17 Janar 2023, 14:18
Nga A.B
Arjan Hoxha
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Kamëz, Arjan Hoxha, ka denoncuar punësimet në administratën e Bashkisë Kamëz duke thënë se janë në kundërshtim me ligjin. Në një deklaratë për mediat, Hoxha shprehet se Bashkia Kamëz ka emëruar në shërbimin civil 59 nëpunës të cilët janë në kundërshtim të hapur me procedurën e parashikuar në ligj, ndërsa gjashtë nëpunës të tjerë, janë promovuar në pozicionet më të larta në shërbimin civil, po në kundërshtim me ligjin.
DEKLARATA E PLOTË:
Ajo që Partia Demokratike ka përsëritur dhe qytetarët e Kamzës kanë konstatuar, politizimin dhe paligjshmërinë që ka uzurpuar Bashkinë e Kamzës lidhur me punësimet në administratë, tashmë është konfirmuar nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Sipas vendimit nr. 266/15 të 27 dhjetorit të Komisionerit, Bashkia Kamzë ka emëruar në shërbimin civil, në kundërshtim me ligjin, të paktën 65 nëpunës. Për të gjithë këta nëpunës, Komisioneri ka ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të akteve të emërimit në shërbimin civil, pasi 59 nëpunës janë emëruar në kundërshtim të hapur dhe flagrant me procedurën e parashikuar në ligj, ndërsa gjashtë nëpunës të tjerë, janë promovuar në pozicione më të larta në shërbimin civil, po në kundërshtim me ligjin.
Prej paaftësisë së Rakip Sulit për të qeverisur Kamzën, qyteti është duke u boshatisur dhe veçanërisht, të rinjtë, janë duke u larguar. Kur përgjegjës të çështjeve që lidhen me arsimin, rininë dhe sportet apo drejtor i këtij sektori është një person i emëruar, që për meritë të vetme ka teserën e Partisë Socialiste, dhe që emërohet në atë pozicion në kundërshtim me çdo procedurë që parashikon legjislacioni në fuqi për shërbimin civil, nuk ka asnjë mundësi që një i ri të planifikojë dhe të ndërtojë të ardhmen në Kamzë. Për aq kohë sa në krye të drejtorive më të rëndësishme si ajo e prokurimeve, projekteve dhe investimeve vendosen militantë, dhe jo individë të arsimuar dhe të kualifikuar, pasuria publike nuk mund të mirë administrohet apo të përdoret me eficencë dhe as qyteti nuk mund të zhvillohet nëpërmjet investimeve.
Qeverisja e Kamzës dhe Paskuqanit nuk mund t’i besohet më Rakip Sulit dhe Partisë Socialiste, të cilët duke larguar profesionistët nga administrata publike dhe duke shkatërruar sistemin e meritokracisë dhe ligjshmërisë në pranimin në shërbimin civil, e kthyen administratën publike në një strukturë partiake, duke e kthyer mbështetjen sociale përmes skemave të strehimit dhe ndihmës ekonomike në mjet ndëshkues ndaj të gjithë atyre qytetarëve që mendojnë ndryshe.
Përfytyroni që një ditë të jeni specialist i sektorit të licensave në një institucion dhe ditën tjetër, të zgjoheni si veterineri i këtij institucioni. Gjithkush, madje edhe ne do të dëshironim që kjo të ishte një shaka, por në fakt, ky është realiteti absurd i Bashkisë së Kamzës nën drejtimin e Rakip Sulit, realitet i cili tashmë është provuar nga ana e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.
Të dashur qytetarë të Kamzës dhe Paskuqanit, 14 maji është dita kur, përmes votës suaj, paligjshmëria e Kryetarit të zgjedhur vetëm me 6% të votave do të marrë fund.
14 maji është dita kur, administrata e Bashkisë së Kamzës do t’i kthehet sërish profesionistëve, pa kurrë farë dallimi, por vetëm duke u bazuar mbi parimin e meritokracisë dhe me qëllimin e vetëm, ndërtimin e një administrate profesioniste, me integritet moral dhe të paanshme politikisht.
Dhe në të njëjtën ditë që administrata do t’ju kthehet profesionistëve, qytetarëve do t’ju rikthehet Bashkia e Kamzës, bashkë me shërbimet cilësore, nga të cilat do të përfitojë çdo qytetar dhe banor i Bashkisë.
Të dashur qytetarë,
14 maji nuk do të jetë vetëm dita e fitores mbi regjimin e Ramës dhe kujdestarin e tij në Kamzë Rakip Suli, por dhe dita në të cilën do të fitojë Bashkia e Kamzës, nëpunësit profesionistë dhe të gjithë banorët e Kamzës dhe Paskuqanit.
arjan hoxha partia demokratike
Politike
17 Janar 2023, 14:05
A.B
Salianji dhe Peleshi
TIRANË- Komisioni i Sigurisë Kombëtare u shoqërua sot me debate në lidhje me tensionet në Veri të K...
Politike
17 Janar 2023, 14:00
A.B
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji, i është drejtuar ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, duke e pyetur lidhur me ...
Politike
17 Janar 2023, 13:46
A.B
Komisioni
TIRANË- Në komisionin e Sigurisë u diskutua për situatën në veri të Kosovës. Deputeti i Partisë Demo...
Politike
17 Janar 2023, 13:44
A.B
Niko Peleshi
TIRANË- Ditën e sotme, u zhvillua një seancë dëgjimore me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, e kërkuar nga dep...
Politike
17 Janar 2023, 13:32
I.A
Bajram Begaj
LEZHË- Presidenti Bajram Begaj i është përgjigjiur komenteve të Ministrit Britanik të Imigracionit Rob...
Politike
17 Janar 2023, 12:24
F.M
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është treguar mjaft krit...
Politike
17 Janar 2023, 12:21
Alibasha tallet me veten e tij. Kur dëgjova që Alibasha deklaroi se u zvarrit, në një kohë kur ishte avokati i tyre që katë...
Politike
17 Janar 2023, 12:10
Sali Berisha
Jam sot para jush për të denoncuar me forcën më të madhe përpjekjen e rrezikshme mafioze, mobilizimin e papë...
Politike
17 Janar 2023, 11:24
F.M
Damian Gjiknuri dhe Benet Beci
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka zyrtarizuar kandidaturën ...
Politike
17 Janar 2023, 10:23
a.l
Gjergj Kastriot Skënderbeu
TIRANË- Sot bëhen 555 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ai vdiq...