtet e një entiteti tjetër të ndryshëm nga deputeti, si në rastin konkret ajo e një shoqërie tregtare, qoftë me ortak/aksioner bashkëshortin e deputetes,”-thuhet në dokumentin e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.

Të dyja kërkesat e dorëzuara nga deputetët e Partisë Demokratike pretendojnë se Xhaçka ka shkelur Kushtetutën duke përfituar nga pasuritë publike, pasi bashkëshorti i saj fitoi statusin “investitor strategjik” dhe të drejtën për përdorimin e bregdetit para hotelit që do të ndërtojë në jug të vendit.

Statusi “investitor strategjik” parashikon përfitime publike për fituesin, reduktim të TVSH-së, procedura të përshpejtuara administrative, akses në infrastrukturë dhe rrjetin elektrik, si dhe përdorimin e tokës shtetërore si plazh para hotelit. Kompania e Gaçit, ish-deputet i Partisë Socialiste, mori në mars të vitit 2021 statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”. Por në korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike ia kaloi përfitimet e statusit, kompanisë “AGTCC Hotel Managment” pas një marrëveshje me kompaninë e Gaçit dhe në mars 2022 vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit./BIRN

olta xhacka

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion